VIDEO tronditëse: Shqiptari që kishte shkuar për pushime vdes në aeroportin e Milanos, pasi po e ndiqnin 5 policë

6 Dhjetor 2017, 10:25Kronika TEMA

Një 44-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në aeroportin e Malpenses në Milano.

Viktima është identifikuar si Aldo Laçi.

“Repubblica.it” shkruan se ai ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten e tij.

Por, nuk dihet se për çfarë arsye, pesë policë italianë e kanë ndjekur për disa metra me vrap atë dhe më pas e kanë shtrirë përdhe.

Pas kësaj, 44-vjeçari, me gjasë si pasojë e një infarkti, ka ndërruar jetë, i rrethuar nga 5 policët.

Mediat italiane shkruajnë se ai në këto momente ka qenë nën efektin e drogës.

Por familjarët e tij, thonë se 44-vjeçari gjeti vdekjen nga dhuna e policisë.

Ata kanë kontaktuar edhe një avokat, i cili tha për mediat italiane se Laçi është goditur në qafë dhe në kokë nga policët, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen.(TemA)

1 komente në “VIDEO tronditëse: Shqiptari që kishte shkuar për pushime vdes në aeroportin e Milanos, pasi po e ndiqnin 5 policë”

  1. spartaku says:

    Kur shqipetari ishte i rregullt me dokumenta,pse iku me vrap? Pse u desh policise t’a ndiqete,kur shqiptari do ishte me mire te qendronte,te sqarohej.? Eshte pak enigmatike veprimi i shqipetarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje