Lindita Nikolla ofron rrogën mujore në ndihmë të shkollave të përmbytura

6 Dhjetor 2017, 14:44Politika TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla do të ofrojë rrogën e saj mujore në ndihmë të shkollave të përmbytura.

Më tej, Nikolla i bëri apel të gjithë mësuesve që të japin kontributin e tyre me aq sa kanë nevojë për të ndihmuar familjet e përmbytura.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka ngritur një grup punë për të koordinaur ndihmën që do vijë nga çdo shkollë dhe cdo mësues për këto familje.

Janë disa gjimnaze të Tiranës që kanë mbledhur ndihma ushqimore dhe të tjera ndihma. Do të jetë një ndihmë që do të bëhet në mënyrë të koordinuar nga ne për të shkuar aty ku ka më shumë nevojë.

Ky do të jetë një proces që vijon. Ministria e Arsimit ka ngritur një grup punë për të koordinaur ndihmën që do vijë nga cdo shkollë dhe cdo mësues.

Ju do ta shpërndani këtë takim të sotmin edhe tek kolegët, tek cdo mësues në mënyrë vullnetare në vlerën që e ka të mundur për të kontribuar, ja ku kanë dy llogaritë bankare.

Jemi një trupë e madhe njerëzish, jemi mësuesit e Shqipërisë. Unë do të dedikoj rrogën time mujore për të shkuar në ndihmë familjeve dhe të komuniteveve në nevojë” tha Nikolla. (TemA)

2 komente në “Lindita Nikolla ofron rrogën mujore në ndihmë të shkollave të përmbytura”

  1. Bravo Lindita.
    Keshtu duhet te veprojne edhe te gjithe politikanet dhe ata qe kane ose ju ka ngel nje ndjenje patriotike dhe nje ndjenje keqardhje per njerzit ne nevoj.
    Tani do vershojn komentet e antishqiptareve cmirezinj se i ka paret qyl i ka te droges ,gjithfare fantazije antishqiptaresh…

  2. bregdetari says:

    JEMI NATYRALIZUAR ME PERMBYTJET.CDO VIT DO TE BIEN SHIRA POR JO CDO VIT DUHET TE KETE PERMBYTJE.
    PSE VIJNE PERMBYTJET DIHET.
    SE PARI NGA NEGLIZHENCA SHTETERORE PREJ 25 VJETESH NE INVESTIMET BONIFIKUESE.
    SE DYTI NDERTIMET PRIVATE PA SISTEM DHE PA KRITER TE CILAT ERDHEN EDHE NGA NEGLIZHENCA APO MOSEKZISTENCA E SHTETIT.
    POR KY PRONONCIMI IM VJEN SI REAGIM NDAJ VEPRIMIT HUMAN TE MINISTRES NIKOLLI.
    EDHE PSE NE DUKJE MBETET POZITIV SEC KA NE BRENDESI TE KETIJ VEPRIMI NJE SENS ASPAK LAVDERUES.
    ME SJELL NE MENDJE CA MODELE TE SISTEMIT MONIST.
    CFARE DO TE THOTE LENIA E RROGES NGA
    MINISTRJA ?
    SA NDIKON AJO NE RREGULLIMIN E SITIATES ?
    LARG QOFTE O ZOT NDONJE SERVILE PRANE MINISTRES TE MARRE EDHE AJO INICIATIVEN QE NEN SHEMBULLIN E LINDITA NIKOLLIT TA PERGJITHESOJE E TE FUSE NE SEDER GJITHE DIKASTERIN E ARSIMIT KU TE PERFSHIHEN ME KUC DHE ME MAC MESUES E NXENES PER TE DHENE KONTRIBUTIN E TYRE MODEST SIPAS XHEPIT PER TE ZBUTUR MEDEMEK PASOJAT.
    NE PARIM UNE NUK JAM ASPAK ME KETO METODA.
    JANE TE DALA BOJE DHE PA PIKE FANTAZIE.
    C’KUPTIM KA KY DHURIM ?
    MINISTRES I TAKON TE NXJERRE ARSYET PSE JANE PERMBYTUR SHKOLLAT ?
    CFARE DUHET BERE QE ATO TE MOS NDODHIN ME ?
    NE INVESTIMET E BERA NE SHKOLLA A JANE MARRE PARASYSH PASOJAT QE MUND TE VININ PREJ SHIRAVE?
    TE NXJERRE SHKAQET DHE PERGJEGJESIT QE NGA VETJA DHE DERI TEK KOLEGET E SAJ , FIRMAT E NDERTIMIT , MARRESIT NE DOREZIM TE PUNIMEVE , FIRMAT E PROJEKTUESEVE DHE PER SHKOLLAT E PARIKONSTRUKTUARA ENDE TE PARASHILOJE EDHE KETO PROBLEMATIKA .
    JANE KETO PUNE QE DUHET TE BEJE MINISTRJA E JO TE DALE ME INISIATIVA PERSONALE ASPAK PER TU PERSHENDETUR GJOJA TE BUJSHME E PREKESE POR QE NGJAJNE
    SI NJE VRIME NE UJE.
    OSE THENE NDRYSHE SI NJE PIKE UJE NE PELLGJET QE
    KISHIN PERMBYTUR SHKOLLAT E FEMIJEVE TANE
    PO HYN FUQISHEM I FTOHTI DHE ME KETE RAST KUR NE SHKOLLA MUNGON NGROHJA NUK DOJA TA SHIKOJA MINISTREN TONE ME NJE THES ME DRU ZJARRI NE KURRIZ NE NDIHME TE SHKOLLAVE KU MUNGOJNE DRUTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje