“Rruga e Mëndafshit”: Kina u hap rrugë 3 miliard eurove në Ballkan, zv.kryeministrja Mesi në samitin me 16 krerë shtetesh

2 Dhjetor 2017, 16:49Politika TEMA

Nga Ylli Pata 

Kina ka hapur rrugën investimit të 3 miliardë eurove në Ballkan dhe në një pjesë të Europës Lindore, për ndërtimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore që janë pjesë e projektit strategjik të gjigandit ekonomik aziatik për ripërtëritjen e “Rrugës së Mëndafshit” .

Formatin e samitit të nivelit të lartë 16+1 të krerëve të shteteve që ka tre vjet që e ka nisur, Pekini e ka zhvilluar këto ditë në Hungari, ku dhe ka prioritete të rëndësishme për t’u përfshirë në disa projekte të mëdha.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, gjatë samitit në Budapest shpalli zhbllokimin e rreth tre miliardë eurove për projekte. “Banka për Zhvillim e Kinës do të vendosë në dispozicion dy miliardë euro në kuadër të një shoqate ndërbankare të sapokrijuar”, tha ai.

Kryeministri kinez deklaroi gjithashtu edhe dhurimin e 1 miliardë eurove për një fond investimesh ku pjesa më e madhe do t’i shkojë për menaxhim Shoqatës Ndërbankare Kinë – Europa Qendrore e Lindore. Në dy samitet e para ka marrë pjesë vetë Kryeministri Edi Rama, por këtë herë meqë ka rastisur me Festën Kombëtare dhe takimin me qeverinë e Kosovës, në samit ka qenë zv.kryeministrja Senida Mesi.

Në samit u mblodhën krerët e qeverive të 16 vende të Europës Qendrore e Lindore (Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni, Republikë Çeke, Rumani, Slloveni, Sllovaki, Serbi) të organizuar në kryeqytetin hungarez.

Kryeministri kinez ka lëshuar një mesazh për BE-në, kur tha futja e Kinës në Europë nuk prek influencat e Bashkimit Europian në Ballkan. “Bashkëpunimi ynë është i hapur dhe transparent. Ne do të bëjmë të mundur që gjithçka të jetë brenda kontekstit më të gjerë të marrëdhënieve Kinë – BE,”, tha Li.

Zv/Kryeministrja shqiptare, Senida Mesi ka deklaruar se Shqipëria e konsideron nismën e Kinës “si një instrument shumë i mirë bashkëpunimi ndërmjet shteteve në drejtim të rritjes dhe përforcimit edhe më tej të marrëdhënieve mes tyre në fusha të ndryshme. Shqipëria e shikon këtë nisëm si një platformë të rëndësishme komunikimi dhe ndërveprimi”.

Mesi theksoi gatishmërinë e Tiranës zyrtare për të vazhduar angazhimin me projekte konkrete kombëtare dhe ndër-rajonale në infrastrukturë rrugore e hekurudhore, energji, turizëm apo bujqësi.

Në samit u firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi me Kinën: një në fushën e doganave dhe një në fushën e energjisë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vendeve.

Përveç takimeve të liderëve, samiti u shoqërua edhe me një forum biznesi dhe me takime mes koordinatorëve kombëtarë të çdo vendi.  Në samit u firmos edhe “Udhërrëfyesi i Budapestit”, i cili do të përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse.

Kina ka ndezur motorrat për një influencë në rajon, por duket se Tiurana zyrtare tregohet e kujdeshshme që të mos prishë relacionet me Brukselin.

Marrëveshjet apo kontratat që mund të firmosen me Kinën, Shqipëria i sheh me kushtin që të jenë në unison me kuadrin ligjor të BE-së. Por gjithçka do të varet nga vendimi i Brukselit për hapjen e negociatave. Nëse do të ketë vendim negative, ka gjasa që Tirana të afrohet edhe më shumë me Pekinin.

Në fakt, Kina në Shqipëri ka një prezencë shumë të madhe, duke filluar me dy sektorë kyç siç janë energjia dhe transporti ajror.

Një kompani kineze ka blerë që prej dy vjetësh aksionet e Bankers dhe zotëron rreth 90% të nxjerrjes së naftës që prodhohet në Shqipëri. Ndërkaq, Aeroporti i Rinasit, gjithashtu u shit dy vjet më parë një korporate kineze.

Përveç këtyre sektorëve strategjik, Kina është edhe partner primar tregtar, pasi blen thuajse të gjithë kromin dhe ferro kromin shqiptar dhe mbulon një pjesë të madhe të importeve shqiptare.

Deri tani Kina ka hapur “portofolin” për Serbinë dhe Hungarinë, ku ka nisur financimi i linjës hekurudhore Budapest-Beograd. Kina pati një tërheqje për rrugën e Arbërit, ndërkohë hezitim për ngritjen e një parku industrial në Spitallë të Durrësit.

Pekinit nuk i intereson shumë tregu shqiptar që është i vogël, por lidhja që mund të sigurojë nga Shqipëria në Europë. Kina ka kërkuar portin e Shëngjinit dhe deri tani kjo është “nyja gordiane” e marrëdhënieve me Shqipërinë.

13 komente në ““Rruga e Mëndafshit”: Kina u hap rrugë 3 miliard eurove në Ballkan, zv.kryeministrja Mesi në samitin me 16 krerë shtetesh”

  1. Lani says:

    Po ne shqiptaret fitojme gje nga nafta qe marrin kinezet?
    Se me te drejte kerkojme qe te mos e marrin greket naften qe mund te dale ne Sarande. Ta mbrijne qe ta marrin pastaj kinezet e kanadezet?! Apo dhe ministri i radhes se ai do jete shqiptar. Atehere po qe ia vlen✌️️?

    1. syri blu says:

      Ne cfitojme nga nafta qe marin kinezet ???? Do mbushin tregun shqiptar me stema , me koken e Mao Se Dun , qe na mungon shume….ce duan Shqiperine , po ta donin do ishin ketu , ja qe nuk jane , qe do te thote se nuk kane nevoje per shqiperine e vogel dhe te varfer . Ne na duket sikur jemi qendra e botes , dhe te gjthe kane interes per Shqiperine , enderat e shqiptareve . Kinezet deshin portin e pireut ,e moren , duan tefuten ne Serbi , do futen . Ne e thashe me lart per cfare na duan , mos ta zgjatim ……….

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    E filloi Enveri, do ta mbaroje Edveri. Shqiperia koloni e Kines. Rrofte Mao Ce Duni, ou harrova, ka vdekur m_ti.

    1. Gogo says:

      Plaku xhuxhumak
      Po ti cke qe qahesh? te ka qi Enveri surratin e vazhdon ta kerkosh te njeten gje nga Edi?
      Ik te ta rregulloj surratin Sala se ai eshte doktorr e eshte i vetmi qe mund te marri persiper( ne cdo rast)

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Une e dija se sholu Gogo Nushi kishte shku ke nona. Me fal shoku Gogo, nuk e boj mo, sidomos tashti qe e di qe ti qeke gjalle akoma.

        1. Lesheli says:

          Te rrosh vete see trute ti ka qeth Sala kare kinezce!

          1. Plaku Xhuxhumaku says:

            Si nuk ju hiqet Sala prej menjes mer badall, edhe kur ju dhjesin ke dera, ju duket si muti i Sales. Sala do nai kishte lone shnetin me kohe, po jeni ju qe e mani gjalle se ngeleni pa gogol me trem kalamojt.

  3. shushica says:

    Me se fundi nje lajm per takimin me te rendesishem politik te ketij fund viti .Shqiperia ,me nje mendjelehtesi te çuditeshme dergon zevendeskryeministren ,ne vend qe te ishte kryeministri .Per ti zbuluar mire letrat,takimi u zhvillua ne 26 dhe 27 nentor ne Budapest,ku moren pjese 15 kryeministra te Europes lindore ,kryeministri kinez dhe zvkryeministrja shqiptare .Pra nuk ishte data e festes apo mbledhja me qeverine e Kosoves .Por edhe po te ishin ne nje date ,ku duhet te jete kryeministri ,ne feste apo ne pune .Ka edhe president qe si detyre kryesore ka ….festat…dhe kryeministri mund te shkonte ne pune ,pra ne Budapest ,ku diskutoheshin miliardat dhe jo bunkartet.Ndersa gazetari Pata ben sikur nuk e di daten dhe thote …keto dite …Hajde informacion hajde..Shtypi i specializuar perendimor ,perfshi dhe i stitute te rendesishme te BE ,gjerman,austriak i bene jehone te gjere takimit ,sidomos politikes kineze drejt Ballkanit ,ne kuadrin e rruges se re te mendafshit.Theksohet se Kina po perdor Ballkanin si porte kryesore per Europen ,duke sfiduar BE,Rusine ,Turqine .Pranohet me nje fare hidherimi se Kina ,me miliardat ne dispozicion ,me mosperzjerjen ne punet e brendeshme po realizon nje penetrim ne te gjitha fushat e ekonomise te vendeve te rajonit .Bile theksohet se perfituesit me te medhenj tani per tani jane Greqia,Hungaria ,vende te BE si dhe Serbia e deri tek Maqedonia .Bile theksohet me habi ,qe megjith rritjen e investimeve kineze ne Shqiperi ,ka nje politike te ndrojtur ne kete drejtim ,megjith historikun e marredhenieve te jashtzakoneshme kino shqiptare ne vitet 61…78…Theksohet se pjesen derrmuese te vleres se prodhimit neto e japin akoma veprat hidrenergjitike te ndertuara me ndihmen kineze ne vitet 60…70…E pra cila eshte aresyeja qe Shqiperia ka frike te zhvilloje marredheniet ekonomike me njeren nga superfuqite e botes se sotme …Frika se mos shqetesohen Brukseli ,Berlini apo Uashingtoni eshte nje idiotesi shembullore .Marredheniet kino amerikane dhe investimet e ndersjellta e kalojne 1000 miliarede dollare ne vit .Vetem ne vendet e zhvilluara te BE ,ne Gjermani ,France ,Itali Kina ka investuar mbi 160 miliarde dollare ne 10 vitet e fundit .Atehere perse nuk krijohen kushtet per rritjen e investimeve kineze …Ne se qeveritaret tane mendojne se trembin BE dhe rrezikojne ne mospranim ne BE bejne nje gabim foshnjor .Perkundrazi ,rritja e investimeve kineze do te detyroje Be te shpejtoje proceduren e pranimit .Serbia po e luan kete karte me mjeshteri .Duket se pervoja e Titos per te marre nga te gjithe u ka dhene sukses .Por ne mund ta lujme me mire kete karte ,megjithese se jemi te vonuar .Lideret kineze aktuale e njohin mire Shqiperine ,shumica jane bij funksionaresh te larte ,me kulture dhe largpamesi .Kina si shtet me tradita mijevjecare ,nuk e shkel historine sic bejme ne cdo dite .Dhe do te mjaftonin disa marreveshje konkrete me qendrat e medha industriale hightech si Shenxheni ,Pekini apo Shangai per te zhvilluar ne Shqiperi disa dege industriale per angazhimin e rinise ne pune .Vetem industria ,puna ,angazhimi i njerzve ne veprimtarine prodhuese ben te mundur zhvillimin kompleks te vendit.Kriminaliteti ,droga ,korrupsioni ,nuk mund te mposhten vetem me police dhe gjykates .Shfaqjet ,sheshet,dritat ,fjalimet idiote ne parlament ,jane nje mjegull qe nuk mund te fshehin kerkesen themelore te njeriut ,punen .Dhe punen e sjellin investime ,nuk ka rendesi nga vijne .Politiken e madhe ,fatet e botes i vendosin te medhenjte .Strategjia jone duhet te jete e thjeshte ,terhiq investime dhe mos u prononco per situata e ngjarje ku ne nuk kemi asnje peshe .

  4. #@#=°°° says:

    Çfarê janë 3miliardë për gjithë ato shtete??
    Larg Kina nga Shqipëria…
    Kina êshtê partnere e Rusisë, dhe si rrjedhojê e Serbisê.

  5. arnauti says:

    Bravo , vertet nje bravo te madhe shushica , te gjitha sa thua qendrojne por self -mania Rama do vetem takime per shou as qe i rref shume te “thithi” investime nga investisore potencial siç eshte dhe Kina !!!!! Nje shtese kisha ….. Amerika 70 % te importit te saj e ka me Kinen , nuk e di a e di “gjatoshi” yne kete gje ???!!!!

    1. Janullatos arxidoglyftis says:

      Ik o bithekir i janulles

  6. Vjosa says:

    arnaut o koke Mut! I di i gjati i di shum mire, prandaj po rri dhe pak si i terhequr, ose me mire sikur e ka zene spirra, se me kte mut opozite qe kemi ne, qe sdo tja dije per vendin dhe qe akoma si eshte mbushur mendja qe jane perseri te dhjere,e ne opozite, ok. Do te doja qe keto komente, i nderuari shushica tja conte direkt dhe gjatoshit, mbasi eshte mundesia, qe ti lexoje e ti therrase mendjes, se e kemi dhjere mu ne be, e mu ne usa, po erdhen investime e te futet populli ne pune.

  7. shushica says:

    F.l.m Arnauti e Vjosa….kryesore eshte qe e majta duhet te kuptoje se ka nje barre te rende per te rikthyer vendin ne rrugen e zhvillimit industrial ,si e vetmja menyre per daljen nga kriza ,varferia dhe shksterrimi moral.Ka disa vende ne Afrike qe kane terhequr investimet kineze dhe po perjetojne nje zhvillim te jashtzakoneshem ,qe nga Etiopia super e varfer ,Angola ,Tanzania…E pra mjfton te jesh pragmatik ,te flasesh pak ose aspak per politiken nderkombetare ,te transformosh plotesisht sistemin e drejtesise ,policine dhe administraten qendrore ,dhe natyrisht mund te vijne edhe gjermanet ,kanadezet ,vendet arabe te pasura me nafte…..por aktualisht eshte vetem Kina qe nuk nderhyn ne punet e brendeshme ,mjafton korrektesa dhe garancite per investimet.Sa per opoziten ,praktikisht ne Shqiperi ajo aktualja eshe nje bashkim bandash antishqiptare,shkaterruese ,anarkofashiste me orientim tribal.Do te duhet kohe we e djathta shqiptare te krijoje nje profil normal ,modern.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje