Negociatat, Kukan shpreh dhe qëndrimin e PPE ku "nxiu" Basha: Ndryshimet në Shqipëri kanë krijuar besim në PE

5 Dhjetor 2017, 12:41Politika TEMA

Te djathtet evropiane, perkunder nxirjeve te Bashes nuk kane qene fare te stepur nga fjalet e tij, teksa jane shprehur njezeri se Shqiperia e meriton hapjen e negociatave me BE pasi ka bere reforma dhe ndryshime te besueshme,

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson dhe eurodeputeti Eduard Kukan vlerësuan hapat e Shqipërisë drejt BE në konferencën ‘Pritshmëri të larta për vitin 2018. Hapi pasardhës i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian’.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielson, përgëzoi qeverinë shqiptare për ecurinë e reformave, në mënyrë të veçantë asaj në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të tanishëm. “Dinamika e zhvillimeve në Shqipëri”, theksoi ai, “po krijon një besim në rritje në Bashkimin Evropian se ka ardhur koha për të ecur më tej në procesin e integrimit evropian”.

Ai theksoi se në shkurt 2018 Komisioni do të paraqesë strategjinë e zgjerimit dhe në muajin prill do të prezantojë raportin mbi Shqipërinë ku do të paraqiten propozimet e Komisionit mbështetur në analizën e rezultateve të arritura në plotësimin e pesë përparësive kyç.

Eurodeputeti Eduard Kukan, theksoi se ai ishte dëshmitar i ndryshimeve të ndodhur në Shqipëri, të cilat, sipas tij kanë krijuar besim tek të dy grupimet e mëdha politike në Parlamentin Evropian për ta ftuar sa më parë Shqipërinë në tavolinën e bisedimeve për anëtarësi.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje