Vettingu/ Ministri Xhafaj paralajmëron: Grupet kriminale janë identifikuar, presim shumë shpejt rezultate...!

4 Dhjetor 2017, 09:18Kronika TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Sigurisë pranë prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ka organizuar sot Konferencën Rajonale 2-ditore “Mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar”.

Ministri Xhafajtha se operacioni “Forca e Ligjit” ka dhënë rezultate pozitive në përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm në konferencën ndërkombëtare kundër krimit organizuar, ka folur për fenomenin e kanabisit dhe luftën për krimin e organizuar.

“Operacioni antikanabis me rezultate teje të arritura, na solli kufizimin e të ardhurave për të këta njerëz. Vettingu në polici do të na ndihmoj për të zbuluar ata që janë të pa aftë. Këto nisma vijnë në kohën e duhur dhe mbështeten tek reforma në drejtësi. Tani po shohim fazën e ngritjes së institucioneve të reja.

Kjo konferencë është një mundësi e mirë për të gjetur alternativat përkatëse për të luftuar krimin e organizuar. Ne kemi propozuar nisma të reja për të luftuar këtë fenomen. Ministria e brendshme shpreh vullnetin e plotë për intensifikimin e këtyre masave. Lufta ndaj krimit është një kontribuar që te bëjmë partnereve tanë.

Përmes kësaj konference synohet të promovohet fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese në vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar.

Qëllimi është ndërtimi i një platforme për zyrtarët e zbatimit të ligjit, për të diskutuar mbi krimin ndërkufitar dhe në mënyrë të veçantë mbi luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për të vendosur një bashkëpunim më të ngushtë”, deklaroi Xhafaj.

Sipas Xhafës, janë identifikuar grupet kriminale, dhe në ditët në vazhdim priten hap konkretë në goditjen e pasurive të tyre.

“Është shndërruar në një fenomen global dhe ka treguar aftësi të mëdha ndaj ndryshimeve politike. Qeveria shqiptare, MB e konsiderojnë luftën kundër krimit si prioritetin thelbësor të tyre. Qeveria ka miratuar një plan veprimi për luftën kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”.

Nisma ka një qasje ndërkombëtare. Ka përfunduar faza e parë, lidhjet e personave me aktivitete kriminale, pasurisë që zotërojnë, zonat e ndikimit, lidhjet me grupet jashtë vendit, apo mbështetjet e siguruara ndër vite. Tashmë ka filluar veprimi konkret dhe rezultatet e para janë pozitive. Kemi hedhur hapa konkret në kufizimin e këtyre grupeve. Vettingu në polici do na ndihmojë të pastrojmë policinë nga të inkriminuarit dhe të paaftët. Të gjitha janë pjesë e një programi unik prioritetesh”, tha Xhafaj.(TemA)

4 komente në “Vettingu/ Ministri Xhafaj paralajmëron: Grupet kriminale janë identifikuar, presim shumë shpejt rezultate…!”

  1. Ada Jaho says:

    As nuk dua ta di kush e ka pushtetin e kush eshte kryeminister se nuk me intereson politika, po kte aksionin e kam ndjek se ka te beje drejtperdrejt me jeten e qytetareve, te femijve te mi.

  2. edison halili says:

    Tani te rrim drejte dhe te flasim drejte , qe ky operacioni dha rezultat .

  3. Artan Toma says:

    Une e kam shtepin 20 metra nga ai lokali qe u godit ne shkoder per prostitucion. Qetesia qe ndjej darkave ska te paguar se me para rrinim pa gjume nga pijanecet dhe gjullurdia qe behej posht.

  4. Jonian joni says:

    Kjo e ministrise se brendshme per mua nuk eshte loje politike por eshte aksion per kthimin e rendit edhe sigurise tek qytetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje