VIDEO/ Takimi, Mogerini: Nën lidershipin e Ramës Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, Rama: Presim hapjen e negociatave

5 Dhjetor 2017, 12:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme në Bruksel me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogerini.

Në një deklaratë të shkurtër për median shefja e Politikës së Jashtme të BE u shpreh se… “Shqipëria nën lidershipin e Ramës ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE”.

Është një kënaqësi për mua të mirëpres, përsëri, Kryeministrin Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Nën lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE.

Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm”- tha Mogherini.

Ndërsa Rama u shpreh se po presim një rezultat pozitiv për hapjen e negociatave, ndërsa premtoi se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë rezultate nga Shqipëria.

“Faleminderit dhe është një kënaqësi si gjithmonë që të vij t’iu takoj, veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjithë përpjekjeve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Jam shumë krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurt që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm”– deklaroi Rama gjatë takimit me Mogerinin. (TemA)

9 komente në “VIDEO/ Takimi, Mogerini: Nën lidershipin e Ramës Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, Rama: Presim hapjen e negociatave”

  1. Alban Hamzai says:

    Ose Rama e ka futur ne thes znj.Mogerini ,sic e ka futur ne thes me perpara znj.Vlahutin ,ose znj.Mogerini rron ne nje planet tjeter . Ju lutem botoni komentin tim!

    1. nje shqiptar i drejte says:

      Kurse ti Alban Turku , jeton ne nje planet me Saliun e Lulin .

    2. syri blu says:

      o Alban , po pse behesh gazi i botes o mjeran , po cfuti ne thes Edi ?? Po pse keshtu futen ne thes komisioneret e larte te Europes ?? Po pse nuk futi dhe Saliu yt ndonje ne thes , do kishim bere prokopi si shtet , se me thesat e vjedhura te Saliut mund te fuste kedo , kaq shume vodhi . Ke mendje ne kok apo ke kashte e byk ?? Me pd-ne dhe Saliun nuk je simpatizant ?? E nuk eshte e mundur te llogjikosh ndryshe , pastaj lutesh te botojne komentin . E ti je dru me pre …..

  2. Loni says:

    Fjala jote zoti Kryeminister , ne veshe te Zotit, populli i vuajtur shqiptar e meriton. Bano (alban),lere se te kuptova , do te mbrosh ndonje gje ,ndonje plaçke, e di vete ti

  3. Goni says:

    Ky më duket se e shtynë këtë kuçkën

  4. nord.al says:

    Alban, jo vetem Mogerini jeton ne nje planet tjeter por edhe Vlahutin, Lu, Flinkenstein, Hahn, Trusk, Tramp. Fatmiresisht te kemi ty ne planetin toke, qe na i hape syte.

  5. "BOHOTINA" says:

    Salih-u dhe Albani jetojne ne toke…

  6. DETARI Atllantides? says:

    Edi Rama e vetmja shprese per kombin mbare shqiptar dhe jo vetem per Shqiperine!

  7. Dash says:

    Se Hamzai eshte dhe me saliun dhe filogrek atehere eshte ne rregull Rama…u perputhet gjuha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje