Nga Ilir Yzeiri
Më 3 dhjetor 2016 bëhet një vit që Andrea Stefani, gazetari, polemisti i njohur dhe miku im i ngushtë nuk jeton më. Ai u nda nga fëmijët që i donte aq shumë, nga bashkëshortja, motrat dhe e ëma, në moshën 58 vjeç dhe në kulmin e energjive dhe të talentit. Mirëpo, kjo është jeta ! Vdekja e Andreas më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra në këtë ndërkohë. Gjëja e parë që kam kuptuar është se vdekja sot, në kohën tonë, ka një kuptim dhe një ndjeshmëri tjetër. Nuk arrij ta kuptoj arsyen dhe nuk e di pse ndodh kështu, por mua më duket se pesha e vdekjes nuk është aq e rëndë dhe e papërmbajtshme sa në ndonjë kohë tjetër. Ndoshta kjo vjen ngaqë të vdekurit dhe të gjallët nuk kanë ndonjë distancë të largët në hapësirë dhe bota e vdekjes nuk është më aq mister dhe e zymtë sa ç’mund ta mendojë njeriu.
Më kujtohet se nga fundi i jetës së tij, kur ishte kthyer nga Italia pas seancës së kemios së dytë, po shetisnim poshtë shtëpisë së re të Andreas, te Kodrat e Liqenit dhe, në një çast, më tha : E di, Ilir, nuk është gjë vdekja, unë e kam takuar dhe tani po jetoj me të. Në ç’kuptim nuk është gjë – i thashë. Nuk është ndonjë ndjesi e rëndë, makabre apo tragjike.
Është një ndjesi normale. Ja, unë punoj çdo ditë megjithëse e di çfarë kam, tha ai. Nga ai çast, nisa të ndiej dhe unë praninë e vdekjes dhe megjithëse nuk e besoja kurrë, ndonjëherë mendoja ditën kur Andrea nuk do të ishte më dhe, për hir të së vërtetës, nuk kisha atë ndjesi për vdekjen që kishte ai. Unë trishtohesha dhe, edhe sot që ka kaluar një vit nga vdekja e Andreas, ndiej trishtim, sepse e di që, edhe pse vdekja është pjesë e jetës, edhe pse vdekjen, në fund të fundit, të gjithë e ndiejmë si përmasën tonë të fundit, unë sot kur kujtoj që Andrea ka një vit që nuk jeton më, trishtohem.
Një gjë tjetër që kam mësuar nga vdekja e Andreas, është lidhja që kemi në jetë me ata që i kemi sjellë vetë në këtë botë. Andrea ishte shumë i dhënë pas familjes dhe rrallë kam takuar në jetën time një baba të përkushtuar, një bashkëshort model dhe një prind shembullor. Mirëpo vdekja e Andreas më mësoi se në jetë lumturia nuk është vetëm përkushtim dhe dashuri për të tjerët. Në jetë duhet të jemi të përgatitur dhe të dimë të përballojmë atë anë që nuk varet nga ne. Lumturia jonë, siç e tregoi edhe rasti i Andreas, nuk varet vetëm nga ne. Atë e mban në dorë një entitet tjetër. Andrea ishte laik dhe unë, ashtu si ai, jam rritur në një vend që Zotin e kishte shpallur si të keqen e njeriut. Mirëpo, në raste të tilla, dua apo nuk dua unë, një zë nga brenda më thotë se lumturia jonë varet edhe nga një vullnet tjetër, që është fati. Andrea ishte i pafat se jeta iu këput atëherë kur të gjithë kishin nevojë për të : fëmijët, gruaja, nëna dhe motrat.
Vetë Andrea kishte nevojë për pak më shumë jetë, por, nganjëherë ne të gjithë duhet të besojmë se, ashtu si personazhet e letërsisë greke, jemi lodra në duart e dikujt tjetër. Mirëpo, në anën tjetër, kjo më mësoi se asnjë investim i kryer me dashuri, përkushtim dhe pasion, nuk shkon dëm. Andrea vërtetë iku nga kjo botë, por ka lënë pas dy fëmijë që jam i bindur se do t’ia dalin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze dhe një grua që tani është bërë më e fortë dhe po ia del që ta çojë deri në fund misionin që Andrea e la në mes. Po dy motrat dhe nëna e Andreas nuk do ta kuptojnë kurrë se përse Andrea duhet të kishte këtë fat.
Gjëja tjetër që kam mësuar nga vdekja e Andreas është raporti që kemi në jetë me atë që shkruajmë dhe me atë që themi. Andrea ishte gazetar i medies së shkruar dhe polemist i klasit të parë në medien televizive. Disa miq të përbashkët dhe kolegë më kanë thënë në këtë ndërkohë se si do të ishte sjellë Andrea tani, si do të kishte reaguar ai përballë kësaj gjendjeje që ka krijuar politika në këtë vend. Këtë nuk di ta them me siguri, por një gjë e di dhe më duket se në këtë rast jam duke e dëgjuar Andrean kur ngre zërin e mbron të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Ai hyri në historinë e shtypit shqiptar si gazetari i parë i kronikës ekonomike dhe e mbylli karrierën e tij si analist dhe publicist i njohur me disa botime. Librat e tij, « Albanistan » apo « Komploti kundër lirisë » janë një model i letërsisë dokumentare dhe analizës së tranzicionit shqiptar. Ai la edhe disa libra në dorëshkrim, veçanërisht një botim të gjerë për nocionet e popullit dhe kombit në historinë europiane apo një vështrim ndryshe për Luftën Nacionalçlirimtare, për të cilët bashkëshortja e tij, Enkeleda, jam i bindur se do ta gjejë mundësinë që t’i çojë te lexuesi.
Më në fund, vdekja e Andreas dhe ky vit që kaloi më mësoi edhe një gjë tjetër: në këtë jetë është vështirë të takosh miq dhe njerëz që ndershmërinë intelektuale e kanë virtyt, ashtu siç e kishte edhe ai. Në jetë njeriu mësohet me të gjitha, por nganjëherë është vështirë të mësohesh me idenë se dikur ke pasur edhe një mik si Andrea. Në këtë kuptim vdekja nuk është ashtu siç thoshte ai, një gjë e lehtë, normale, jo, vdekja është ana më tragjike e jetës. Dhe vdekja jote, Andrea, ishte tragjike.(TemA)
I pashuar kujtimi i Andreas!
Te lumte pena Ilir. I paharruar qofte kujtimi i Andreas.
Para nje viti me 3 dhjetor 2016 teksa hapa internetin ne telefon, u befasova nga lajmi i ndarjes nga jeta te gazetarit dhe opiinjonistit Andrea Stefani. Menjehere me erdhen ndermend gjithe ato debate energjike ne emisione qe ai jepte. Ishte me shume kulture,inteligjent dhe argumentues i sakte per aq sa e degjoja. Ngushellime familjes.
Shume falemnders per shkrimin e vertete ,per mikun tand dhe timin njikohesisht .
E pabesueshme qe nuk do te kemi me fatin te degjojme zerin e embel e fjalet e mençura te Andreas per çdo argument te shoqerise sone te kalbur…Njerezit mezi prisnin darken kur Andrea me guximin e tij te rralle u binte kokes te gjithe atyre qe barbarizuan ate vend…Nuk e dijme nese ishte fati i tij e keq e semundja qe e mori apo ishte dora tinzare e armiqve te tij, qe zhduku dhe shume djem te tjere kundershtare…Vetem nje gje dijme mire qe Andrea do te kujtohet gjithmone si njeri i ndershem dhe i guximshem e qe ishte i paster qelibar ne ate bote te zhytur ne llumin e korrupsionit!…Femijeve, nenes, motrave e gruas u mungon shume Andrea…por vetem fizikisht se prezencen tende e kane gjithmone me ngrohtesine qe u krijove …te kujtoj me mall shume e keqardhje pa fund qe nuk do kem me rastin te bej biseda me ty! Ngushellime familjes dhe shokeve qe e deshen shume!
komentues te nderuar:nqse keni vene re gjithe analizat politike e shoqerore pa prezencen e Andrea ne kete vit kane qene poshte nivelit mesatar….. Andrea….. I mungon jetes shqipetare.I miss you
AH ANDREA ! NJE ANALIST BRILANT DHE I PASTER.
E KAM NJOHUR VETEM NEPERMJET TV.
ME KA BERE PER VETE DHE SA HERE BEHESHIN EMISIONE NE KLAN TOP A KUDO GJETKE DO TE NDIQJA ATE KU ISHTE ANDREA STEFANI.
PERSON ME GJYKIM NJEREZOR TE QARTE DHE ME KUPTIM.
AI DINTE CFARE THOSHTE DHE KU DO TE DILTE.
NJIHTE QELLIMIN DHE OBJEKTIN E BISEDES APO OPINIONIT KU PER DISA TE TJERE MEDIOKER TEMA ISHTE THJESHT PER MUHABET DHE E NISNIN OPINIONIN E TYRE DUKE HUMBUR NE TURBULLIRAT E MENDJES SA NUK DININ SE CFARE KISHIN THENE E CFARE DO TE ANALIZONIN NE BISEDE.
NUK E HUMBISTE KURRE FILLIN E BISEDES.
RUANTE NJE EKUILIBER DHE KOMUNIKIM PLOT KULTURE E EDUKATE.
I DREJTPERDREJTE PARIMOR DHE I FLAKTE NE CESHTJEN QE MBRONTE.
I PAKOMPROMIS ME KEDO TE CILIT DO KRAHU POLITIK.
I TILLE DO TE MBETET PERHERE NE KUJTESEN TIME I MADHI DHE I URTI ANDREA STEFANI.
I PAHARRUAR DHE I VYER PER VLERAT QE OFRONTE.
ALPINI.
Ilirte lumte dora per shkrimin.dhe qofte i pa harruar kujtimi i tij. Ilir Andrea nuk te mungon vetem ty. si shoke dhe koleg. por na mungon te gjitheve.Respekte.
