Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka inspektuar nga afër banorët e prekur nga përmbytjet në në Darëzezë, të Fierit.
Përmes një postimi në facebook kreu i opozitës thotë se …”tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura”.
Basha në Fier është takuar më banorët e zonës së përmbytur dhe me kryebashkiakun e PS Armando Subashi.
Postimi i plotë i Bashës
Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka.
Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit.
Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve.
Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura. (TemA)