“Sali, mos ia bëj Lulit nga mbrapa krahëve meqë ka ikur në Bruksel!”

4 Dhjetor 2017, 18:56Politika TEMA

Sali Berisha dhe Taulant Balla kanë vijuar replikat e tyre në Kuvend, këtë radhë për përmbytjet, edhe pse temë e ditës ka qenë tjetër gjë.

Berisha ka akuzuar Ramën se nuk shpall gjëndjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve, pasi nuk do të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet.

Po pse more, pare tepër kisha unë për të dëmshpërblyer?

Për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme?

Po ka një moral, i ka përmbytur Vjosa, kanë 20-30 vite qe jetojne aty e s’mund ti them pse ke ndërtuar aty dhe për ti dëmshpërblyer duhet shpallur gjendja e emergjencës civile.

Dhe vetëm me këtë qeveria i dëmshpërblen, përndryshe qeveria vetem vjedh ndihmat e tyre”, tha Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë për koncensionin e ndërtimit të inceneratorëve në tre qytete të vendit; Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Sipas tij, kjo është një aferë kurruptive e Edi Ramës dhe Arben Ahmetaj.

Berisha ka përmendur këtu emrin e biznesmenit Klodian Zoto, i cili sipas tij, ka qenë dikur ish-menaxher i Ahmetajt në kompaninë Hermes.

“Kjo qeveri, me në krye Ramën e Ahmetajn dhe ministrin Koka, brenda një 1 dite, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, bëjnë nën veprime dhe ia japim tenderin atij që deshën”, tha Berisha, duke akuzuar Ramën e Ahmetajn se të dy kanë marrë para nën dorë nga biznesmeni Klodian Zoto.

Ndërsa Balla i kujtoi sërish Lulzim Bashën.

Nuk besoj se kishit ndonjë surprizë nga parafolësi.

Edhe per nga mënyra si foli është apologjia më e mirë që mund ti bëhet sjelljes së patolerueshme të ndonjë politikani, edhe kur bëhet fjalë për një ditë kaq solemne qe Kuvendi ndermerr për luftën ndaj dhunës ndaj grave.

Për parafolësin s’ka asnjë lloj gjëje tjetër rëndësi përvec luftës për karrige e sa i përket gënjeshtrës, ky eshte kampioni me i madh ne histori.

Ngatërrovë 220 mln e Lulit te ‘Rruga e Kombit’, Sali, mos ia bëj Lulit pas krahëve se ka ikur në Bruksel.

Une e kuptoj që nuk e do më Lulin, inatin dhe dashurinë mbaje brenda vetes.

Luli s’e shpjegoi mirë javën e kaluar, erdhe ti, edhe ti e bëre lëmsh”, tha Balla, duke iu referuar llogarive të Bashës në seancën e kaluar, që gajasën Kuvendin.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje