Këta fëmijë që shihni në foto janë të vegjël dhe nuk e dinë as pse përmbyten, dhe as pse ata që shohin në televizor janë aty.
Një vajzë jo më shumë se 10 vjeçe dhe një djalë ndoshta 5, shohin me droje Xhelal Mziun, kryetarin e zonës së Kamzës dhe Lulzim Bashën.
Ata të dy janë nën çadër, ndërsa fëmijët në shi.