Prokuroria e Përgjithshme ende nuk ka një emër të ri për të drejtuar këtë institucion të paktën për pësë vitet e ardhshme.
Në një kohë kur kanë ngelur dy ditë nga skadimi i manatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla i emëruar më 7 dhjetor 2012, procesi nuk është kanalizuar ende për të sjellë emërimin konkret.
Baza ligjore
Sa i përket kësaj çështje, Kushtetuta saktëson qartë në Nenin 148/a se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”.
Ndërkohë në këto kushte ku mandati ka perfunduar dhe KLP nuk eshte krijuar akoma, me vendim të Kuvendit sipas ligjit funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, udhëzohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve.
I zgjedhuri duhet të përmbushë kushtet dhe kriteret e përcaktuara. “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit,” nënvizohet në Nenin 148/a pika 3 të Kushtetutës.
Kur themi “me më shumë eksperiencë” gjykohet se i zgjedhuri duhet të ketë më shumë vite pune si prokuror dhe të plotësojë të gjitha kushtet e tjera.
Përplasja mes palëve
Sa i përket bashkëpunimit të kaheve politike në Kuvend, ende nuk është gjetur dakortësi konkrete mes tyre për të zgjedhur një emër të pa kontestueshëm nga palët.
Ajo që vihet re është kriza politike që ka sjellë posti i kryeprokurorit të ri ku pozita dhe opozita kanë adresuar akuza dhe kundërakuza ndaj njëra-tjetrës.
Partia Demokratike vijon qëndrimin e saj që Kryeprokurori nuk duhet të zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës. Lideri i kësaj force Lulzim Basha ka theksuar se nuk do të lejojë që kreu i këtij institucioni të përcaktohet nga shefi i qeverisë Edi Rama.
Përmes deputetit Oerd Bylykbashki selia blu akuzoi mazhorancën se po përpiqet ta zgjedhë kryeprokurorin me 36 vota, përfshirë edhe votën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me mero. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit. Asnjë nuk ka kaluar Vettingun,” theksoi ai.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka paralajmëruar se Parlamenti do të nisë procedurën për zëvendësimin e Adriatik Lallës ku theksohet se do të ketë një kryeprokuror të përkohshëm deri sa të nisë nga puna Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
“KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7 dhjetor. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm”, nëvizoi PS qëndrimin e saj përmes kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.
Kuvendi dhe paketa ligjore
Vlen për t’u përmendur se sa i takon debatit per afatin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm, duhet trajtuar edhe rasti i mandatit të Inspektorit të Pergjithshëm të ILDKPKI.
Referuaruar paketës ligjore, ligjvënësi kur është shprehur për zgjatjen e mandatit të titullarit në detyrë, e ka bërë këtë duke u shprehur qartë dhe pa qenë e nevojshme për të intrepretuar dispozitën.
Ndaj edhe vendimi i Kuvendit në këtë rast është i natyrës formale ku nuk ka asnjë nevojë për t’ju nenshtruar rregullave per votim të cilësuar.
(TemA)
Perderisa ishkryeprokuror ishte Tik Llalla kushdo te vij nuk do te bej me keq se ai!
Te vene nje amerikan te FBI qe punet te venë ne vijë.
Allvanoset nuk kane ditur kurre te bejne shtet dhe kjo ska gjasa te ndryshoje
Zgjidheni cilin do,veç te ikin kryeprokurori i Berishes,Adriatik Llalla.