Gjatë vizitës së tij në Bruksel, më 4 dhjetor 2017, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u takua me zv. presidentin e Parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans si dhe komisionerin Avramopulos.
Ministri Bushati bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë përparësive kyç dhe vlerësoi mbështetjen e Komisionit Evropian për axhendën evropiane të Shqipërisë.
Ai nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vit vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe në këtë kuadër, hapja e bisedimeve të anëtarësimit do të konsolidojë angazhimin e pandalshëm në transformimin dhe modernizimin evropianizues të vendit.
Gjatë të dy takimeve, përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave.
Në takimin me Zv. presidentin Timmermans, ministri Bushati theksoi se reforma transformuese në drejtësi është unike dhe po vihet ne jetë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Zv. Presidenti inkurajoi vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi, si themeli për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit te integrimit.
Gjatë takimit me komisionerin Avramopoulos, ministri Bushati nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor.
Gjithashtu, ai theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur dhe të pakthyeshëm.
Komisioneri Avramopoulos vlerësoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet shumë pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit.
Pse cfare keni arritur o hajdute?ne krye te shtetit eshte nje kryehajdut.Korrupsjoni vazhdon njesoj dhe biles me eger se ne kohen e Saliut.E keni rritur cmimin duke perhapur frike se do bejme namin e ne fakt vetem hajdutet e energjise elektrike jane futur ne burg dhe biles prej gjygjtareve dhe prokuroreve te Saliut dhe perseri jane nxjerre nga burgu pasi paguajne haracin.Pronat jane vjedhur dhe tjetersuar ose prishur nga permbaruesit e korruptuar.Skeni turp qe shkoni ne Bruksel?