Ministrja e Shëndetësisë shkon në QSUT, mjekët: Nuk kemi dhënë dorëheqje, jemi në shërbim të qytetarëve

5 Dhjetor 2017, 15:03Politika TEMA

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu po zhvillon një takim me mjekët në QSUT, fill pas letrës që këta të fundit i dërguan ministres ku e informonin për arsuet e dorëheqjes së tyre.

Sipas burimeve ministrja po njihet me shqetësimet e mjekëve, ndërsa në përfundim të takimit pritet një reagim nga palët.

Tetë mjekët e QSUT dhanë dorëheqjen në mënyrë kolektive.

Dorëheqja i është drejtuar drejtorit të QSUT, Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkak për dorëheqjen sipas mjekëve është bërë gjendja e papranueshme në Urgjencën e QSUT.

Ndërkohë gjatë takimit me drejtuesit e QSUT, shefi i Shërbimit të Urgjencës, Prof. Edmond Zaimi tha se “Nuk kemi dhënë dorëheqje, jemi në shërbim të qytetarëve. Çështja po zgjidhet me drejtorinë e QSUT”.

Ndërkohë, drejtori i Kabinetit te Presidentit z.Arben Cici me porosi nga Presidenti Meta po ndjek nga afer problemin e ngritur me mjeket e Urgjences se Tiranes.

Sipas burimeve mesohet se Cici ka kontaktuar mjeket e urgjences per tu njohur me problematiken e krijuar ne Urgjences e Tiranes pas letres se bere publike ne media.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje