VIDEO/ "Na ka zënë mallkimi ballkanas!” Rama në samitin e Brukselit: BE forcë shtytëse drejt së ardhmes

5 Dhjetor 2017, 17:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kontributin e BE-së në Ballkan.

Teksa deklaroi se BE është forcë shtytëse drejt së ardhmes, ai theksoi se BE nuk duket se është në formën më të mirë dhe prandaj po presim që të arrijë formën e vet.

Këto komente ai i bëri gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor në Bruksel të organizuar nga “Miqtë e Europës”.

“Pa BE nuk do të kishim kurrë atë që kemi në Ballkan, pajtimet e paqen. Prandaj BE është një forcë shtytëse drejt së ardhmes. Nuk mendoj se pa integrimin në BE do ishim në gjendje të kishim reformat që po kryejmë. S’do kërkonim dot një sistem real efikas drejtësie.

BE do të jetë ashtu sic e kemi njohur, ashtu sic ëndërrojmë për të, dhe duket sikur është mallkimi ballkanas. Se kur BE ishte në formën më të mirë Ballkani ishte në formën më të keqe, dhe tani që Ballkani është mirë, nuk duket se BE është në formën më të mirë, dhe prandaj po presim që të arrijë formën e vet.

Edhe nëse nuk ndodh shpejt çelja e negociatave, do të na ndihmojë të rritemi të shëndoshë.Nuk i kuptoj politikanët e çdo vendi që thonë që duan që Europa të bëhet një ditë, por për momentin kemi diçka që duhet të merremi, me njerëzit tanë që janë bërë nervozë nga zgjerimi,” u shpreh shefi i qeverisë Rama.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje