Avionët luftarakë amerikanë, sidomos ata që nuk kapen nga radarët, fluturuan mbi Korenë e Jugut në nisje të stërvitjes së radhës ushtarake që, sipas Koresë së Veriut, po shtyjnë gadishullin drejt luftës bërthamore.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se avionëve F22 i janë bashkuar edhe ata F35, që të gjithë të pakapshëm nga radari dhe që shënojnë majën e teknologjisë ajrore luftarake amerikane. Numri i saktë nuk dihet për arsye logjike, por ekspertët thonë se bëhet fjalë për përqëndrimin më të madh të avionëve të përparuar të brezit të pestë në histori në Korenë e Jugut.
Stërvitja e përbashkët pason një fundjavë mjaft të ndezur deklaratash luftarake, ndërsa zyrtarë nga Koreja e Veriut dhe SHBA-ja thonë se mundësitë për luftë po rriten. Pikërisht për këtë arsye, senatori republikan Lindsey Graham i kërkoi Pentagonit që të largojë familjet e personelit ushatarak amerikan nga Koreja e Jugut.
Sipas Graham, nuk ka kuptim që atje të qëndrojnë fëmijë amerikanë, apo të dërgohen të tjerë për të qëndruar pranë prindërve të tyre në shërbim, duke qenë se, sipas gjasave, lufta është në prag. Analistët thonë se diplomacia pas kuintave po bën gjithçka që mundet për të shmangur përballjen ushatarake, megjithëse pranojnë se tensioni mes dy vendeve nuk mbahet mend të ketë qenë kaq i lartë prej kohësh.
Këshilltari i Trump: Mundësia e luftës me Korenë e Veriut “në rritje”
Këshilltari i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë thotë se mundësia e luftës me Korenë e Veriut po “rritet çdo ditë”.
“Ka mënyra për t’u përballur me këtë problem, përveç konfliktit të armatosur, por është gjithjë e më e vështirë dhe nuk ka mbetur shumë kohë”, tha këshilltari H.R. McMaster, duke iu referuar udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un.
Koreja e Veriut njoftoi javën e kaluar se tani ka kapacitetin të godasë territorin e Shteteve të Bashkuara, pasi bëri një prove me një raketë të re ndërkontinentale.
Njoftime të medias bëjnë të ditur se Pentagoni po studion disa vende në bregun perëndimor të vendit, ku mund të instalohen sisteme shtesë mbrojtjeje, pas kërcënimit të Phenianit për një goditje të mundshme në Shtetet e Bashkuara.
Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në me hakmarrje
Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në dhe Korenë e Jugut me hakmarrje për shkak të një manovre të përbashkët detare.
Në prag të fillimit të manovrës së madhe vjetore detare mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut Koreja e Veriut ashpërsoi sërish tonin dhe kërcënoi me masa hakmarrjeje. Komiteti koreanoverior për Bashkimin Paqësor të vendit i akuzoi të dyja vendet se me manovrën e tyre duan ta shkatërrojnë Korenë e Veriut.
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut kishte deklaruar më parë se “SHBA po e kërkon vetë luftën bërthamore” dhe se “me provokimet e tyre Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të shkaktojnë një valë hakmarrjeje dhe vetëshkatërrimin e tyre.”
Sipas të dhënave zyrtare në manovrën pesëditore «Vigilant Ace» do të marrin pjesë më tepër se 230 avionë ushtarakë si dhe 12 000 ushtarë. Qëllimi i manovrës është që të forcojë gatishmërinë e të dy vendeve aleate.
Në manovrën e zhvilluar vitin e kaluar morën pjesë 16 000 ushtarë dhe më tepër se 200 avionë.
Manovra zhvillohet vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut ndërmori një test të ri me një raketë ndërkontinentale, që u kritikua ashpër prej bashkësisë ndërkombëtare. Pas kësaj prove bërthamore Koreja e Veriut deklaroi se tani mund të sulmojë të gjithë territorin e SHBA-së.
Imperializmi Amerikan gati per te nisur Tragjedin e radhes ne historin e saje gjakatare.
Me sa dim ne,se Koreja e veriut,nuk ka qellime ekspansioni,por qellime mbrojtje.Ai pergatitet ushtarakisht,qe te kete mindesi te perballoi ndonje nderhyrja ushtarake nga dikush.Nqs Korene everiut e sulmojn,ai do mbrohet dhe do sulmoi.Pra po e sulmuan,do t’a sulmoi edhe ai.Po nuk e sulmoi njeri,ai qendron ne punen e tij,ne gadishmeri.