E KAM NJOHUR NGA AFER MOS GABOJ NE95 PER HERE TE PARE. MU AFRUA AFER DHE ME PYETI SA ESHTE VALUTA SOT. QE ATEHERE VINTE GJITHMON DHE KERKONTE INFORMACION. SHKEMBENIM SHPESH HERE MENDIME DJAL I RI I PASHEM SI DUKET SA KISHTE FILLUAR PUNE ISHTE FILLIMI. I NDRITE SHPIRTI ATJE KU ESHTE DHE NGUSHELLIME FAMILIES SE TIJ. ISHTE ME TE VERTETE NJERI IMIRE.
Ish pedagogu im,
me nje thjeshtesi, durim,dashuri,njerezi,
gjithmone i qeshur,i qete,njerezor ,
do te ngelet i pa vdekshem per ata qe e kuptuan,e jetuan,shoqeruan,mesuan.
Nje perkujtim i bukur dhe emocional.
Andrea ishte nje qytetar shembullor, nje atdhetar i flaket dhe njeri I thjeshte.
Na mungon shume te gjithe ne miqve te tij, familjes, dhe opinionit shqiptar.
Ani
Andrea!…Nje intelektual i rralle.Nje gazetar i ndershem e guximtar.Nje shembull pozitiv per te gjithe ata qe e duan Shqiperine ashtu sic eshte.Nje atdhetar,nje patriot,qe do na mungoje e s’do e kemi me.Nje pene kritike,qe s’ndeshet shpesh.
T’a kujtojme e te mos e harojme asnjehere ate dhe aktivitetin e tij.
te gjithe ju qe ju ka marre malli per andrean uroj ti shkoni nga pas . sot bota dhe tirana eshte me e paster sepse nje llum si puna e tij nuk ndot me.
po ta krahasoja me zhargonin e perditshem do e krahasoja me nje sheman dmth travestit, llapaqen , gore qe sla njeri pa marre neper goje. poir qe zoti eshte i madh dhe ja mbylli njehere e mire. rip
O Zot! Meshiroje QIFIN!
I pa harruari Andrea. Atij mor Qife i fliste zemra e jo buzet dhe xhepi.
ORE “QIFI” QE TA DISH MIRE SE CILI JE ZOTROTE LEHXOJE ME KUJDES KETE POSTIM.
SE PARI NUK BESOJ SE DO TE ANOSH NGA NJEREZIT NORMALE KUR GEZOHESH ME VDEKJEN E TJETRIT CILIDO QOFTE AI PER TYKUR NUK JE NJERI NORMAL C’TE MBETET TE JESH ???
SE DYTI NUK KE PSE SHTRENGOHESH TE SHKRUASH KEQ SEPSE NXIN FAQEN TENDE TEK TE GJITHE ATA QE TE LEXOJNE.
DO ISH ME MIRE TE MBYLLESHE NE ATE GUACKEN TENDE DHE TE SHTOJE ATO RRADHET E PAKTA TE NJEREZVE PERVERSE QE GEZOHEN ME VDEKJEN.
PASKERKA EDHE NJEREZ TE TILLE NE KETE BOTE.
DALLIMI QENDRON SE NJEREZIT GEZOHEN NGA DASMAT NGA FEESTAT E NDRYSHME NJEREZORE DITELINDJE FEJESA DHE TE TJERA GJERA TE GEZUARA NDERSA ME VDEKJEN KURRSESI JO , VETEM NJEREZ TE KALLEPIT TEND MUND TE GEZOJNE.
O ZOT !
KU GDHIHEN E NGRYSEN KY SOJ E SOROLLOP ?
TI FUTESH TEK NJEREZIT ANORMALE DHE ME TE META TE THEKSUARA MENDORE.
S’GJEN VEND TJETER NE KETE SHOQERI VECSE TEK NJEREZIT ME DISEKUILIBER
SE TRETI EDHE HASEM TA KISHE DO TE QE POZITIVE TE MOS PRONONCOHESHE PASI DHE PER HASMIN NUK KE PSE GEZOHESH NGA VDEKJA.
MUA ME VJEN KEQ SE TI QENKE NJE I VDEKUR PER SE GJALLI DHE I PAKALLUR.
NDERSA ANDREA STEFANI EDHE PSE KA IKUR NGA KJO JETE GJENDET MES NESH JO VETEM SI IMAZH POZITIV NJERI ME KONTRIBUTE PERSONALE POR EDHE NGA VEPRAT QE LA PAS DHE QE DO TE JESIN SHUME HERE ME SHUME SE DHE VETE JETA E TOJ.
Ah more Bregdetar sa shume ke shkruar, a thua se qifja do ti lexoje keto rresha.
Ky lloj soj nuk e ndyshon dot. Aq di, aq thote.
Personalisht ja ndjej shume mungesen e shkrimeve dhe analizave qe Andrea me aq pasion dhe ndjeshmeri shkruante.
I paharruar qofte kujtimi i te madhit Andrea.
Respekte