Në 22 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, selia blu publikoi atëherë një spot falenderimi ku i shprehte mirënjohje anëtarësisë së saj.
Teksa nga ai video-mesazh kanë kaluar 5 vjet, ajo që vihet re është se figurat kryesore e shfaqura janë eleminuar politikisht nga drejtimi i të gjithë strukturave të Partisë Demokratike.
Siç mund të shihet edhe nga pamjet, në spot shfaqet ish-sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode dhe dy nën kryetarët Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli.
Javën e ardhshme Partia Demokratike feston 27 vjetorin e themelimit dhe dukshëm shihet qartë se figurat kryesore të saj që lidhnin anëtarësinë me qendrën, janë larguar nga çdo funksion.
Eleminimi politik i tyre shihet edhe si rezultat i kritikave që ata adresonin herë pas here ndaj kryedemokratit Lulzim Basha mbi mënyrën se si ai po udhëhiqte këtë forcë politike.
Nuk është zbuluar ende se çfarë spoti ka pregatitur selia blu për këtë 11 dhjetor ku vendin e figurave kryesore e ka zënë lista “Basha” e cila përbëhet nga Agron Shehaj tek Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.(TemA)
LESH ME QIME!???????????
Salianji do t’ja zere vendin Kristi Pinderit, me hir apo pa hir.
Ne te gjithe do te jemi se bashku , Fitore !
Te lumte goja Jozefine ! Po kush ju mori vall mesysh e ju prishi mendjen qe vajtet e u moret me Lul Bukuroshin !
Kështu ju pafsha.
Boll keni bërë pallë, me paratë e popullit.
Na vjen mirë që ratë nga kali dhe nga malli,por prapë keni bërë goxha pare, sa të bëni qef o QERATENJ!???????
Basha ka shume kusure ne kurriz qe ska per ti lar kurr .Qe ndoqi Boden dhe Xhozefinen beri shume mire . keta te behen gati te kthejne mbrapsh parat e vjedhura .Patosi edhe mund te qendrote por eshte Saliu ujku qe nuk i do kermat neper kemb .Me Bregun u duk qatre : Une te nxjerr perjashta ne se me kundershton .Pra ,themi ne nga anet tona , nje koshere me grenza hane njera tjetren .