Nga Arben Demo
Megjithëse për shumëkënd, sot pas 27 vitesh, do të ishte e pakuptimtë që të jepen pa pasur arsye të forta kontributi, të tilla emërtesa- tituj-medalje, jemi të mendimit se do duhej të kishim dhe një përkufizim të qartë, arsye cilësimi, motivacion për t’u quajtur i tillë.
Ende, për arsye për ne të qarta, ajo që ndodhi dhe Historia që pasoi, nuk është pasqyruar drejt e me fakte në shtypin tonë. Ka shumë gjoksrrahësa, shumë kalorësa të mllefit apo të smirës që shajnë apo mburren, por rrallë jepen fakte apo gjykime bazuar në to, për atë që pjesëmarrësit e publiku panë me sytë e tyre, e aq më pak për çka u bë prapa perdeve (para e pas ditëve të dhjetorit).
Në pritje të saj, një gjë është e sigurt…socializmi falimentoi e u shemb në Tiranë, sepse u shemb dhe jo vetëm këtu tek ne, por dhe si sistem botëror. Çdo akuzë që ju bëhet atyre që kontribuuan për të rrëzuar kufomën që po qelbej, të komunizmit specifik shqiptar, është absurde, me sa duket për nostalgji për jetën e shkuar kot e turpshëm, për mungesë kuraje, për harakiri e pendesë, sepse ajo që ndodhi është pjesë e historisë e nuk kthehet prapa, por edhe nuk duhet të harrohet.
Qysh nga rrëzimi i Murit të Berlinit, vrasja e Çausheskut e deri në dhjetor ’90, Ramiz Alia u përpoq të dredhonte e t’i bënte bisht realitetit ekonomik e politik të vendit. Injoroi presionin nga jashtë dhe përbuzi ëndrrat e kërkesat e shqiptarëve për ndryshim (një shembull ambasadat).
Për bindjet e mbrapshta dhe interesat, apo edhe siç thonë të tjera nga mos pasja e kurajës për t’u ndeshur me ata që i quante konservatorë. Ai nuk dëshironte ta bënte burrërisht lëvizjen e ndryshmit dhe pas dështimit të një tentative në shtator me studentët e Mjekësisë, luajti teatër me studentët e Inxhinierisë, duke vënë krerët e organizatës së rinisë të vinin një “fletë rrufe” me kërkesa ekonomike: ngrohje, batanije e përmirësim të ushqimit.
Kjo ndenji nja dy javë varur deri sa u përgjigj Qeveria dhe drejtuesit e rinisë në qendër dhe u bë një takim i parë që vijoi po me Ramiz Alinë. Po atë mbrëmje u fikën dritat e pati trazira e protesta nga studentët te konviktet, u rrah nga policia një vajzë dhe të nesërmen studentët marshuan deri tek Liceu Artistik, që ishte një vijë e kuqe e caktuar nga Partia për “drejtuesit” e protestës, të cilën e kapërcyen një grup studentësh e për pasojë protesta u bë mbarëqytetare. Sheshi i sotëm Demokracia u bë ato ditë të ftohta dhjetori arena e protestave të studentëve e qytetarëve të Tiranës në mbështetje të tyre.
Më datë 10, më aktivët dhe me bindje kundër regjimit, vunë një Fletë Rrufe ku kërkonin dhe ndryshime thelbësore politike: pluralizëm politikdhe krijimin e Organizatës së Pavarur Demokratike të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj çka tregon se diçka po lëvizte kundër regjimit. Të nesërmen Ramiz Alia u trimërua, bëri një Plenum, largoi disa nga drejtuesit dhe “lejoi” … në dobi të pluralizmit organizatat politike të pavarura.. (fjalën PARTI nuk e gëlltisnin dot).Më darkë Ai u takua me një delegacion studentësh e pedagogësh, ku ndër të tjera i nxiti për atë organizatë (për të cilën ai kishte filluar përgatitjet kohët e fundit). Është mjaft kuptimplotë të shënojmë se atë natë, kur në shesh përpara dhjetëra- mijëra studentësh e qytetarësh të Tiranës, u dëgjua biseda e takimit, atyre që brohorisnin e kërkonin Parti Demokratike ju tha haptazi: “kush do parti tjetër të shkojë në vend tjetër”.
Të nesërmen më 12 Dhjetor, intelektualë e studentë, në kushte legaliteti, themeluan një parti; e quajtën demokratike pas debateve, një emër me simbolikë të qartë dhe e shpallën në mitingun historik të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës. Ata që e festojnë më 11 janë thjesht falsifikatorë të historisë, por jo pa qëllim në këtë sjellje apo pa interesa të tyret.
Kjo histori tashmë dihet dhe është e dokumentuar: në fjalime, në dokumente të PPSH-së e të Qeverisë Çarçani, në programe të PD-së, në kujtime të protagonistëve, por sigurisht, pavarësisht këtyre ka vend edhe për kërkime të mëtejshme.
Ka përherë në çdo fundviti shtrembërim të së vërtetës, fshehje e mohim të ndodhive, heronj e bajlozë të rremë, shpifje e fyerje, kur gjithçka u bë sheshit e dihet, e dëshmitarët janë ende gjallë, ani pse sot nuk e thonë gjithë të vërtetën e vetëm atë. Sigurisht që pati të infiltruar qysh nga fundi i nëntorit, gjatë protestave, pas krijimit të PD-së, pati udhëzime dhe presione nga PPSh e njerëzit e saj, dhe kjo është histori…ashtu dhe ….që dëmtoi e deformoi tranzicionin e që brenda pak viteve e ktheu në zvarritje.
Le të kthehemi te arsyeja e këtij shkrimi, pra: kush mund të quhet, sidomos sot, dhjetorist?
Përgjigjja e parë është: ai/ata, që u vetngritën ato ditë për të ndryshuar vendin, për të përmbysur diktaturën, jo vetëm ato ditë, por që për një farë kohe vazhduan, për aq sa duhej, që të bëhej realitet kjo gjë. Nëse të gjithë ata që dolën në shesh ato ditë heroike do të quhen të tillë, janë aq shumë sa që nuk ka më vlerë si cilësor; është i panevojshëm dhe, nëse do i caktojnë Qeveritë (aq më tepër sot pas 27 vitesh) është qesharake…sidomos kur në mendjen e tyre ëndërrojnë e imitojnë diktaturën. Kjo do të mund të kuptohej veç si një përpjekje e qëllimtë për tëpërdhosur “dhjetorin” nga mllefi për të.
Ata që u përpoqën në atë Dhjetor për ndryshimin e madh njihen e dihen. Nuk mund të jenë dhjetorista ata që adhurojnë kohën e Ramiz Alisë e që zhgënjyen njerëzit që u shkuan pas në dhjetor.
Pastaj, mjaft më me tituj…dekorata, .se për shqiptarët janë pa asnjë vlerë morale, pikërisht për faj të atyre që i japin në mënyrë kaq dorëlëshuar. Sot janë nder i kombit edhe skënderbegas, shqiponja e flamurtarë etj., edhe njerëz të nderuar e atdhetarë, por edhe vrasës e spiunë. Shumë prej këtyre që nuk meritojnë të përmenden e të nderohen njihen; emrat e tyre u janë vënë shesheve, rrugëve, shkollave dhe u ngrihen buste e shtatore (por pa u vënë revolet). Nuk janë të pakët dhe prej tyre nuk ta bën zemra të nderosh edhe ata që e meritojnë këtë, pse ranë e punuan për Atdhe e përparim e për njerëzit.
Fakt, jo kazan. ???
Grupi i parë i studentëve ka dalë nga godina 20-21 (Gjeologjiku), ku prej tre ditësh ishte djegur transformatori.
Pas disa netësh në errësire me rrahje të kovave dhe djegie batanijesh në ballkone, një grup tepër i vogël vendos të zbresi “poshtë” drejt godinës 15, inxhinieri elektrike- mekanike ( njihej ndryshe “Titaniku”) me shpresën se do shtoheshin në numër……
Strategjia dha efekt…..dhe një grup akoma më i madh u vendos para godinës 14- Juridikut.
Në atë moment ka dalë Azem Hajdari, i cili ka hipur mbi stolin e betonit para godinës….
Më tej grupi i rritur disi vendosi të ndalonte para godinave të vajzave me shpresën se do të bashkoheshin dhe ato.
Kanë dalë vetëm pak goca, dhe ato duke u përplasur me kujdestaret…..
Më tej grupi i rritur disi ka tentuar për të zbritur nga rruga “Budi” por është ndalur nga një kordon policie- sampistash për momentin jo agresivë.
Nga thirrjet më të “forta” që lëshoheshin , ndërkohë që kishte ardhur “oferta” nga R.Alia për një grup negociator, ishte:
“O Nexhmije,o rrospie”
Ky ka qenë dhe momenti i daljes- artikulimit për herë të parë i thirrjes:
“Edhe ne si gjith Europa”
………………..
Dhjetoristeve u ka dale boja me kohe!
Asnje nga ata nuk ishin kunder socializmit,sepse studentet ishin te gjithe me biografi te paster komuniste!
Ne se do ishin idealiste keta dhjetoristet nuk do te shkermoqeshin kaq shpejt sa sot nuk gjendet asnje prej tyre as ne PD!
Studentet dhe pedagoget dhjetoriste u organizuan nga Sigurimi i Shtetit me urdher te Ramiz Alise,per te inicuar nderrimin e sistemit sipas porosive qe i kishin dhene atij agjenturat e huaja!
Prandaj ai caktoi Sali Berishen kryetar te PD-se,qe ne mitingun e qytetit Studenti e lavderoi Ramiz Aline zyrtarisht!
Boll me dhjetoristet se na hapet barkun!
Merita e vetme e dhjetoristeve eshte kjo Shqiperi e mjere qe kemi sot,nje popull i percare,nje shtet fashist,me ekonomi te vjedhur,pa arsim,shendetesi,bujqesi normale,ku hyn derri e dosa!
E gjitha u nix nga Ramiz Alia si project, pas ardhjes se Perez deQuelarit, por organizatoret e fshhte qe ngarkoi ai ishin Sali Berisha dhe Gramoz Pashto, te cileve Ramiz Alia u regulloi nje takim me delegacionin e senator it te pare American qe erdhi ne Shqiperi, senatorit de Concini, ne mes te gushtit 1990, dmth kater musj para dhjetorit te “dhjetoristeve”.
Habitem me studentat e dhjetorit
Te gjithe e dine se ishin vetem 5 vet ne fillim qe ne fillim u tallen me to.Ato ishin zemra e revoltes ishte peseshja shkodrane me Ramen.Liken,te madhin Malshyti,Broci e tjetri nuk me kujtohet per momentin.Tjeret ishin perkrahes e me vone pjesmarres te revoltes.Kjo eshte e verteta netto
epo dihet ai muhabet:
demokracine dhe kapitalizmin ne shqipni nuk e sollen demokratet dhe kapitalistet e vertete,sepse ata s ekzistonin.
I kishte bo Dulla per 50 v jet hi dhe er.
s ka pas ndonje person me pikpamje kapitaliste. studentet ishin te gjith nga famijle socjaliste. se po t ishe kundra socjalizmit s merrje as shkoll as pun t mir dhe perfundoje nje pastrues halesh apo rrugesh,si ai ish kryeministri I koheve paraDulljane qe fshinte rruget e elbasanit dhe s bzante.
gjith populli ishte komunist. te gjith ishin mas dulles.
ata qe devijonin hanin ose burgun ose plumbin nga Dull Komandanti me shtet.
atehere ca lesh kapitalizmi di behej ne shqipni kur mungonin jo vetem kapitalistet por edhe geni capitalist.
prandaj edhe jemi kshtu si jemi. cop cop e kalivar.
te besh kapitalizem ne nje shtet ku mungon kapitalizmi dhe geni capitalist esht njesoj si te besh nje ekip basketbolli me ca xhuxha qe calojn dhe jan sakat dorac. apo sikur te besh nje film porno me ca aktore pleq pa dhemb dhe plaka pa flok ne kok,apo sikur te besh nje fmij bjond sybojqelli nga dy prinder zezak afrike…
kshtu edhe me shqiptaret.
te besh nje shtet capitalist demokratik shqiptar me shqiptarinj esht gje e pamundur.
po kshtu don amerika se ushqe iluzjone se do behet shtet shqipnija meqe esht barrier karshi presjonit nga rusi sllavija….
qellim I mir,deshir e mire kjo. por realiteti esht kokfort.
a shkohet ne hen me gomar nastradini?
gje e mir me shku n hen.
por atje shkohet me shatell..
edhe rusi sllavija ,nuk ndalohet me gamor nastradinin shtet shqiptar.
duhet me u gjet nanji shatell shtet. dhe kte gje duhet ta bejn ata qe jan te interesu dhe te zgjut.
se me shqiptaret e trash bidallenj debila masiv vetem ne hale shkohet por jo n hen..