Monikë dhe Petrit, pres të distancoheni nga Luani!

4 Dhjetor 2017, 19:25Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Pres nga zonja Monika Kryemadhi dhe nga zoti Petrit Vasili të distancojnë LSI-në nga qendrimet recidiviste në hapësirën publike të Luan Ramës!
——————————–

Unë si profesor, akademik, qytetar, dua të di nëse qendrimet e Luan Ramës,zëvendëskryetar i LSI -s, shpifjet e tij në planin personal, fyerjet ndaj familjes sime, balta e hedhur ndaj akademikëve kolektivisht, a janë edhe qendrime zyrtare të kësaj partie që drejtohet nga zonja Monika Kryemadhi dhe ka si drejtues të grupit të deputetëve zotin Petrit Vasili, apo janë spekulime të Luan Ramës që duke përfituar nga statusi i tij politik i lejon vetes të abuzojë publikisht në këtë mënyrë?

Unë dua të di, pa lojë fjalësh, dhe drejtpërdrejt, hapur, nëse këto janë qendrime politike, apo qendrime personale të mbuluara keq me status politik, por që paraqesin sipërmarrje individuale ose pak më gjerë sesa kaq.

Poqese nuk janë të LSI-së atëhere Luan Rama me titull personal me qendrimet e veta bëhet mbrojtësi i konservatorizmit më radikal brenda Akademisë të Shkencave që e ka penguar këtë derimësot t’i hynte procesit të reformimit.

Unë nuk besoj se këto zgjatime të konservatorimit akademik shkojnë e shtrihen deri te politika. Nuk dua ta besoj. Aq më pak te LSI-a

Me përpjekje shumë të mundimshme të akademikëve u arrit që edhe Akademia të pranojë se ka nevojë për reformim, poashtu edhe ekzekutivi të mos blllokojë fondet e saj derisa të shihet produkti që akademikët do të japin. Nëse nuk e japin përgjegjësia eshtë e atyre që e pengojnë brenda saj.

Por, që një politikan të gjykojë shkencëtarët, më keq, t’i fyejë publikisht, kjo ka ndodhur vetëm një herë në historinë tonë, sikurse ka ndodhur vetëm një herë që pas shpalljes së pavarësisë që një ministër i brendshëm të akuzohet për rrahje publike të një gazetari. Ka pasur ministra të brendshëm që janë akuzuar për tortura, internime, pushkatime pa gjyq, por për akuzën e rrahjes publike të gazetarit vetëm një njihet.

Ne kemi pra një akt recidivist.

Unë mbetem me shpresën pa hije se LSI do të dijë të distancohet publikisht nga loja ku është futur nga nënkryetari i saj Luan Rama, i cili deklarimet e tij për këtë çështje në vazhdimësi i ka mbështetur edhe në deklarat e tij si deputet i LSI-së. Edhe nëse ato janë qendrime personale kjo duhet të dihet publikisht se njeriu me rolet e tij sociale vepron si trupi me hijet, mban shumë, sipas burimeve të dritës që errethojnë, por të gjitha të lidhura me një trup të vetëm.

11 komente në “Monikë dhe Petrit, pres të distancoheni nga Luani!”

  1. 123 says:

    hahahahahaha……
    Ky akademik ?????????
    Tan Fuga ….. akademik !!!!!!!!??????
    Zorret me perzihen dhe mundohen te dalin jashte !!!!!
    Kush te beri akademik !????
    Ku e ke mbrojtur disertacionin me te mire per kete titull????
    Para kujt “akademiku” dhe trupe “akademike”??????
    Hahahahahahaha…….
    Aaaaaa…..
    Po !!!!
    Tani u kujtova !!!!!
    Kush nuk ka qene me titull “Profesor”, “Doktor shkencash” e te tjere tituj te marre ne kohen e TOPEKUQIT, gjithe te mepastajmit ia kane dhene njeri tjetrit titullin…..akademik ( e shkruar me shkronja te vogla)
    AKADEMIKET e vertete jane AKADEMIKE!
    Ju qe e keni vetequajtur vehten akademike ,ky burri i gjate ju la pa asnje kacidhe, sepse po hani kot buken e popullit!
    Per kete arsye ju them akademike rrjepacake, pertace, dembele, te paditur e te pashkolluar, mendjemedhenj dhe …jeni nje HIC!
    Rrini ne ndonje qoshe neper auditore dhe prisni fundin e muajit te merrni ….pagen !!!!!
    Ju jeni akademicer !!!!!!!

  2. Shoku " Shpati " says:

    Na permend ndonje shkenctar o Fuga se na turullose fare !!! Ne Shqiperi ka vetem profesora kopjac , dikur nga literatura lindore sot nga ajo perendimore …

  3. "BOHOTINA" says:

    Fuga ka te drejte qe nje maçok si Luan Rama te jap mend kur s’ ka mend. I mbeshtjelle me nje status polikani ben kot gam. gam.
    Sa i perket titujve shkencore kjo tek ne eshte mjaft qesharake zoti Fuga. Ne boten e qyteteruar nuk te jep njeri titull po nuk i dhe shoqerise, ekonomise, perparimit ne nje fushe te caktuar etj. Ketu te gjithe politikanet jane me tituj. Ndonje dite do kene edhe Noka me Ndoken e parlamentit.

  4. Aaaa says:

    PROFESOR!
    MOS U MERR ME PLEHRA,SE U A RRIT VLERËN.
    LERI NË HANGARIN E TYRE.
    NJERËZIT JANË TË MENÇUR,E BËJNË VETË DIFERENCËN.
    LUANI PREJ LETRE, S’KA KËLLQE TË NDESHET ME TY.
    ??✋️

  5. Nard Gallata says:

    Ky vetem akademik nuk eshte.Ky eshte nje mashtrues qe llokoçitet ne llumin politik.

  6. Karrocierja e LSI-se.Katandisur LSI-ja me karroce me dy bashkekarrociereHa, ha, haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

  7. partia ime says:

    Ky Luan Rama, zotwri Fuga
    eshte Luan M. Rama!

    Por edhe zotrote
    a na thua dot qysh u bere Zoti Fuga
    nga shoku Fuga?
    Kam lexuar “Anti- Sartrizmin” tend dikur dhe ende s’e besoj dot se je ber Sartrist tani…
    Na thuaj kete se ia them une nje fjale Monikes per Luanin!
    O Tani, po qysh kerkon te mendoj tere Partia me nje koke a i vrare?!
    Dhe parti si Lsija!
    Ata kane interesa te perbashketa, ti kerkon ide te njejta!!!

  8. artan says:

    Fuga. Ti nuk je burre fort i mire, por dhe Luan Rama eshte nje skuth i keq, i denje per partine e Likes, Kryemadhit dhe karagjozit Vasillaq.

  9. Tralala says:

    Akademik per cfare, per llafe. A ju kujtohen emrat Eqerem Cabej, Farudin Hoxha apo Petrit Radovicka etj, kane qene anetar te kesaj akademie. Keta kane bere gjuhen shqipe dhe hidrocentralet qe na japin ende drite. Ketyre sot jo punet po nuk u dihet as emri, jane kot.

  10. Ali pazari says:

    O Milet mos u merrni se kush e shkruan, por merrni dhe diskutoni ate qe shkruan .Kuptohet se “diskretitimin” e individit sa me siper e bejne Langot e LSI-se me Monen ne krye bashke me Palloshin ……..

  11. Monakokaina says:

    O zoti Fuga! Po kujt i thua o i shkrehur qe te distancohet nga Luani! Muni-ka eshte me e ckoqur se ai,kurse sa per Vasillaqin,mos u merr me te se ai i ka thene mendjes ik pirdhu ne pergjithesi dhe nuk del jashte “vijes” se partise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje