Majlinda Bregu flet për "miqësi-armiqësinë" me Bashën: Bashkë kemi qenë që në gjimnaz, pastaj... PD sot nuk ekziston

6 Dhjetor 2017, 08:45Politika TEMA

Majlinda Bregu thotë se sot nuk ka më PD.

E pyetur nga “ABC News” për Bashën dhe përplasjet me të, Bregu ka sqaruar:

Unë kam qenë më afër me të pë ecurinë, moshën, momentin, trajektoren politike, sesa Topallin, Patozin, Boden.

Se unë dhe Basha hymë në parti politike njësoj, ishim paralel në gjimnaz, dhe kur hyn tenton të kesh një grupim për të mbajtur njëri-tjetrin, se po hynim në një ambient që nuk kishim familjaritet.

Problemet me Bashën  filluan kur nuk mendonim më njësoj, kur Berisha u largua.

Basha kishte pamjen e një djali të shkolluar jashtë, me aftësi elegante dhe partia duhet të merrte disa forma të tjera menaxhimi, të kishte një format si janë kompanitë sot në botë.

Por tendencat për të sulmuar, përjashtuar, vendosur në vështirësi ata që mendonte se mund të vinin atë në vështirësi, filluam të kishim debatet e para por krejtësisht normale brenda grupit.

Qëndrimet e mia të ashpra nisin me reformën në drejtësi, por për hir të një qëndrimi të luhatur të Bashës vetë, që na vuri në siklet dhe disfavor me partnerët, se po etiketoheshim se PD nuk e donte reformën dhe vetingun për shkak të lojës dyfish të Bashës, cuan në përplasje”, tha ajo.

Më pas, Bregu u ndal te “te historia e vjetshme me cadrën dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje që ishte e papranueshme”.

Ja ku jemi, kam shumë miq në PD, dhe shpresoj shumë që pakënaqësitë e secilit por me qëllimin e përbashkët për një parti më të mirë e të fortë të mblidhen në një hulli, askush nga ne po të donte të shkëputej kjo do ndodhte menjëherë pas farsës elektorale”, tha ajo.

Bregu theksoi se problem nuk ishte statusi i partisë, por vullneti i Bashës për të mos e respektuar dhe pamundësia për ta ndalur, dhe kjo sipas saj, është krim.

Duhet një zgjidhje përfundimtare, asnjë nuk ka kontakte më, nuk flasim, as jemi mbledhur, ne nuk kishim detyrë në fushatë.

Duhet hov tjetër dhe të mblidhen energjitë për përfaqësim të demokratëve.

Sot nuk ka PD, e thotë cdo anëtar.

Po dëshmohet cdo ditë nga mbledhjet farsë të strukturës për analizën, se përgjegjësinë për humbjen duhet ta mbajë kryetari.

Kjo nuk është partia ku hyra unë, Topalli, Bode, Patozi, qoftë edhe Berisha”, tha Bregu, duke shtuar se nuk ka më asnjë kontakt dhe as komunikim me Bashën, qoftë edhe formal.(TemA)

1 komente në “Majlinda Bregu flet për “miqësi-armiqësinë” me Bashën: Bashkë kemi qenë që në gjimnaz, pastaj… PD sot nuk ekziston”

  1. lora says:

    Semundja sherohet kur i bie pas qe ne momentet e para; kur ajo hedh shtat, duhet luftuar me ilaçe me te forta. Dhe ilaçi do te ishte qe pa u larguar Basha ju, ta largonit ju ate. Tani eshte e vertete: pd nuk ka me edhe s’ka pasur se e kishte bere parti familjare Saliu qe me perpara dhe Basha ate rruge ndoqi por nuk i shkonte me atij per shtat. Tani pd apo Basha del hapur armik i Shqiperise dhe shqiptareve te ndershem e hallexhij. Ata 400 mije qe kane votuar Bashen per inat te Rames, se ndryshe s’ka se si kuptohet, veçse te jene idiota nje turme e tille, ja ku e kane, nje pisqolle antishqiptare ne mes te Europes apo dhe te botes, kunder te ardhmes se tyre. Le ta mbajne per monster . E keqja eshte se bashke me ata 400 mije vuajne dhe 2 miljone e gjysem te tjere qe duan jeten normale dhe jo qejfin antishqiptar te Bashes. Po haka do te shkoje tek i zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje