Fatos Lubonja: Kur një grua i ka by***t në ujë, s’mund të kujdeset për pamjen…

5 Dhjetor 2017, 18:58Sociale TEMA

Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar aktualitetin politik, thotë se Shqipëria është në një gjendje dëshpëruese.

“Është një Shqipëri që po haet gjithnjë e më shumë nga peshkaqenët e mëdhenj dhe po ngelet shumë pak për njerëzit.

Në filozofinë e Ramës, investimet kanë qenë investimet kozmetike, që quhen, ideja e Rilindjes Urbane, që është akuzuar si fasadë.

Ai thotë një grua mund të jetë e varfër, por duhet të rregullohet.

Por kur një grua i ka by***t në ujë, s’mund të kujdeset për pamjen.

Në botë ka sigurime private dhe shtetërore.

Po ne këtu s’kemi as siguri, se këta private nuk janë të besueshëm.

Këtu nxitohet për të thithur para, pastaj i marrin paratë për rilindje urbane, për të ndërtuar një shesh aty.

Nuk mund të jem optimist, duhet të kishin bërë gjëra të tjera.

Duhet të shohin dhe rrogat e njerëzve.

Nëse disa kanë ndërtuar në breg të lumit, dhe nëse ne paguajmë nga taksat për këta që kanë ndërtuar shtëpitë ilegalisht aty ku nuk duhet, do me thënë që jemi shtet katrahurë,” tha Lubonja për News 24.

Ajo që më shqëtëson mua te Rama, është gjetja e cdo mënyre për të thithur lekë.

Tani nxjerrin këtë sigurimin e detyrueshëm. Kjo kërkon një studim.

Edhe në botë pak vende e kanë, si Zvicra, Franca. Italia nuk e ka përshembull, që ka shumë tërmete”, vijoi ai

Sipas Lubonjës, investimet publike kanë degraduat dhe qeveria është vënë në funksion të interesave të një grupi të pasurish.

Kjo është nje krizë e publikes. Ne kemi një qeveri që e ka si filozofi, atë që mund të quhet partneritet me biznesin, apo PPP-të, që në thelbin e vet jane tregues i një shteti që funksionon në shërbim të një grupi të pasurish, të cilët njëkohësisht nuk ndjehen pjesë e një komuniteti, por janë njerëz që shfrytëzojnë cdo mundësi për tu pasuruar.

Investimet publike janë minimale, kujdesi nga shteti për pjesën tjetër të popullsisë, mungon.

Institucionet publike që duhet të kujdesen për të mirën publike, kanë degraduar.

Ka patur institute për tërmetet apo për menaxhimin e ujrave. Përse janë prishur këto? Sepse privati nuk do kontroll dhe shteti nuk do kontroll, sepse punon për privatin.” (TemA)

19 komente në “Fatos Lubonja: Kur një grua i ka by***t në ujë, s’mund të kujdeset për pamjen…”

  1. lavdosh says:

    Kur flet duhet te kesh njohuri. Mos u hiqni si specialiste per cdo gje. Vetem prishni dhe shkaterroni. Prandaj jemi ne kete gjendje. Rrumpalles se 25 viteve te fundit, per te cilen ju jeni pergjegjes gjithashtu, duhet ti jepet fundi. Siguracioni i jetes, biznesit dhe prones eshte i domosdoshem. Shteti nuk mund dhe nuk duhet te paguaje per cdo gje. Ketu duhet te degjohet mendimi i specialistave se cila forme e siguracionit pershtatet per Shqiperine. Psh, ashtu si per veturat qe ka nje polici (pakete) minimumi qe siguron jeten ka dhe paketa kasko (fakultative) ku siguron cdo gje. Per banesat dhe pronat duhet te kete paketa te obligueshme per siguracion nga zjarri, termetet etj etj. Ne keto rast primi do jete i vogel dhe te gjithe duhet te sigurojne pronen e tyre. Ne rastin e mbrojtjes nga permbytjet problemi eshte ndryshe dhe shume vende nuk e kane te detyrueshme. Psh une qe jetoj ne nje pallat ne nje zone qe nuk ka qene e permbytur kurre me duhet te paguaj per nje rezzik qe nuk eksiston, kurse ata qe kane prona ne zonat e rrezikut te larte do te perfitojne nga siguracioni.

    1. Turi says:

      Sigurimin i shtepive dhe makinave eshte i kerkuar ne Amerike dhe Kanada. Nuk te jep njeri shtepi te re apo makine pa patur sigurimin. Nuk jemi me ne komunizem. Njerezit duhet te mesojne qe te mbrojne pasurine dhe pronat e tyre me parate e tyre dhe jo me parate e shtetit apo kolektive. Koha a komunizmit ka marre fund. Por per fat te keq njerezit, si edhe Ljuboja, nuk mund ta prranojne qe komunizmin ka mbaruar. Keta duan te jetojne ne kapitalizem me mendime komuniste. Ndryshoni more njerez dhe lerini kritikat per cdo gje dhe per kedo.

      1. Skënderbeu says:

        Ik o Turo, flet për Amerikën po nuk e paske fare idenë. Sigurimi për pronat me rrezik përmbytjeje në ShBA mbulohet nga shteti. Kompanitë private bëjnë vetëm procesimin e dokumentave se paratë i paguan shteti me anë të një fondi të posaçëm. Dhe këtë e ka bërë se asnjë kompani nuk pranonte të siguronte prona afër bregut të detit ku kishte rrezik të lartë përmbytje.

