Shansi i fundit i Bashës në Bruksel

4 Dhjetor 2017, 18:13Politika TEMA

Nga Flogert Muça

Kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha janë nisur sot drejt Brukselit. Vendi do jetë i njëjtë por axhendat mesa duket jo. Për kryeministrin Rama zyra e shtypit pranë tij ka bërë me dije për mediat axhendën e tij, ku sot në orën 18.00, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk. Takimi zhvillohet në kuadrin e thellimit dhe konkretizimit të axhendës europiane të Shqipërisë. Ndërsa për ditën e dytë është njoftuar se Rama  do të zhvillojë disa takime të rëndësishme ku spikat ai me Federica Mogherini, Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Nga ana tjetër nga selia blu nuk ka asnjë njoftim zyrtar, veç burimeve që bëjnë me dije se lideri i opozitës do të marrë pjesë në samitin e PPE.

Mirëpo, sado që janë axhenda që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, ajo që është e përbashkët në këtë histori ka të bëjë me faktin se të dy liderët, do të flasin përballë Europës për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Nga njëra anë është kryeministri Rama i cili po lobon fort që Shqipërisë t’i hapen negociatat, pasi sipas tij, por edhe sipas funskionarëve më  të lartë të BE-së, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për çeljen e tyre. Nga ana tjetër, kryedemokrati dhe të tjerë eksponentë të PD-së nuk kanë ngurruar në asnjë rast që në Bruksel të flasin për Shqipërinë të kundërtën e asaj që në fakt vetë BE thotë për vendin tonë. Ndërkohë që liderët e BE thonë me zë të lartë se Shqipërisë duhet t’i hapet rruga e negociatave pasi ka bërë progres në kushtet që BE ka vendosur, të kundërtën thotë PD. Ngjan ironike dhe paradoksale e gjitha si situatë ku “i yti” të shan e “i huaji” të mbron, por ky është fakti i deri djeshëm që dihet botërisht. Sot madje faqja zyrtare e brukselit Eureporter shkruante se “Basha me fushatën e tij lobuese negative ndaj Shqipërisë gjë që mund të komplikojë bisedimet e Edi Ramës me zyrtarët e lartë të BE. “

E gjithë kjo betejë mes Ramës që promovon dhe Bashës që anatemon Shqipërinë në sy të vendim-marrësve të BE-së dhe mediave të huaja është kthyer në një debat qesharak në pamje të parë, por po aq edhe serioz për të ardhmen e vendit.

Pikërisht për këtë të dytën, Basha ka  shansin që të jetë njëzëri me Ramën pro Shqipërisë siç edhe qe përkrah tij kur moti u tërbua e përpiu vendin duke shkakruar përmbytje të mëdha.

Basha duhet të kthehet në Tiranë dhe të bëjë opozitë çdo ditë e më të fortë kundër Edi Ramës dhe për këtë askush nuk duhet ta kritikojë. Ama, atje, në Bruksel,  duhet të jetë me Edi Ramën. Jo për Edi Ramën, por për Shqipërinë.

E nëse edhe nesër Basha nga Brukseli, ndërkohë që Rama lobon pro, do flasë kundër Shqipërisë, ateherë kemi të bëjmë me një problem që nuk është më vetëm i PD-së, por i çdo qytetari.

12 komente në “Shansi i fundit i Bashës në Bruksel”

  1. Landi says:

    BASHA!
    DO TJA PAGUASH SHTRENJTË KËTI VENDI,
    PO E PENGOVE ME AKROBACITË E TUA.
    S’JEMI IDIOT.
    TI E BËN PËR INTERES PERSONAL.
    LENA REHAT,SE S’KEMI PËR TA FALUR, PO PËSHTYVE!!
    ????

    1. Kujtimi says:

      Bahaha Nik Kane lent the pa cpifur
      Pick edge kete rahe at Nik Kane turp tell vjelli ever
      Po. Hollandezi te mos shkeli me ne Shqiperi
      Populous duhet time were rugen

    2. Kujtim Pushka says:

      Bahaha meh adolescent
      Do false Kew side ngahera

  2. lora says:

    Ne qoftese Basha do vazhdoje te loboje kunder Shqiperise, atehere s’ngelet gje tjeter, por shqiptaret te dalin ta presin ne Rinas dhe te mos ta lejojne me te shkoje ne shtepine e hollandezes. Kur aresyeja nuk puth me, atehere duhet forca. Boll me.

  3. aleko says:

    koha qe shqipetaret me dy pare mend ti kundervihen ashper ketij mostre qe po pengon serjozisht te arthmen tone..Shqipetare, lereni politiken e madhe dhe thoni jo Luluzim Bashes..Kupa po zbrazet as nuk e shini?..

    1. Koci says:

      Basha nje palaço i pa shoq, i pa karakter, per karrige ai shet çdo gja

  4. Alphade says:

    Bashicitdoqirenena…….!!!!!

  5. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Shkrimtari qe ka botuar shkrimin , kur thote qe ne Bruksel Luli duhet te jete bashke me Edi Ramen jo per Edin por per Shqiperine ….. etj etj , ka ide se cfare shkruan ??? Per ke Shqiperi e ka fjalen ?? Gjithe kohen qe qe nje minister i deshtuar , dhe nje bashkiak , pa asnje vlere kaloj tagent nga bashkia me e madhe dhe nuk do kujtohet per asgje pozitive , po atehere nuk qe per Shqiperine ?? Po kur e beri rezil vendin ne cader 3 muaj , nuk duhet te mendonte per te ?? Tani ju hengri meraku ju ?? Tani i thoni te mendoje per Shqiperine ?? Ai gjithe jeten ka menduar per veten e tij se bashku me Saliun , e shqyejten Shqiperine per se gjalli , tani do ti zeje meraku ?? Vajti te regulloje biografine ne PPE , dhe asgje tjeter, sepse e kane per jo serioz , apo nuk e dini ??? Kur mblidheshin ne Bruksel PPE e gjthe europes Kancelarja nuk donte ta shikonte me sy Saliun , sa here i dilte para dhe i prezantohej asaj i prishej terezia . Me pak fjele nuk i ben vend vetes , dhe tani vete ne Bruksel te regullojne figuren , ajo ama nuk regullohet me foto me Trumpin , as me fjalet e mira te kongresmenit te djathte te San Franciskos , dhe as mbeshtetja e ish eurodeputetes gjermane , por me voten e popullit qe do udheheqesh ,dhe Luli eshte i pa denje ti kerkoi besimin popullit shqiptar. E ka traumatisur besimin per vdekje , dhe ai nuk regullohet me………. sic thote populli buka qe pritet nuk ngjitet me …….

  6. rilindja says:

    Me kujtohet kur Edi Rama bente kunder Berishes kunder liberalizimit te vizave bile u fute edhe ne greve urie Konica mire thote anmik i shqiptarve jane shqiptaret

  7. Bushi says:

    Nqs Basha me partine e tij, do te pengoje hapjen e negociatave per ne BE,atehere,duhet te mbidhet parlamenti t’a nxierin jashte ligjit pd-ke.Mjaft me kete parti, dhe keta lider rrugeç.E duam shqiperine ne BE.

    1. syri blu says:

      Bushi , Basha nuk shkon te prishe negociatat , por shkon per dy arsye . E para te regulloje biografine dhe figuren e tij te zhubravitur , dihet qe ne Bruksel nuk ka pershtypjen me te mire te mundur , dhe sidomos kur keshilltaret europiane vinin dhe i thoshin te braktise cadren e turpit dhe te kthehet ne zgjedhje , si perfundim asnje nuk mesoi kush qe arsyeja , dhe nga cadra doli dhe ne zgjedhje u fut dhe i humbi boterisht , pikerisht per te regulluar figuren e demtuar , po me kryesorja shkon ne Bruksel per te pervetesuar sa me shume politikisht nga fillimi i negociatave me EU ne vitin qe vjen , te kete dhe ai fjale te thote qe : ja , ndihmova dhe une per ne ingranimin e Shqiperise , kush e kujton se sa forte u binin trompetave te fitores kur u fut Shqiperia ne NATO , kush e mbante Saliun , edhe pse qe nje deshire e tjeter kujt , megjithate ata d.m th Saliu dhe Luli e percollen ne popull si pune e tyre ………… kot e ka Luli , eshte komplet i deshtuar ………. tung .

  8. DALLTON says:

    Sot ne Bruksel nuk ka shkuar Basha,por Berisha,Basha ka shkuar si kufome ,kurse diskutimi eshte I Berishes.Keta jane dy persona me nji trup qe nuk duan futjen e SHqiperise ne Europe ,por duan s’duan keta “plehra”SHqiperia se shpejti ,do futet ne EUROPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje