Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dënon vjedhjen që i kanë bërë televizionit “Zjarr TV”.
Basha thotë se dhunimi i një redaksie dhe vjedhja e kamerave është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambjentin e vështirë mediatik në vend.
Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.
Më tej ai thotë se media sot është e pambrojtur. duke e konsideruar kryeministrin Edi Rama si nxitës të dhunës. “Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias,” shprehet Basha në njoftimin e shpërndarë nga PD. (TemA)
ALPINI.
Shume gazetar.gazeta e tv qe jane kazan.kazan jane.Por ama nuk ka bere vaki qe te digjet ndonje redaksi apo te rrahem gazetar.te vriten ne mes te sheshit nuk ka bere vaki.Ne nje TV privat ne Shqiperi theksoj. se nuk ka pyetje idiote.por ka pergjigje idiote.Dhe ky kanal televiziv cdo dite ben pyetje idiote.