Menaxhimi i kaskadës së Drinit, reagon Balla: Saliu dhe Luli në opozitë janë fat i mirë, hapnin e mbyllnin portat me telefon

2 Dhjetor 2017, 15:05Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka reaguar fill pas akuzave nga opozita për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit.

Balla hedh poshtë këto deklarata në rrjetin social Facebook, ku shkruan se “Falë një menaxhimi profesional u bë e mundur që në vetëm 4 ditë të rritej rezerva energjetike e vendit me 116 GWh dhe ngrihej niveli i bazenit te HEC Fierzës me rreth 5 metra”.- përcjell “TemA”

Më tej ai shton se kryedemokrati Basha dhe ish-kryeministri Berisha janë fat i mirë për shqiptarët që gjenden në opozitë pasi kur udhëhiqnin sipas tij ata kanë kordinuar portat e hidrocentraleve përmes celularit.

Postimi i plotë

Të gjithë i panë dhe i dëgjuan të dhënat e Korporatës Elektroenergjetike për menaxhimin e Kaskadës gjatë këtyre ditëve me reshje tejet intensive. Falë një menaxhimi profesional u bë e mundur që në vetëm 4 ditë të rritej rezerva energjetike e vendit me 116 GWh dhe ngrihej niveli i bazenit te HEC Fierzës me rreth 5 metra.

Paralelisht me këtë, përveç energjisë së tërhequr nga OST për shërbimet e balancimit dhe OSHEE për konsumin vendas, KESH mundi të shmangë në maksimum shkarkimet pa të ardhura duke depozituar në Kosovë 26500 MWh energji dhe shitur ne tregun e parregulluar 58000 Mwh duke i krijuar të ardhura kompanisë publike në vlerën 2.9 milion euro. Mos harroni se kjo formë menaxhimi profesional ka 4 vite që ndodh pa krijuar asnjë fenomen përmbytjesh në Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.

Ky është menaxhimi i përgjegjshëm i kaskadës nga ekspertët. Kujtoni pak si e menaxhonin kaskadën ata të Republikës së re, Saliu dhe Luli, që hapnin e mbyllnin portat e hidrocentraleve me telefon! Ata që dinë se 7 x 7 = 42 ?? apo 36 + 49 = 95 ?? nuk kanë patur menaxhim tjetër veçse të hapnin portat dhe përmbysnin ç’të dilte përpara! Ai që paguan 1 milionë dollarë në dëm të imazhit të Shqipërisë, nuk di të bëjë as një punë.

Prandaj Lulzim, eksperti duhet lënë të bëjë punën e ekspertit dhe politikani atë të politikanit. Ti Lulzim, për fat të keq?, s’di të bësh asnjërën.

Saliu dhe Luli në opozitë janë fat i mirë dhe për Shkodrën e Lezhën ??, e për gjithë Shqipërinë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje