Prokurorja e Elbasanit, Armanda Xhaferri, një ditë më parë denoncoi se nga zyra e saj ishin marrë tre dosjet më të rëndëishme që në dorë Prokuroria e Elbasanit.
Për zhdukjen e tri dosjeve të rëndësishme në Prokurorinë e Elbasanit, dy për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge, është njoftuar edhe Ambasada e SHBA-ve.
Katër ditë më parë, prokurorja Armanda Xhaferri, ka konstatuar se në zyrën e saj mungonin tre fashikuj, që i kishin mbërritur nga Njësia Task Forcë.
Një grup hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ka kqyrur zyrën e prokurores Xhaferri, por nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë.
Sot, siç bën me dije “BW”, kallëzimi i prokurores së Elbasanit, Armanda Xhaferri, i është vënë në dispozicion edhe Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Pak ditë më parë specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.
Armanda Xhaferri, me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në 02.12.2017. ka bërë kallëzim në Policinë e Elbasanit pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit. (TemA)
keshtu eshte kur tiku nga gramshi emeron ne krye te prokurorise elbasanit nje rrepist, se vetem ashtu mund ta quash ate sapo e shikon. turp ku ra prokuroria shqiptare, skandal.
Mund të jenë ato që janë përdorur si lëndë djegëse në fabrikën e metalurgjisë e cila po punon ‘joformalisht’. Një ‘Peshk i Madh’ gëlltiti dokumentet!
Kuptohet,se ato dosje i kane rrebyer apo vjedhur te ineresuari e atyre qe jane denoncuar.Ja ç’behet me prokuroret tane,ja drejtesia e jon,qe nuk drejtesine te behet drejtesi.Punojne vetem per te ngaterruar njeri tjeterin.
Mjere qyteti i elbasanit per kete te semure mendore
hahahaha, a nuk ka camera ne zyren e prokurores, a nuk ka kopjo te fashikullit?hahahahah