Andi Bushati: Farsa qesharake e çiftit Lu -Vlahutin

7 Dhjetor 2017, 18:38Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet i ngjan një farse, më shumë sesa një tragjedie, po aq herë ajorrezulton e vërtetë. Këtë na kujtoji edhe dalja e fundit e Edi Ramës pasi mori mbështetjen e çiftit Lu – Vlahutin për t’a zgjedhur kryeprokurorin tranzitor vetëm me votat e socialistëve. Të dy ambasadorët përsëritën sot një dokument këshillues të EURALIUS dhe OPDAT, që i sugjeronte kuvendit të Shqipërisë t’a emëronte pasardhësin e Adriatik Llallës qoftë edhe vetëm me 36 vota.

Natyrisht që këto prononcime ishin një shuplakë e fortë mbi fytyrën ende të paretushuar të opozitës, që pretendonte me të drejtë se kryeprokurori, qoftë edhe i pëkohëshëm, nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me frymën e kushtetutës.

Por, e bukura e kësaj historie nuk ishte goditja e re mbi qëndrimet e Lulzim Bashës. Interesantja qëndoron në përdorimin që asaj i bëri Edi Rama.

Menjëherë sapo u bënë publike dy mesazhet diplomatike, kryeministri i ribëri thirrje rivalit të tij për dialog, por këtë here, në ftesën e përsëritur, kishte një dozë të shtuar cinizmi dhe arrogance.

“Mos u telendis deri në atë pikë Lulzim që kushtetutën e vendit tënd të ta lexojnë të huajt, po hadjde t’i zgjdhim problemet bashkë në shqip” ishte mesazhi e kryeministrit. Në të ndihej triumfi i atij që kishte sigurinë se dy diplomatët i kishte me vete, se ata edhe ligjin themeltar të shtetit do t’a interpretonin si I’a donte qejfi atij. Këtë tani e përdorte në mënyrë perfide për t’i thënë Bashës: “dorrëzou, se nuk ke ku të shkosh, je i kapur mat”.

Fatkeqësisht kjo skenë ngjan si dy pika uji me një të para pak kohëve, kur historia konsumohej në mënyrë tragjike. Skena atëherë ishte zhvendosur në sallën e kuvendit të Shqipërisë. Në vend të Bashës, Rama po replikonte fort me Jozefina Topallin. Kjo e fundit, me nervin dhe pathosin karakteristik, po e akuzonte kryeministrin për kanabizimin e vendit, për avionët dhe skafet e drogës, për përfshirjen e njerzve të tij më të afërt.

Dhe e dini se kush qe përgjigjja e Ramës: “Po si ka mundësi moj Jozefinë, që nëse vendi do ishte i mbushur me kanabis, ShBA dhe BE që nuk të falin për shumë më pak sesa kaq, të mos flisnin një fjalë? Si ka mundësi që Lu dhe Vlahutin të mos hapnin gojën nëse kjo do të qe reale?” përdori kryeministri si alibi çiftin e diplomatëve të famshëm (shiko videon poshte).

Vërtet, në atë kohë edhe përfaqsuesi i ShBA edhe ajo e BE, bënin sikur Shqipëria qe e pastër nga hashashi. Madje deri në atë periudhë deklarata më e fortë e Donald Lu-së, ishte ajo në anti-mitingun e organizuar për të goditur Dritan Zaganin, ku tha se kjo qeveri kishte bërë “një hap të madh përpara në luftën kundër drogës”.

Se sa reale, se sa pranë të vërtetës dhe se sa në shërbim të shqiptarëve qenë qëndrimet e diplomatëve në atë kohë, kjo nuk ka nevojë të komentohet. Atë nuk ka njeri me mend në kokë që nuk e ka kuptuar. Ky standart shumëkënd e bëri të ndihej i tradhëtuar, disa të tjerë i mërziti, ndërsa më radikalët i bëri të thërrasin: “janë të shitur”.

Natyrisht në gjithë këtë tollovi pati dhe eksese. Askush nga ne nuk ka të drejtë t’i paragjykojë qëndrimet që marin diplomatët që kanë interesa të tjera dhe që në fund të fundit punojnë për vendet e tyre.

Por, ajo që ne kemi në dorë është të mos i shohim qëndrimet e tyre si kritete të së vërtetës. Të mos bëjmë qorrin dhe shurdhin kur Edi Rama i përdor si alibi, për ta na ftuar ta lexojmë mbrapsh kushtetutën tonë.

Sepse, pikërisht si në gënjeshtrën e madhe për kanabisin, kryeministri po e përdor çiftin e pandarë të dy diplomatëve si dordolecë për të arritur qëllimin e tij. Sepse ai po thotë se ajo që thanë Lu dhe Vlahutim ka më shumë vlerë sesa leximi i thjeshtë i kushtetutës sonë nga sejcili nga ne. Sepse ai po thotë se këtë herë, do të riprodhojë historinë tragjike të alibisë me hashashin.

Por këtë herë të gjithë e dinë se përsëritja është një farsë.(Lapsi.al)

28 komente në “Andi Bushati: Farsa qesharake e çiftit Lu -Vlahutin”

  1. lori2 says:

    Per kete A. Bushatin, me e pakta qe mund te thuhet eshte A. Qesharaku, se vec na ben me qesh. Per te mos pemend mekatet e tjera te tij si i ashtuquajturi gazetar analist.

    1. floriri i Bençes says:

      MERO, je pelivan i madh! Nen preteksin e demokracise, mezi pret qe t’i botosh artikujt e disa debilave si puna edhe e ketij … me qafsh, si te pelqen te them , djalit te … Mediut apo nipit te … Hysniut? Oh, doli me rime … cazzo, non lo sapevo. Po … çfare doja te thoshja une … ah, nuk ja mbaj mend emrin ketij nipit … çfare? Aha, eshte e vertete, emrat e njerezve pa vlere nuk i kujtoj kurre.
      U lodha Mero, nuk ja vlen te flasesh per hiçin, te pershendes i dashur.

    2. floriri i Bençes says:

      Ky koke tuli nipi i Hyses i jep te drejten vetes qe te interpretoje udhezimet e ambasadoreve Lu apo Vllahutin, per me teper edhe duke i botuar neper gazeta haluçinacionet e tij. Aman moj famila Kapo, mbajeni lidhur ne shtepi se ju nxorri bojen me idiotesite qe shkruan. Ketij koke tulit i eshte bere ossesion Edi Rama dhe Lul Basha, fale ketij ossesionit ky bole nuk arrin te kuptoje qe Lu e Vllahutin nuk jane as me Ramen e as me Bashen, ata jane me popullin shqiptar, ata nuk e duan as edhe nje dite me teper Lallen si prokuror, pertej afatit, sepse Lalla nuk ka punuar per popullin shqiptar po per padrinon e tij.
      Prandaj Mero, neqofte se ke pak respekt per familjen Kapo, mos i boto me haluçinacionet e ketij boles.

    3. Grigor says:

      Kusheri e kam kete dreq Andin, por se si eshte ky. Akoma me mamane fle. Ta dijë Teto Vera se çfare shkruan ky myteberi, ja keput bilen.
      Teto Veren e kam njohur qe kur ishte akoma Vera Kapo. Zonje grua. Se nga doli ky spurdhjaku?
      Ka marre nga Bushatet me shume. Kur u be analist dhe Andi Mafishja, mos mbete gazetar me këmbë.

    4. I.Hoti says:

      Bushati eshte vec nje ‘Kastravec’ llafazan pa eikuliber….. Me shume i shkojne shkrimetkur lavderon Salen..me nostalgjine qe ‘i ka shire bithen kur e vizitonte ne familjen ‘blloku’ . Nuk ka rrenje as dege…Lereni gamarin!!!!

    5. Feniks says:

      Ja si erdhi koha:
      Ish te burgosurit nuk i pyet njeri a jane gjalle.ndersa ky Bushati,nipi i njeriut te dyte pas Enver Hoxhes,pra Hysni Kapos,na ben moral per demokracine!
      T’u thafte gjuha o kelysh bllokmeni,qe merresh edhe ti me politike te madhe!
      Me siguri te kane zene koken me dere spiunazhet e huaja antishqiptare,qe na can trapin per dite ne mbrojtje te banditit Berisha!

  2. shkodra says:

    Sygjarperi Andi, nuk thote asnje te re në te vjellat e tij: diplomatet perendimore i quan dordolece, Ramen si njeri i alibirave, Bashen si mbrojtes te Kustetutes (!!!!) dhe veten e vet si njeri qe eshte mbi logjiken e te gjitheve!!!! Syte e tij i duken si lentet me te mira me te cilat duhet te shikojne perendimoret Shqiperine.
    Ketu nuk ka analize por vetem mllefe qe burojne krejtesisht nga fakti qe Rama e quajti kazan. Sikur Rama te mos e kishte klasifikuar si te tille, ka plotesiht te ngjare qe ky Andi t’i kthente me koke poshte te gjitha “konkluzionet” e mesiperme.
    Domethene, nese nuk eshte medioker ne arsyetim, eshte 100% i motivuar nga urrejtja kur arsyeton.

  3. ILIRET says:

    O Andi, nuk arrita ta lexoj gjithe shkrimin. Mos je budalla apo ben si i tille. Reforma ne drejtesi do te behet, edhe sikur e gjithe kushtetuta te shkelet. Kaq. Dhe nuk po e ben Edi Rama, por SHBA dhe BE, PIKE.

  4. Zamani says:

    Mero jo v etëm e ke mbushur kupën,por poe derdh duke i dhënë”jarallëk” këtij bllokmeni piciruk që matet me hijen e mëngjesitr.Këtij t’i vësh kufirn tek thana se është aq bukëshkalë sa sulet pa fare arsye kundër kujtdo që nuk i pëlqen. EDI RAMA,babait të këtij piciruku, sado i ati ka qenë kuadrë në ministrinë embrendshme,i ka lidhur pension të veçantë dhe ky, bukëshkali, qoftë dhe njëherë të vetme nuk rri pa e parë Ramën me lnete të zeza.Këtë radhë ka vënë në shenjë:Lu e Vlahutin! Epo,në nuk e mbush dot faqen e gazetës, është më mirë:djepi bosh,se shejtani brenda!

  5. Emigrant says:

    Z.Bushati
    Derisa sh shqiptaret ne tere historine e tyre nuk kane arriture kurre ti zgjidhin e tyre me forcat e tyre lerini te huajt(kushdo qofte ti zgjidhin problemet). E kane vertetuar me kohe qe shqiptaret nukkkkkkkkkkk i zgjidhin dot problemet e tyre te brendeshme e te jashtme. Ju gazetaret beni “gam gam gam” kot. Prandal Lu-ja apo Vllahutin-i ao BE-ja le ti zgjidhin edhe ne interes te tyre prape ato do te jene dicka ,edhe sikur pak, pozitive per popullin shqiptar. Intelektualet te ashtuquajtuar shqiptare,gazetare,politikane analiste “pe gjoja” te gjithe megallomane dhe mendjemdhenj, “dhi te zgjebura dhe bishtin perpjete ulerijne dhe bertasin se te huajt po pushtojne vendin. “Pika qe s’ju bije se nuk jeni te zote te zgjidhni asgje. Vetem krijoni intriga,zenie , korrupsion,vjedhje,etj etj etj. Prandaj rrini urte, futeni bishtin nder shale dhe lerini Lu-te & Comapany te zgjidhin problemet e Shqiperise. Mos u prekni ne seder kur nuk jini te afte politikisht te zgjidhni problemet. Ose ndryshe te presim te ndrrohet gjaku qe te dale nje brez i afte te mare ne dore fatet e ketij kombi fatkeq dhe te coroditur ne kohe dhe ne hapsire. Fat te mbare Z.Bushati

  6. Ollga Toronto says:

    Ju te Kazanit keni dale komplet nga shinat,mbasi deshtuat ne zgjedhjet e 25 qershorit se bashku me cadren e republikes se re,tani i keni hequr komplet frenat nga gjuha.

  7. Futja kot says:

    O Bushat thjesht na çave bythen me idiotesite e tua.

  8. fiqo says:

    Ti nuk je kazan, ti je legen materniteti, mi haleje, nuk di se cfare thua or trap…….

  9. mb says:

    Pse nuk e kuptoni ju komentuasit-PD’ja se jeni bere aq te pa aryeshem e te neveritshem sa detironi te huajte te mbeshtesin Ramen. Jeni ne nje lufte pa shprese nese nuk ndryshoni.

  10. albaniafirst says:

    Andi Bushati na doli dhe antiamerikan dhe anti BE. Sa here qe ju djeg prapanica ketyre te PD-se hidhen kunder ambasadoreve.

  11. saliu says:

    Andi Bushati fundi i kazanit mediatik

  12. taraboshi says:

    O te flliqur para disa vjetesh ju thoshi qe Ameriken dhe Europen i ka sha vetem Enver Hoxha tash u bate trima edhe ju dhe po i shani ja sa te besushem jeni ju anapjerdhat analistat desha te them

  13. Jam plotesisht dakort me Emigrantin,shqiptaretnuk duan te bejne shtet ligjor ,shtet i se drejtes , dmth te jemi te barabarte te gjithe para ligjit.Politikanet e kane shume frike shtetin ligjor, sepse kane bere shume zullume

  14. Koba says:

    behu njehere serioz o Capacul i Bllokut.Na cave trapin me persiatjet tuaja perverse e dashakeqase.

  15. Korçari says:

    O Mero; po pse na mërzit duke botuar broçkullat e këtij IDIOTI që e mban veten për gazetar?

  16. Interpol says:

    Merreni kushtetuten dhe mbuloni prapanicen e Rames, sepse e kane katandisur ne leter higjenike, ashtu si eshte katandisur Shqiperia ne nje republike bananesh dhe gjethesh. Mos flisni me per ligjin dhe zbatimin e tij, se po i jepni nje dimension te katert fjales hipokrizi. Ai shtet pacavure, eshte nje fatkeqesi e madhe ne Ballkan dhe Europe. Ambasadoret ne Shqiperi jane thjesht mercenare te paguar dhe te kapur, qe i bejne fresk partise ne pushtet. Pastaj dalin e japin leksione per parimet demokratike. Demokraci my ass! Aty eshte instaluar diktatura me ne krye nje te droguar e te semure psiqik.

  17. TOMORI SHBA says:

    Komentues te nderuar, ky soi sorollopi, sesht fundi i kazanit,, por i vc. Nese shqiperia esht ne fund te evropes, nje nga aresyet esht se diktatori hoxha i shpalli armiq SHBA, dhe vendet e BE.
    Ne te njejten mendje esht edhe ky zuzar, aqpo nje far ylli manjani, qe kerkojn te shpallin non grata perfaqesusiit diplomatik te vendeve kryesore te perendimit qe monitorojn e ndihmojn SHqiperin ne rrugen e integrimit evropjan
    SI zoti Donald Lu dhe zonja Vlautin, perfaqesojn qeverit qe i kan caktuar dhe sjan biznese private.
    Historikisht, ne sjemi te zot, te bejm shtet demokratik , pa dihmen e nderkombetareve. Prandaj ndihma dhe bashkepunimi me SHBA dhe BE, jan jetike. NJe merit per kete bashkepunim, per shum probleme dhe ne vecanti per rreformen ne drejtesi ka zoti Rama. Edhe ne rastin konkret, per zgjedhjen e kryeprokurorit, jo vetem qe esht ne perputhje me kushtetuten e re, por mban vulen e SHBA, dhe BE, ku duam te shkojm.

    e perputhje me kushtetuten e re, por mban vulen e asistences juridike, teknike, dhe ekonomike te SHBA dhe BE

  18. ceni nga Bostoni says:

    Doli dhe ky pjella e keqe e merimages Vito Kapo.Hengren dhe pine ne kuriz te popullit per 40 vjet tani dalin po keta dhe na japin mend.Ytt fare keqe komuniste!

  19. Aku says:

    Shumica e komentuesve ne kete gazete merren me mesazherin e jo me mesazhin dhe kjo eshte pjese e injorances klasike te nje pjese te madhe te shqiptareve. Vazhdoni se do ecni perpara sikurse keni ecur keto 100 vitet e fundit. Dmth 200 vjet mbrapa e 50 vjet anash. Edhe kur me ne fund (kushedi se kur???) do te mund te futemi ne Europe do vazhdojme te jemi turpi i saj persa kohe vazhdojme me mentalitete te tilla. Vazhdoni ta gezoni injorancen tuaj shoke te dashur.

    1. Zefi says:

      He mo, mos u nxe, se edhe ti nje koqe gomari je. Lexoje edhe nje here çfare ke shkruar dhe do kuptosh idiotesine e argumentit tend.
      “Zoti gjykates, unë vertet kam vrare disa vetë, por mos u merrni me mua. Merruni me krimin tim. Krimin ja Ku e keni, gjykojeni dhe denojeni sa te doni. Atehere, unë po iki, po le krimin ketu. Ma dergoni me poste sa e keni denuar.”
      Gallof.

      1. Aku says:

        Ky Zefi perveçse 200 vjet mbrapa e 50 vjet anash qeka 100 vjet skiç qyqari. Pik e zezë me kë merrem edhe unë?!?!

  20. Nabukodonosor1 says:

    Dajko Hysniu i luftoi tere jeten imperializmin amerikan(megjithese ishte tiger prej letre) dhe Europen.Edhe ti si nipcja i tij ke marre flamurin e luftes.Edhe dikur ambasadoret ta kene gabim,vertet mendon se duhet mbajtur kryeprokuror ai fshatari nga Librazhdi?Edhe dicka,pa dashur te te fyej,merr ndonje mesim nga Merua se si shkruhet.Shkrimet e tua jane te tera njesoj.

  21. Labi says:

    Bushati nuk i beson as vete ato qe thote.Problemi qendron se ai kryen nje mision ne sherbim te nje padroni qe e shperblen me shuma.Te replikosh me te eshte te futesh ne lojen e tij.Opinionist i fundit te kazanit qe ka filluar te shpohet.Zoti e ruajte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje