Nisur nga një deklaratë e aktorit të njohur nga Kosova, Enver Petrovci, që shprehte hapur nostalgjinë e tij për Jugosllavinë, editorialisti i Mapo-s, Ervis Iljazaj, shkruan se në Shqipëri ka ardhur koha që pro rusët në Shqipëri të dalin hapur.
“Dje aktori kosovar Enver Petrovci, ka shkaktuar debate në opinionin publik me një intervistë të dhënë për gazetën serbe Kurir, ku është shprehur se: “Dikur në Beograd jetohej bukur, ndërsa sot Kosova është një diktaturë”. Në këtë mënyrë na kujtoi se ende ekziston nostalgjia e asaj periudhe, dhe nostalgjia është një aspekt i rëndësishëm në jetën e njeriut. Megjithatë, këto qëndrime janë më shumë se sa thjesht një nostalgji.
Po ashtu, në televizionin Ora Neës, emisioni i gazetarit Kastriot Myftari “Radio Moska”, na risjell edhe njëherë në vëmendje, që për 50 vite me radhë, zëri i Rusisë në Shqipëri, ka qenë një zë i rëndësishëm, edhe pse emri i emisionit është në kuptimin figurativ të tij dhe s’ka të bëjë me atë periudhë.
Të dyja këto elemente më dhanë spunton për të menduar faktin se mendimi prorus, apo ai prosllav në përgjithësi, me siguri duhet të jetë ende prezent në shoqërinë shqiptare. Sepse një shoqëri, e cila ka kaluar rreth 50 vite e ndikuar në çdo qelizë të saj nga doktrina komuniste e përfaqësuar në nivel ndërkombëtar nga Rusia, nuk mund të jetë kthyer brenda një periudhe kohore të shkurtër, e gjitha në proamerikane”, shkruan ai.
“Debati midis prorusëve dhe proamerikanëve nuk është më tabu apo i fshehtë në shumë prej vendeve europiane, duke filluar që nga Greqia, Franca, Italia etj. Të paktën në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare ka një diskutim të hapur dhe debate pafund të strategjive politike që këto vende duhet të ndjekin.
Kam përshtypjen se një diskutim i tillë, do të ishte në dobi edhe të Shqipërisë.
Në radhë të parë, sepse si proamerikan i bindur, mendoj që mendimi prorus, që me shumë mundësi ekziston në Shqipëri, nëse vazhdon të jetë i fshehur, është i rrezikshëm për rrjedhjen e politikës ndërkombëtare të saj. Të gjitha alternativat, politike, doktrinare apo kulturore duhet të përballen në mënyrë të hapur, pa asnjë ngurrim.
Në radhë të dytë, ky debat publik, do të ndihmonte përqendrimin e vendimmarrjes në favor të drejtimit që duhet të marrë Shqipëria, që më siguri do të jenë në drejtim të atij amerikan. Rruga e Shqipërisë drejt institucioneve euroatlantike tanimë është e pakthyeshme. Mirëpo, nëse vazhdohet në këtë mënyrë, rrezikon të devijojë.
Në radhë të tretë, do të shikonim realitetin e vërtetë të shoqërisë shqiptare. Një realitet që nuk është aspak plotësisht properëndimor. Në këtë mënyrë do të mësonim se si të përballeshim me të dhe ta evitonim përhapjen më shumë të tij.
Për të gjitha këto arsye, shoqëria shqiptare duhet t’i japë fund hipokrizisë së saj proamerikane të pakushtëzuar. Ekzistojnë një pjesë e saj që e sheh zgjidhjen nga ana tjetër. Nëse ky debat zhvillohet në vende të rëndësishme europiane, dhe bëhet hapur, atëherë përse mos të ndodhë edhe në Shqipëri?”, vijon shkrimin e tij Iljazaj, duke u përpjekur të hapë një debat që në fakt artificial, pasi dihet dashuria që shqiptarët kanë për Amerikën.
Jo më kot, mbi 200 mijë shqiptarë aplikuan një vit më parë për Llotarinë Amerikane.
Për më tepër që nga sondazhe të ndryshme, Shqipëria renditet si vendi më pro-amerikan jo vetëm në Ballkan e Europë, por ka gjasa edhe në botë.(TemA)
Me mire me ruset se me turkoarabt qe po na e mushni vendin me xhami dhe medrese rrace e poshter dun te na kthejne ne mesjet
Problemi i orientimit te Shqiperise nuk eshte te zgjedhe midis Rusise e USA, por te beje politike efiçente bashkepunuese ne te mire te saj si me Evropen e Bashkuar (qe duhet te jete synimi i saj i vertete), ashtu edhe me Kinen (fuqia me e madhe investuese sot ne bote) apo me Rusine (faktor i rendesishem nderkombetar)
Problemi i vertete i Shqiperise eshte te mos lekundet midis otomanizmit feudal (te trasheguar e rrenjosur thelle ne jeten e popullit, po me shume akoma ne “çqeverisjen” e klases politike,) e demokracise e shoqerise Perendimore.
Mbi te gjitha sa me shume “pro amerikan” alla shqiptarçe te behet aq me pa dinjitet e me e paperfillur do te jete Shqiperia para botes e vendim marresve kryesore ne bote.
Une jam pro rus o kelyshi i amerikes.Une e respektoj cdo kend qe me respekton ne kete bote.O kelysh i amerikes po si nuk ju vjen turp qe shkruani gjera te tilla ?!Aq me keq kjo gazete famekeqe qe ju mundeson krejt maskarenjve edhe idioteve te publikojne ligesine e tyre.
Ti nuk je pro rus…ti je rrote kari. Per te tjerat ke te drejte.
janulles me speparkokes ,porn harron sejanunell e mban amerikaniaty..por kur nuk di automatikisht je jo rrot ,por mullar kari..
Po te ishte per Rusine, nuk do kishim nje cope te vogel te mbetur nga atdheu yne, qe sot quhet Shqiperi. Thanks to USA and Germany, ne kemi vendin tone qe megjithe hallet qe ka, e quajme shtepine tone te perbashket. Kjo eshte aresyeja qe ne jemi dhe do te mbetemi pergjithmone proamerikane dhe progjermane. Per fatin tone te keq, keto dy aleate natyrale te vendit tone u rreshtuan ne dy kampet nderluftuese. Ne te kunderten, serbet dhe greket do na benin sot temena qe nga mengjezi e deri ne darke.
Proruset e shqiperise nuk dalin hapur sepse dihet qe politika e tyre eshte kunder popullit shqiptar qe nga kongresi i berlinit
Lind pyetja pse atehere pro rus?
Sepse kujtojne kohen kur kishin pushtetin mbi gjithcka, dhe shpresojne qe ajo kohe te kthehet
Zoti Mero, më vjen shumë keq që botoni skupidhje të tilla dhe ulni nivelin e gazetës…! Nuk shkruaj si “prorus” (megjithëse jam i tillë), por e kuptoni shumë mirë, përse e kam fjalën, sepse nuk ja vlen të zgjatem, por më duhet të them, se më vjen turp që jam bashkëkombas me tipa të tillë si “editorialisti” (?!) Ervis Iljazaj…!
Ti nuk je bashkombasi im dhe i botuesit te Temes ti je nje minorikarsllavprorus ose nga keta kelyshet e Dules.
E lexova artikullin e Iljazaj dhe qesh me vete !
Në qënkemi vëndi më proamerikan në botë !
Kjo na nderon apo na turpëron ?!
Për të kuptuar më mirë të sotmen , le të kthehemi prapa në histori .
Nga vendet e pushtuara nga Osmanët , ne ishim më proturqit , deri tek skandalozi Haxhi Qamili . Pastaj , me radhë , ishim më proitalianët , më projugosllavët , më pro rusët , më pro kinezët dhe sot jemi më pro amerkanët !
Historikisht , dashuritë tona ekstreme , kthehen në urrejtje ekstreme .
Ç’të thuash më , llafet e tepërta janë fukarallëk !
Nuk eshte fare e vertete vetem pushtetaret per ineresa pushteti kane qene pro,popullit te thjeshte i eshte mbyllur goja.
Ji vetvetja,do ndjehesh me mire!
Metodat qe perdoren per te kontrolluar turmen vecanerisht ne shekullin e fundit as kane ndryshuar fare. Psh gjithmone ekziston miku dhe armiku. Per te 2 sjepet asnje fakt pse eshte mik apo armik, thjeshte japin si argument c’do lloje budallalleku, slogane etj. Ne demokraci kryesorja eshte pikerish shprehja e hapur e mendimeve dhe e opinioneve. Ku eshte problemi te lexosh apo te degjosh median Ruse si:The Saker,RT,Sputnik, The Duran etj. Kush ska mundesi te dalloje te verteten nga qenjeshtera eshte problem personal. Apo jemi perseri ne diktature qe shteti duhet te na tregoje se cfare te lexojme apo te degjojme? Qellimi i artikullit eshte te “analizoje” pse armiku rri i fshehur, por ne te vertete armiku as qe ekziston.
Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee…, e mole lopën, a derëbardhë….???!!!
Une nuk jam i sigurt nese shqiptaret jane sot me shume proamerikane apo proturq. Sepse ideologjia e dikurshme po zevendesohet pak nga pak sot nga opiumi fetar. Tani jemi bere te gjithe properendimore. Por nuk duhet harruar po ashtu se ishte Europa qe na ndau ne 4-5 pjese. Amerika, pavaresisht se çfare ka bere ne bote, i ka bere nja 2 pune te mira per shqiptaret. Se pari ishte presidenti Uilson qe iu kundervu aneksimit e Shqiperise nga fqinjet. Thuhet qe edhe presidenti i pare amerikan, Xhorxh Uashington, ka qene i interesuar per mbrothesine e Shqiperise. Se fundmi ishte Amerika qe e çliroi Kosoven, duke realizuar keshtu endrren me te madhe te rilindasve tane. Por ishte po ashtu Lenini qe denoncoi i pari ne bote traktatin famekeq te Londres, qe copetonte Shqiperine dhe ishte Trocki qe shkruajti me tmerr dhe llahtari rreth maskrave serbe ne Kosove. Pra ka ç’te marresh e te japesh nga te gjitha anet. Aktualisht duke ditur lidhjet e forta te Athines dhe Beogradit me Mosken, Tirana duhet qe syte t’i mbaje drejt Uashingtonit. Duhet te kemi edhe ne mbrojtesit dhe mireberesit tane. Siç kane patur Greqia dhe Serbia gjate gjithe historise mbeshtetjen e Rusise, Anglise apo Frances. Ne ato kohera Shqiperia mbohej vetem nga perandoria austrohungareze qe u shperbe. Pra nuk ka arsye qe te jemi proruse, por nuk ka arsye as qe te jemi antiruse. Dihet se “Kur zihen atllaret, shkelmat i hane gomaret”.
Proruset kane dale hapur fare o Tema.
Njehere ndihmojne serbet me arme, njehere dalin vullnetaretqe donin te pastronin armet kimike ruse te Sirise..me tej doli Konfederata Yugoslave e nenshkruar ne Trieste.
Tokat e Divjakes po ja japim Bexhet Pacollit qe eshte direkt i derguari i Moskes.
Ca ka ngelur tjeter?
Pustecin e beme, Radiken e dhame, dhe detin do ta japim, edhe pse grekerve prape ne te mire te orthodoksise ruse eshte. .
po prokinezet ca thon? a I lyen floket me t verdh a?
se ka koh per proindian e proeskimez.
priten te dalin procifutet ne krye tash.
do vijn kohet edhe per prozezakjan
nje gje eshte e sigurte: shqiperine e ndau europa me britanine, kshuqe cfar faji ka rusia? atehere jemi duke kerkuar tek armiku te verteten.
E RENDESISHME DHE PER TE VENE DUART NE KOKE ESHTE QE SHQIPTARET AKOMA NUK DUAN TE JENE SHQIPTARE ….!!!????????????