Presidenti i Parlamentit Europian: Në pranverë vij në Shqipëri. Rama: Ejani edhe pa lajmëruar!

5 Dhjetor 2017, 20:15Politika TEMA

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, ka deklaruar se do të vixitojë në pranverë Shqipërinë.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama në Bruksel, Tajani ka vlerësuar reformat e ndërmarra në Shqipëri dhe ka shprehur hapur mbështetjen e tij.

Shqipëria ka kryer një sërë reformash të rëndësishme që shkojnë në drejtimin pozitiv për anëtarësimin në BE.

I referohem reformës në drejtësi që për ne mbart një rëndësi të madhe.

Në pranverë do kem një vizitë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar me një delegacion sipërmarrësish europianë.

Unë e përgëzova zotin kryeministrin jo vetëm për rezultatin zgjedhor por edhe për faktin se Shqipëria është një vend shembull harmonie fetare, një vend tek i cili kemi besim, me të cilin duam të përforcojmë lidhjet”, tha Tajani.

Kryeministri Edi Rama nuk nguroi të komentonte duke u shprehur mirënjohjen e tij për deklaratën

Faleminderit që e shpallët. Rrugën e dini, sepse keni qenë edhe më parë në vendin tonë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar”, deklaroi Rama.

 

Ishte kënaqësi e veçantë që ju takova sepse ju jeni edhe një italian i madh, një mik i madh i Shqipërisë, për ne është e rëndësishme që jemi këtu të flasim me fakte, për të çelur negociatat me Europën.

Ne mbështetemi shumë te miqësia juaj, jemi të ndërgjegjshëm për faktin se mbi të gjitha rëndësi ka rezultati i faqeve të fletores së detyrave shqiptare.

Shqipëria ka hedhur hapa para edhe në muajt e fundit dhe do vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur në prill e maj për të pasur akses në tryezën e negociatave me Europën.

Jeni më shumë se i mirëpritur. Rrugën e dini, sepse keni qenë edhe më parë në vendin tonë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar”, vijoi Rama.(TemA)

2 komente në “Presidenti i Parlamentit Europian: Në pranverë vij në Shqipëri. Rama: Ejani edhe pa lajmëruar!”

  1. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    sa shume i dun sunitet keto talonet,nuk harrohen gomonet apo edhe karavi qe na hodhen ne det……………….

  2. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    sa shume i dun sunitet keto talonet,nuk harrohen gomonet apo edhe karavi qe u hodhen ne det……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje