Kreu i shtetit liron nga detyra ambasadorin e deritanishem ne NATO, ndersa eshte ne pritje dekreti per emerimin e propozimit te kryeministrit Edi Rama ne kete post, ish kreut te SHISH Visho Ajazi Lika.
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të Leonard Demit, ambasador në NATO.
Kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër ka propozuar Visho Ajazin për ambasador në NATO, ish-kreun e SHISH.
“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10677
Tiranë, më 05.12.2017”, thuhet në dekretin e Metës.(TemA)