Përmbytja e qendrës tregëtare, flet ministrja Xhaçka: Ja pse operacioni ishte shumë i vështirë...!

4 Dhjetor 2017, 23:16Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka treguar se Forcat e Armatosura bënë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit që kishin mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjes në mjediset e qendrës tregtare City Park.

Dhe per fat ia dolen, pasi nuk pati asnje humbje nje njerez, pavaresisht se ishte shi shume i rrembyeshem dhe per disa minuta u permbyt gjithcka.

Xhaçka tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, pavarësisht vështirësisë që u krijua nga sasia e tëpërt e reshjeve dhe ujit të mbledhur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, FA-të bënë të pamundur për t’u ardhur në ndihmë gjithë atyre njerëzve që kishin mbetur të bllokuar.

Ajo tregoi se ishte një errësirë e madhe, gomonia nuk afrohej afër qendrës pasi rrymat ujore e pengonin lëvizjen e saj.

Operacioni ishte shumë i vështirë për të shkuar dhe për t’i marrë ata njerëz, ndërsa arsyet janë të shumta. Kjo lidhet me ndërtimet pa leje, me mos pastrimin e kanaleve anësore dhe hidrovorëve etj”, -tha ministrja.

3 komente në “Përmbytja e qendrës tregëtare, flet ministrja Xhaçka: Ja pse operacioni ishte shumë i vështirë…!”

  1. ilir says:

    Permbytja e autostrades ne ate pik te saj eshte nje fenomen tashme i zakonshem.
    Ky fenomen filloi kur nje i papergjegjshem me disa zinxhir floriri e qafe filloj te hidhte cfar gjente prej betoni prerreth dhe kryesisht copa bunkeresh per te ngushtuar shtratin e peroit dhe te perfitonte tok u ngriti nje byrektore.
    Si fillim nga devijimi i rymes se ujit e pesoi ura e trenit qe humbi gjysmen e saj.U pezulua ardhia e trenit ne Tirane per disa muaj dhe gjysma e ures u regullua.Natyrisht kushtoi miliona po per budallain qe e shkaktoi nuk u interesua asnje organ ligjzbatues.
    Me von doli nje tjeter i forte dhe kur ngriti qendren tregetare mendoi qe ta fuste peroin ne tub qe te perfitonte sa me shum parking per klientet qe ne fakt nuk u duken kur me shumic ne kete qender!
    Nuk e zgjati shum peroi dhe me furin e tij e ndau parkingun ne dysh duke permbytur autostraden e duke demtuar shum biznese te tjera perrreth.
    I forti nuk kish me para ta ribente e ta ribente sic duhet shtratin e ri te peroit po me mballoma rimbuloi nje pjes te voge te tij , sa per te vazhduar punen ajo pjes e parkingut qe mbeti.
    Ne krahun tjeter te autostrades doli nje tjeter i forte por qe merej me import ilacesh qe jo vetem qe ngushtoi peroin po eri dhe nje hyrje direkte nga autostrada ne depon e tij te barnave dhe kjo ne nje kohe qe kish filluar nje aksion, qe si gjith aksionet nuk zgjasin me shum se nje muaj turni, per mbylljen e dalieve te panumurta ne autostrad.
    Peroi beri te tijen dhe para nje viti mori murin mbajtes te oborit te magazines se barnave ashk me nje pjese te oborit, bllokoi lomplet peroin dhe mbyti te gjith bizneset nga ura e Limuthit deri te mbikalimi i Rinasit.U krijuan probleme dhe pertej ketij mbikalimi po zor te gjendet lidhja e ketij peroi me permbytjet andej.
    Pronari magazines barnave hodhi prap para.Riberi mure e mbushi perseri oborin me dhe.Mbolli bar te bukur po gjeresin e peroit nuk e riti aspak.Jo vetem qe se riti po as u pastrua komplet nga mbeturinat e shembjeve te meparshme.Dhe qendra tregtare , tashme ne falient dhe pa para, nuk beri asgje per cuarjen e peroit ne permasat e nevojshme per perballimin e plotave.
    Dhe keta pronar e dini se cfar kan ber per regullimin e peroit qe mos ndodhin me permbytje?!!
    Organizuan, ose me mir te themi u unduan te organizojne, nje takim me gjith bizneset e zones per ti kerkuar qeveris llogari per permbytjet!
    Te pakten per nja tre permbytje te shkaktuara nga keta biznesmen te pandergjegjshem por dhe qeveritar qe i perkrahin e ju japin leje, ka qen Llalla kryeprokuror!

  2. Populli says:

    Mirenjohje pafund per FA, pergezime znj. Xhacka, ia dole me sukses.

  3. PANO HALLKO says:

    Zonja Xhaçka, perben nje perjashtim ne realitetin shqiptar te 25 viteve te fundit:- Eshte i vetmi person, qe vjen ne krye te Ministrise se Mbrojtjes, si nje Vlere e Shtuar ne vlerat e ushtarakeve shqiptare. E verteta duhet thene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje