Partia Demokratike ka dërguar deputetin Tritan Shehu në Gjirokastër për të parë zonat e përmbytura.
PD njofton se Shehu gjendet prej dy ditësh atje ku kërkoi që Bashkia dhe qeveria të ndihmojnë qytetarët me ndihmë financiare pasi pasojat mund të jenë shkatërruese.
Sipas llogarive të bëra nga monitorimi dy ditor i deputetit demokrat, mësohet se dëmi deri më tani llogaritet në rreth 1 Miliardë lekë të vjetra.
“Do të kërkojmë që Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës të miratojë mbështetje financiare për aktivitete të tillë ekonomike të dëmtuara rëndë nga përmbytjet. Ndryshe pasojat do të jenë shkatërruese jo vetëm për ato biznese, por edhe për ekonominë në agoni të Qarkut Gjirokastrës,” u shpreh ai.
Deputeti i PD vizitoi edhe Bashkinë e Dropollit.
“Janë shembur 5 ura dhe dëmtuar kilometra rrugë që kanë izoluar tërësisht rreth 400 familje të asaj zone. I vetmi komunikim i mbetur për ata është ai me Greqinë. Dëmi llogaritet në rreth 1 Miliardë lekë të vjetra”, tha Shehu.(TemA)
ALPINI.
Tritan te gjithe ato llogaritje te shkojne per lesh.Sepse te gjithe ato shtepi jane te siguruara dhe i demshperblensigurimi i shtepive dhe banesave qe qytetaret kane paguar per ti siguruat.Ato teorite e tuaja gjoja politike kane mbaruar me kohe.sic i dameshperbleve ti banoret e nenshkodres me 2009 2010.