Përmbytjet, Qato takim me sipërmarrësit: Ka nisur puna për evidentimin e dëmeve

5 Dhjetor 2017, 14:53Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, gjatë takimit të mbajtur në Tiranë më sipërmarrës nga i gjithë vendi, apeloi sipërmarrjen të kontribuojë me ndihma konkrete për të prekurit nga përmbytjet që përfshinë të gjithë vendin tonë javën e shkuar.

Znj. Qato informoi se ka nisur puna për evidentimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e çdo qytetari të prekur.

“Nga sot në bashkëpunim me prefektët ka nisur puna për evidentimin e dëmeve, por ndihma juaj duke nisur nga ushqimet e deri tek veshmbathjet do të ishte mjaft e nevojshme”, deklaroi Qato.

Reshjet e dendura që përfshinë të gjithë vendin javën e shkuar shkaktuan përmbytje në jug të vendit.Tashmë moti ka ardhur drejt përmirësimit dhe situata është qetësuar.

Sipas Komitetit të Emergjencave 80% e familjeve të evakuuara janë kthyer në shtëpitë e tyre.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje