Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, PD akuza Ruçit: Po shkel Kushtetutën

6 Dhjetor 2017, 14:06Politika TEMA

“Selia blu” ka reaguar ashpër lidhur me shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

PD e ka cilësuar si antikushtetues duke deklaruar se kreu i Kuvendit Gramoz Ruci po shkel kushtetutën me shortin.

Shorti për të zgjedhur anëtarët e KED pritet të hidhet ditën e nesërme.

Partia Demokratike kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurës për zgjedhjen e kandidatëve nga institucionet kryesore të drejtësisë, Gjykata e lartë, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative si dhe Prokuroria.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje