Berisha takon “mikun” e Zanit, Romano Prodi: Gjatë qeverisjes së Ramës investimet italiane janë zero, bashkëpunon me krimin

6 Dhjetor 2017, 18:50Politika TEMA

Ish- kryeministri shqiptar Sali Berisha priti në një takim ish- homologun italian Romano Prodi. Berisha shkruan se në vitet 2008-2013 Shqipëria arrinte të merrte mbi 1 miliard euro investime në vit, ndërkohë që gjatë këtyre katër viteve të fundit investimet e huaja apo ato italiane janë thuajse zero.

Nderkohe e ka informuar ish kryeministrin italian, njëherësh dhe ish kreun e Komisionit Evropian Romano Prodi se në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës është rritur kriminaliteti, dhe krimi i organizuar si dhe bashkëpunimi i politikës me krimin.

Nuk dihet nëse Berisha ia ka ripërsëritur akuzat e vitit 1997 dhe në vijim Romano Prodit, për bashkëpunim me bandat e krimit dhe “mikun” Zani Çaushi.

Ku Berisha kur e akuzonte Prodin, gjithnjë i është referuar faktit se në Vlorë në mars 1997 Romano Prodi asokohe kryeministër i Italisë, ishte në foto afër me kreun e bandës së Çoles, Zani Çaushi.

“Takim me ish kryeministrin e Italise, zotin Romano Prodi!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim ish kryeministrin italian zotin Romano Prodi, i cili ndodhet ne vendin tone per te marre pjese ne disa aktivitete qe organizohen ne perkujtim te 20-vjetorit te misionit “Alba” ne vendin tone.

E falenderova perzemersisht ish kryeministrin Prodi, si mik i madh i Shqiperise per ndihmen, mbeshtetjen dhe miqesine qe ai personalisht, qeverite dhe populli italian i kane dhene Shqiperise gjate ketyre viteve. Ndihma e Italise ka qene tejet e rendesishme per zhvillimin e demokracise dhe te ardhmen e vendit tone. Ish kryeministri Prodi ka dhene nje kontribut te cmuar personal ne mbeshtetje te perpjekjeve integruese te Shqiperise pasi vendi yne hapi negociatat per MSA-ne ne nje kohe kur zoti Prodi ishte President i Komisionit te BE-se.

Ne takim diskutuam per progresin qe ka bere Shqiperia si dhe raportet ekonomike midis dy vendeve tona, per te cilat vleresuam se mund te jene shume here me te medha. Theksova se investimet e huaja jane jetike per vendin tone.

E njoha zotin Prodi me faktin se ne vitet 2008-2013 Shqiperia arrinte te merrte mbi 1 miliard euro investime ne vit, nderkohe qe gjate ke tyre katër viteve të fundit investimet e huaja apo ato italiane jane thuajse zero.

Theksova se rritja e krimit dhe e kriminalitetit si dhe korrupsionit jane arsyeja kryesore qe frenon dhe tremb investitoret e huaj te vijne dhe te investojne ne Shqiperi”, deklaron Berisha.(TemA)

4 komente në “Berisha takon “mikun” e Zanit, Romano Prodi: Gjatë qeverisjes së Ramës investimet italiane janë zero, bashkëpunon me krimin”

  1. tomsojeri says:

    more qen plak ne ngordgje,deri sa te dal shpirti vec helm do ju falesh shqiptareve kudo e me kedo ,te jep kenaqesi orgazme .spiunimi,sharjet,e diskretitimi i popullit qe t beri sheik ,i popullit qe e dhunove dhe vrave ne mes te dites,e tradhtove,e shite dhe vazhdon ta shesesh ndonese nuk kafshon dot si dikur kur kishe pushtetin me vrastar qe besnikerisht zbatonin sadizmin tend politik ne kuriz te shqiptareve ! Po vazhdon ,smundet te besh ndryshe sepse spo del kush te te mbyll gojen perfundimisht ! Sa te keqia don ti besh Shqiperis ,nuk ngopesh ,nuk ndalesh ti, ai klyshi yt dhe ter foleja qe krijove ……Ptu…………………………..

  2. Jimi says:

    Mero te lutem! Kur ka artikuj qe shkruhen nga qoftelargu, apo per te , siper okelios shkruaj: Saliu demton rende shendetin!
    Te pakten ata qe duan ta lexojne me pare te marrin masa e te pijne ndonje solfato apo antidod per te parandaluar ndonje komplikacion te mundeshem shendetesor!

  3. Vladimir says:

    Operacioni Alba ben 26 vjete. 20 vjete ben operacioni Pelikan, more turpi i ketij vendi.
    Nuk gjeti ndonje burre qe t’ja vlente per ta takuar Prodi, veç Tritan preshit e Sali kriminelit?
    Varja!

  4. Drejtesia says:

    Mbasi Zani takoi Prodin , shkoi ne burg mbase Prodi do ta japi kete fat edhe ty o Sali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje