Kryeministri Edi Rama ka postur në faqen e tij të facebook foto nga aksionet e punonjësve të shetit dhe jo vetëm për përballimin e përmbytjeve që përfshinë vendin.
Teksa poston fotot Rama shpreh faleminderim dhe mirënjohje për çdokënd që po jep sa mundet në këtë përpjekje të madhe e të përbashkët.
“Vazhdon prej 72 orësh pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit, në përballimin e një situate tejet kritike që po shkon drejt përmirësimit.
Faleminderit me mirënjohje çdokujt që po jep sa mundet në këtë përpjekje të madhe e të përbashkët?”- shkruan Rama.