Moti i keq, ja shkollat ku do të pezullohet mësimi për 5 ditë

3 Dhjetor 2017, 13:22Politika TEMA

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi  se mësimi do rinisë nesër, pas ndërprerjes javën e kaluar për shkak të reshjeve të shiut dhe përmbytjeve, por në disa shkolla të vendit nuk do të zhvillohet mësimi.

Në një deklaratë për mediat, ministrja Nikolla tha se mësimi do të pezullohet për 5 ditë në 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kamëz, 3 në Dibër dhe 2 në Kukës.

“Si rezultat i masave të marra, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë nesër, ditën e hënë. Ka probleme në disa  shkolla, ku nuk do rifillojë mësimi”, tha Nikolla. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje