Këtë të mërkurë në Tiranë u mbajt një Konferencë nga OSBE mbi rolin e ndërkombëtarëve në tranzicionin shqiptar.
Në Konferencë kanë marrë disa personazhe që kanë parë ecurinë e Shqipërisë ndër vite.
Mes tyre ishte edhe ish-kryeministri italian, Romano Prodi.
Ai tha se Shqipëria ka bërë progres të madh.
Prodi ndërkohë i bëri apel BE-së, që ritmet e integrimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë duhen përshpejtuar.
Ndërsa kreu i prezencës së OSBE, Berndt Borchardt, vlerësoi rolin e OSBE përgjatë viteve në Shqipëri, duke thënë se vendi ynë tashmë ka bërë hapa të mëdhenj përpara.
“Vetëm 20 vjet më parë, Franz Vranitzky dhe Prezenca e OSBE-së erdhën këtu për të mbështetur rindërtimin e Shqipërisë. Sot, jemi shumë larg nivelit të atyre ditëve. Shqipëria ka ecur shumë përpara, por mbeten ende sfida të mëdha”, tha Borchardt.
Më i veçantë ishte ambasadori austriak, Johan Sattler.
Ai huazoi dy shprehje shqip për të treguar ndërthurjen e rolit të të huajve në vendin tone.
Duke cituar shprehjen e Faik Konicës se “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori Sattler tha se Konica ishte gabim, pasi Shqipëria, sipas tij, do të bëhet me shqiptarët.
Kjo, pasi sipas tij, i zoti e nxjerr gomarin nga balta.(TemA)
Austria, si gjithmone, mbeshtetje per shqipetaret dhe Shqiperine.
Konica ka shpreh mendimin e tije ne ate kohe, por Shqiperia do behet me shqiptaret edhe me ndihmen e te huajve. Konica nuk duhet te trajtohet si i shejnte, por edhe vlersim meriton Konica.????
Gomarin nga balta, po nuk nxjerr dot mizen nga qulli.
Konica ishte burri me egoist jo vetem ne Shqiperi , por ndoshta edhe ne te gjithe boten. Ne se dikush do te permendej per mire, atehere ai do te shpallej armik i Konices patjeter. Ai duhet te ishte strumbullari i cdo gjeje. Urrente cilindo tjeter ne bote pervec vehtes. Ne momentet kur rilindasit e medhenj luftonin me pushke dhe pene per Shqiperine, ai nuk la gje pa thene e pa bere kunder tyre duke filluar me ata para tij dhe deri tek ata te kohes se tij. Vetem per jelozine qe kishte kunder te tjereve u bashkua me rrymen antishqiptare kunder rilindjes dhe doli hapur me gazeten e tij ne mbeshtetje te Turqise. Keto fjale te tiat qe Shqiperi s’behet me shqiptare ishin kunder shkeputjes nga Turqia. AI iu perkiste atyre oxhaqeve bejlere te lidhura me Turqine dhe nuk e ndjenin vehten rehat ne nje shtet te ri ne te cilin ata nuk do te gezonin ato privilegjet e Turqise.
Ata qe sot flasin me superlativa per te e bejne per te treguar se jane pasardhes te atyre qe nuk e kane dashur Shqiperine me vehte, por qe s’e thone dot kete hapur. Asnje liber me vlere sado pak nuk ka shkruar ky njeri egoist e smirezi. Kush i di le t’i tregoj dhe le tia cojme qytetarit te shikoj se sa sa vlera ka patur ai. Shume njerez tani flasin pa dijeni, vetem se kane degjuar propogande per te.
Po vetingu cfare eshte? Nese behemi te huajt do te na bejne. Konica ngelet i madh.
Z. Shpiragu, Konicen e merr si shembull per t’u ndjekur edhe “kokeministri” i yne.