      2. Arzt says:

        Po mo bir, ke te drejte ti! Po e di pse duan qe ta sigurosh shtepine? Sepse merr nje kredi ne banke. Po mendohu dy sekonda. Pse dreqin duhet ta paguash ti ate sigurim per shtepine kur ajo nuk eshte ende e jotja, por e bankes, deri sa te shlyesh kredine? Mos na sillni Ameriken apo Kanadane si etalon qe duhet ndjekur. Jam shume dakord qe shteti nuk ka pse i kompenson. Po fare. Shteti kompenson nese eshte fajtor per fatkeqesine, qe duhet provuar ne gjykate. Por edhe qe te jete i detyrueshem sigurimi per shtepine nuk me duket me vend per Shqiperine, sepse popullsia eshte shume e varfer. Ta siguroje kush do. Nese u ndodh fatkeqesi, bytha u zjefte siç thote i urti!

    2. Flamur says:

      Cila kompani private do pranonte të siguronte ata që jetojnë në Fushë Krujë apo Novoselë apo në të dy anët e Vjosës, Bunës e Drinit? Vetëm po të kishin një kompani shtërore(që e kishin por e shitën) do mund ti siguronin.

  2. saliu says:

    Bytha jote eshte bere poligon qitje ne Spac o trurrjedhur,
    .

    1. Skënder says:

      Bythqirë e të tredhur jeni të tërë ju që nuk kundërshtoni argumentet por sulmoni personin.

  3. Koba says:

    Po mjaft o Z.Lubonja.meso mire se kush i shkaterroi Institute dhe shkencen.Ato i zhduku Sali Gerdeci me duart e Myqerrem Tafajt.Ai eshte personi me antishqiptar ,qe nuk do shtet Juridik,Real ne Shqiperi se do te ruaj pasurite e vena me shperdorim dhe grabitje ,bashke me Like floririn.Prandaj mos bej tellallin e te keqes ma te Madhe. Analizo ma mire dhe ma drejt situaten. Behu ma i besueshem mos u bej bisht i se Keqes.
    Po ne fakt Rama duhet te bente ma shume per shkencen .Programi i PS per shkencen nuk eshte zbatuar.Po nga ana tjeter duhet me qene realist.Sali gerdeci e la shtetin ne Karantine dhe buze Gremines.Hajde te behet Vetingu njehere e te nise Pastrimi i Baltes.

  4. Sali qeni qeni i qenit says:

    Lavdosh ke te drejte te paguajne te tjeret e jo Ti. Eshte absurditet te sigurohesh ne shoqerite sigurative e banka private te cilat jane teresisht piramida. Une jam i siguruar ne çdo pikepamje, po kur shkaktova nje dem rreth 400 euro shoqeria e siguracioneve nuk mu pergjigj keshtu pagova nga xhepi im. Njerzit ne shqiperi nuk kane buk e per çfare do te sigurohen Lavdosh perveçse per buken.

  5. lora says:

    I Mjeri Lubonja, ka ulur koken dhe nuk shikon e degjon se çfare behet e thuhet ne Europe e bote. Vetem degjojn Lulezimin apo Saliun qe ja mbylli gojen edhe Europa sot, Fatos hapi syte, qorr!

  6. Sina says:

    IK O PIRDHU, TI!??

  7. tomorri says:

    Nuke Merton koment me fjale banale

  8. Astrit Vetiu says:

    C’keni o njerez me njeri jatrin.
    Si nuk respektoni njehere argumentât e nje tjetri i pranoni apo jo,puna juaj.

  9. Ilo says:

    Edhe në botë pak vende e kanë, si Zvicra, Franca. Italia nuk e ka përshembull, që ka shumë tërmete”, vijon Lubonja! Po thauji Italise ta vendosi si Franca Zvicra Tosi! Degjoje Lavdoshin! Jo cdo gje ne Itali eshte mire Fatos! Pra qe Shqiperia ben si Franca, Zvicrra dhe jo si Italia e ka gabim thote Tosi?

  10. Ilo says:

    Tos Lubonja! Me heret bizneset shqiptare per shkak te padijes nuk siguronin as transportin as mallrat! Pasi aksidentoheshin humbnin gjithcka dhe nga pesimi u edukuan qe sot rrall gjen pa siguracion! Ne nji kerkim rezulton qe nga njiqind intelektuale me te ardhura mesatare 92 nuk kane sigurim jete qe eshte nji pagese sa nji shishe vere italiane! Mungese kulture dhe pergjegjesie edhe familiare e tyre. Tosi degjoje Lavdoshin!

  11. Agron says:

    Mund te mos jesh permbytur asnjehere por duhet te sigurohesh sepse mund te permbytesh ndonjihere. Disa pensioniste konsumojne pension 30 vjet disa ikin me shpejt ne boten tjeter pa dale be pension. Te dy kane paguar sigurime shoqerore …..

  12. Martin says:

    Cfare komentuesish Dhe cfare komentesh! Bir Selman i nenes!

  13. Shqiperia vazhdon akoma pa shtet ligjor,pa shtet te drejt,pa gjygjsor,sepse ketyre politikaneve te sotem dhe te atyre qe ishin ne pushtetin bandit enverist nuk ju intereson shteti ligjor, sepse duan te abuzojne dhe mos ndeshkohen ,shpresa eshte te USA dhe BE,po te duan keto shqiperia do behet,por keto politikane duhet te pergjigjen para drejtesise,per bemat e tyre,ndoqen rrugen e babait te tyre shpirteror pa identitet,turp,por nuk e njohin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje