Memo e Kuvendit, një lapsus serioz: Prokurori zgjidhet me tre të pestat...?!

6 Dhjetor 2017, 21:27Politika TEMA
Memo e Kuvendit, një lapsus serioz: Prokurori zgjidhet me tre të

 

Në shtyp po qarkullon një Memo e zyrës së Kuvendit rreth zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ku thuhet se Kuvendi e zgjedh kryeprokurorin me tre të pestat e votave.

Lapsusi i zyrës së Kuvendit, po përpiqet të interpretohet dhe si diversion, por për të gjithë ata që duan të informohen mund ta lexojnë dhe vetë rregulloren e Kuvendit pasi është publike. Natyrisht dhe ata që punojnë në Kuvend duhet ta kishin lexuar.

Për rastet kur nuk parashikohet shumicë e cilësuar, shkohet tek rregullat e përgjithëshme të funksionimit të Kuvendit.

Në nenin 55 pika 1 është e qartë mënyra si votohet.

Në këtë rast nuk aplikohet neni i Kushtetuës për shumicën, pasi dispozita tranzitore nuk referon shumicën që duhet për këtë miratum, por zgjedh nga neni kushtetues vetëm paragrafin për kriteret.

Pra nuk po zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, por një Prokuror të përkohshëm, me dispozita kalimtare. Kushtetuta flet për Prokurorin e Përgjithshëm që zgjedh KLP, kur të bëhet.

Ai kërkon tre të pestat pasi ka mandat shtatë vjeçar.

 

1 komente në “Memo e Kuvendit, një lapsus serioz: Prokurori zgjidhet me tre të pestat…?!”

  1. Nipi i Shyretes says:

    Gjoncaj ?
    Po cfare mund te presesh nga Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Brendeshme ne kohen kur Minister ishte Sajmir Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje