Përmbytjet, një dënim njerëzor, jo hyjnor

2 Dhjetor 2017, 21:20Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka një postulat në fushën e mjekësisë, i cili thotë se është më mirë të parandalosh sesa të kurosh. Është një asksiomë e gjithëpranuar nga të gjithë mjekët, të cilët e dinë mirë se kur e keqja hyn në trupin e njeriut, është shumë vështirë të dalë më pas.

Teksa shohim trupin e sëmurë të Shqipërisë, në këto orë përmbytjesh, s’mund të mos i japim të drejtë postulatit të mjekëve. Sepse autostrada Tiranë-Durrës e kthyer në liqen, apo ura e përmbytur e Mifolit apo fshatrat e zonat informale që kanë mbirë këto 27 vjet në grykëderdhjet e lumenjve – janë të gjitha simptoma të pashëruara dhe të pakuruara prej dy dekadash e gjysëm.

Politika shqiptare dha një sinjal të fortë pozitiv, teksa i la përgjysëm sherret e buxhetit në parlament, për të veshur çizmet dhe për të vajtur në zonat e përmbytura. Është një akt pjekurie që kontraston me sherret e pafundme në kësi rastesh, siç ndodhte p.sh në vitin 2010, kur Shqipëria përmbytej pesë herë brenda një viti dhe në Tiranë gëlonte sherri shterpë i gjelave të politikës, se kush e ka fajin dhe kush është burrë më i mirë se tjetri. Duhej të mbytej edhe një herë njerëzia e Mifolit, për shembull, që të shihnim edhe të “paimagjinueshmen”: Edi Ramën që t’i bëjë vizitë në Kamëz Xhelal Mziut! Ose që Gramoz Ruçi të udhëtonte me deputetët e PD e LSI në Fier, në zonat e përmbytura.

Deri këtu politika reflektoi me uljen e toneve, por reflektimi është gjithsesi gjysmak dhe krejt i pamjaftueshëm. Sepse në mes, mbetet e madhe dhe e palëvizshme kriza e përjetshme e betejës së humbur me motin. Rrugë të përmbytura, autostrada që kthehen në pellgje gjigande, fshatra të izoluara dhe lumenj që dalin nga shtrati. Dhe si për t’i vënë qershinë sipër kësaj torte, shfaqen edhe kërcënimet e shtetit për të bërë transparencën e projekteve të infrastrukturës, të ndërtimeve pa leje, të sistemeve kulluese që s’punojnë apo të hidrovorëve pa energji elektrike. Kryeministri dhe përfaqësues të prokurorisë u deklaruan për fillimin e hetimeve rreth ndërtimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Deklarime që me gjasë do t’i marrë vete stuhia që po kalon mbi kokat tona, pa lënë ndonjë gjurmë prapa.

Kështu ka ndodhur përjetësisht. Për përmbytjet është menduar vetëm kur ato janë derdhur brutalisht mbi qytetet e fshatrat e këtij vendi. Autostradës i kemi vënë xhingla nga të gjitha anët, përfshirë drita, tabela e palma, por ja që në shiun më të parë ajo që është arteria kryesore rrugore e Shqipërisë, kthehet në një moçalishte të improvizuar që mbyt miliona euro biznese. Edhe ato vetë përgjegjëse, për mënyrën sesi janë ngulur anës rrugës kryesore. Nisin shirat dhe menjëherë sytë të drejtohen automatikisht në Mifol apo në krykëderdhjen e Bunës, ku përmbyten fshatra me njerëz e prona.

Kur do të zemë vend ne shqiptarët?! Kur do të investohet seriozisht në atakimin dhe zgjidhjen e të gjitha aspekteve problematike që lidhen me krizat natyrore? Të cilat, me ngrohjen globale pritet të jenë gjithnjë e më të shpeshta dhe me pasoja? Pse duhet menduar për përmbytjet, shkaktarët dhe dënimin e tyre, vetëm kur autostrada më e madhe në vend bëhet e lundrueshme me varka?! Kur do të akordohen më në fund fonde dhe energji në paisjen e shtetit me mjete serioze për përballimin e emergjencave, e jo me thërrime që nuk i hyjnë në punë askujt?

Këto pyetje kanë 27 vjet që mbeten pezull. Kanë moshën e demokracisë shqiptare. Të një demokracie që me kokëfortësi dhe në mënyrë të verbër refuzon të mësojë nga gabimet e saj. Dhe siç dihet, kush nuk mëson nga gabimet, është i dënuar t’i vuajë pasojat e tyre sërish e sërish!(Javanews.al)

11 komente në “Përmbytjet, një dënim njerëzor, jo hyjnor”

  1. Peza says:

    Prit nje here o Minxhoz,se nuk ke thene asgje deri tani!
    Kjo ose nuk di ose nuk do ta thuash.
    Po ta them une ty dhe mbaje veth ne vesh:
    Shkaktare e te gjitha katastrofave te ndodhura ne Shqiperi pas 90-tes jane sundimtaret e vendit.
    Lufta kunder fantazmes se komunizmit ka bere qe nga shteti socialist te mos merreshin anet pozitive te organizimit.
    Rruget dhe fushat permbyten sepse u nxorren si te pa vlefshme ndermarrjet e Ujrave e kanalizimeve,ato te mirembajtjes se rrugeve,ato te bonifikimit,te pyjeve etj!
    U kithye ne teqe Akademia e Shkencave,qe dikur kishte ne vartesi disa institucione shkencore qe studionin dhe u jepnin zgjidhje qeverise problemet e ndryshme!
    Ndersa sot,sundimtaret cdo gje e kane lene ne dore tte tenderave dhe koncesioneve,forma keto sa antiekonomike po aq edhe korruptuese!
    Keshtu shteti eshte kthyer ne taksidar,qe mbledh leke nga keta hajdute dhe ja ku jemi sot e gjithe vitet,para fatkeqesive qe i quajne paturpesisht natyrore!
    Gjithcka shteti ne ka lene ne dore te privateve hajdute!
    Fillo qe nga licacet e siptaleve,ushqimin e pacienteve,larjen e carcafeve,pastrimin e ambienteve,pastrimin e qytetitmushqimin e ushtrise e policise,uniformat e ushtrise e policise etj,etj.
    Ky nuk eshte shtet,por hajdut-shtet!
    Si i perballonte te gjitha hallet e shtetit socializmi,ndonese i rrethuar me izolim te pa pare dhe nuk i ben shteti i sotem i hapur bythesh prej kohe?
    Duan te vjedhin,te pasurohen dhe nuk mendojne aspak per vendin e popullin!
    Mallkuar qofshi sundimtare bandite!

  2. h says:

    Perse nuk ndodhnin permbytje çdo vit para 1990 ???

  3. zi says:

    Kerminjte, nga guacka e tyre dalin vetem kur bie shi.
    Dikush prej tyre pret me padurim kusine qe te clirohet nga bara e rende e mbajtur vitesh,
    elites sone i pelqen te sodise nga ballkonet e medhenj te vilave,
    si perpeliten ne lluce femijet e pa fajshem te tyre.

  4. LORA says:

    Permbytjet e pas-nentedhjetes jane gjyqi dhe ndeshkimi me I merituar per vendimarresit gangstere,kusare dhe antishqiptare te qeverisjeve te rradhes ,,,dhe per njerezine e marrosur nga liria e levizjes ,nga liria e pushtimit te tokave,nga liria e prejes se pemve ,nga liria e shkelymjes se shtrateve te lumenjve,,,,nuk numerohen gjemat qe njerzit I bene natyres shqiptare.
    Kur Shqiperia nuk kishte fare shtet dhe politikane ,ata, njerzit e pashkolle te ayre kohrave ndertonin,per vete dhe per gjene e gjalle qe I mbante gjalle, vetem ne kodrina dhe shpate malesh.
    Minxhozo ,do beje mire te n’a e kurseje vleresimin tend per reflektimin e hazerte te gjelave te politikes,,,,ata femijet e traumatizuar te familjeve te permbytura nuk dun me dit fare per kete vleresimin tend,,,,sepse ata nuk kane asnje faj per gjemen ,ne jeten e tyre, qe u shkaktuan adultet e babezitur te Shqiperise sone.Do te beje shume mire te shkruaje dy fjale per kontributet e vyera policse dhe ushtrise ne kete qamet qe po heqim. E ke te gjithe mundesine per t’i shkuar problemit mu ne zemer.BEJE,,,,dhe leri krejt menjane elozhet per ata qe meritojne mallkime per kobet qe u sollen shqiptareve,ne cerek-shekullin e fundit.

  5. Drino says:

    Permbytjet ne Shkoder kane ndodhur nga shfrytezimi i gabuar i kaskades se Drinit kryesisht dhe nga projektet e gabuara ne ndertimin e ures mbi Bune, rruges nga kthesa e berdices deri tek ura e Baçallekut, unazes se qytetit etj. Disa nga keto edhe mund te regullohen por duhet qe per to te merren specialistet jo injorantet qe kane drejtuar e drejtojne ende stukturat shteterore.
    Ndersa permbytjet ne Mifol nga Vjosa jane si rezultat i nje projekti krejtesisht te gabuar te pjeses se autostrades Levan Mifol. Asnjehere ne te kaluaren nuk eshte permbytur fshati Ferras. Kushdo e ka pare qe hekurudha ne kete zone kalon ne nje estakade (ure), kjo sepse ne anen e djathte te rrjedhjes se Vjoses nuk eshte ndertuar argjinature dhe ne rast te shkarkimeve , uji duhet te kalonte nepermjet hapesirave te ures se hekurudhes. Ndersa tani trasea me dhe’ e autostrades e ka kthyer kete zone ne liqen, plus qe edhe ura mbi Vjose mbi te cilen kalon autostrada eshte bere me hapesire drite te vogel, kur ishte e detyrushme qe te ishte ure deri ne takimin me trupin e argjnatures ne anen e majte te rrjedhjes. Tani eshte e domosdoshme qe edhe krahu i djathte i Vjoses te argjinohet dhe te permiresohen edhe argjinaturat e krahut te majte.

  6. antonio says:

    I nderuari Minxhozi!
    Ky lloj shteti,qe i implementua ne Shqiperi pas 90-tes,ndonese u reklamua se do beheshim per 3-6 muaj si Zvicra,deri tani ka rezultuar i deshtuar totalisht ne te gjitha drejtimet e jetes!
    1-Per te kryer kalimin e vendit nga sistemi socialist ne ate kapitalist,duheshin vizione te qarta,te sakta dhe bindese,por opozita e atehereshme asnjehere nuk i shpalosi keto ne veprimtarine e saj qeverisese,por u suall si HORDHI PUSHTUESE duke shkaterruar dhe grabitur te gjitha pasurite kombetare te ndertuar me djersen e popullit.
    Ndonese pushteti ju dorezua ne pjate nga vete Ramiz Alia,bandat kriminale te PD-se u versulen plackes se luftes duke terrorizuar popullin.
    Rezultati: Populli u versul depove shteterore duke vjedhur gjithcka!
    Banditi Azem Hajdari ku shkelte kemba e tij digjej toka,tamam si hordhite e sulltaneve!
    Ky ishte paralajmerimi ogurzi se keta qe erdhen ne pushtet nuk do sjellin demokracine,por fashizmin.
    2-Normalisht nje shtet qe ka nderruar sistemin politik duhej te hartonte nje strategji kombetare te zhvillimit politik,ekonomik,juridik,financiar,ushtarak,diplomatik etj.
    Ky duhet te ishte edhe baza mbi te cilat duhet te mbeshteteshin te gjitha qeverite e alternuara ne cdo 4 vjet dhe te mos ndodhte sic u be ne fakt,qe investimet jane bere sipas interesave politike dhe financiare te sundimtareve,pa prioritete dhe shperndarje te buxhetit tek te gjithe qytetaret!
    Prandaj sot,pas 27 vjetesh mburren me Pazarin e Ri,me sheshin Skenderbej,me kendet e lojrave etj,gjera keto shume larg nevojave te popullit!
    3-Krimin me te madh te gjithe sundimtaret e ketij vendi pas 90-tes,ne vend te ndertonin shtet,e shkaterruan ate duke e ndare si placke lufte midis partickave aleate,qe ne fat ishin te gjitha mina me sahat kunder shtetit!
    4-Kulmi i nje palo shteti rrumpalle eshte fakti qe ky shtet ka hequr dore nga te gjitha detyrat e tij,por ua ka dhene privateve me tendera e koncesione korruptive,ndersa vete shteti luan vetem rolin e taksidarit!
    Kesaj i thone “Stambolli digjet e kurva krihet”!
    Mbase nje dite do duhet qe te jepen me koncesion edhe doganat,tatimet,deputetet,ministrat dhe atehere te na :RROJE MBRETI”!
    5-Sot asnje shqiptar nuk ka mundesi praktike te ankohet per ndonje padrejtesi,sepse administrata shteterore eshte mbushur me militante,shumica te pa afte dhe nuk guxon t’u kerkosh llogari se te thyejne turinjte me kartonin e partise.
    Dhe kjo fillon ne kryeministri,qe ajo zyra qe u krijua praktikisht nuk funksionon per popullin por per zyrtaret!
    Me lehte sot ben nje aplikim per llotari amerikane se ne kryeministri.
    Dhe sa me poshte te zbresesh me arrogance,me te pa fytyre tregohen,ndersa dretori i UKT pret qytetaret nje here kur t’i teket atij!
    Shkoni ne Bashki dhe do shikoni se nuk takoni dot asnje dretor,pale kryetarin e Bashkise qe nuk e gjen kurre pervec tv,qe e marrin ne intervista!
    Asnje minister,zv.minister,apo vete kryeministri nuk i lexojne letrat e popullit,se nuk e kane si koncept ,por edhe se bredhin kudo vetem per reklame mediatike,duke lene jashte kontrollit vartesit e tyre me poshte.
    Me eshte bere alergji kur Rama dhe Veliaj dalin ne TV cdo dite per cdo gje,me keq se Berisha,ndonese jam antar i PS-se!
    Atje ku banoj une vijne vetem para zgjedhjeve dhe bejne vetem monolog,vete flasin e vete degjojne dhe ne fund i futin slloganin “Votoni per ne se vjen Saliu prap”!
    A ka sjellje me shnjerezore se kjo ndaj ketij populli qe e konsiderojne si dele?
    Dhe kur shajne Enverin per diktator,besoj qeshin edhe vete me ato cfare i kane punuar shqiptareve fukarenj!
    Nxinin pushtetaret ne zonat e permbytura.
    Edhe Enver Hoxha shkonte kur binin termetet e shkaterronin mijra banesa,por ai burre shteti me pare kishte ngritur ne kembe mijra ton materiale ndertimi,mijra inxhinjere e puntore ndertimi,qindra makineri,fjetore dhe menca falas per puntore dhe te pastreghet etj,etj!
    Ndersa keta birkot e sotem mburren se derguan rreth 40-50 ushtare pa pervoje,ndonje gomone etj!
    Ku ishin keto qeveri kur bizneset mbulonin kanalet kulluese te rruges?
    U arrit deri atje sa shteti nderroi drejtikin e rruges dytesore ne Kashar vetem te mos prishej pika e karburantit!
    Se fundi,me duket tallje e madhe fakti qe qeverite u kerkojne ministrave planin e 100 diteve te para>
    E cfare do beje ky minister per 100 dite?
    Nje vrime ne uje.
    Qeveria ka marre votast per 4 vjet dhe duhej te paraqiste programin e saj 4 vjecar,por kjo nuk behet se qenka planifikimi komunist!
    Gallate e madhe!
    Jo po thone se kete e ka gjithe bota!
    Por ti nuk je si bota,o mavri,qe njerezit nuk kane buke te hane!
    Prandaj ikin shqiptaret nga syte kembet!

  7. belaja says:

    E shikon,o Minxhoz,qe t’i censurojne komentet keta moderatoret?
    Vetem une kam bere dy komente,pa llogaritur 304 shoket e mij qe e pelqyen shkrimin!
    Nuk i botojne se kane kritika per qeverine!
    Pse cfare u bene keta me trima se Migjeni qe shante Zogollin me liber shtepie?

  8. Ilo says:

    Skender! Gjykoj dhe besoj qe jeni nder gazetaret e rralle qe numerohen me gishta ne Shqiperi dhe trevat Shqipfolese.
    Kam vetem nje pyetje: Dini gje mos permbytjet kane lagur gje dixhitalet? Ju pyes seriozisht!

  9. Shkodra says:

    Artikull 0. Asgje .Ke frike te thuash te verteten . Servil.

  10. ALPINI.
    Jme plotesisht dakort me ty zoti Skender.por per keto kembana aka veshe per ti degjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje