Nga Alfred Peza
Dalja e Kryeministrit në mbrëmje përkrah Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, live në mediat televizive dhe rrjetet sociale, u përcoll nga disa si ironia e ditës.
Një xhest ky, imazhet e së cilit është e sigurtë që do përdoren më shpesh në të ardhmen, sesa gjatë ditës që ato u realizuan. Do të përdoren gjatë qofshin fotot, qofshin videot, qofshin fjalët që ata thanë e nuk thanë krah njëri tjetrit, xhestikulacionet apo ato që mendonin ndërkohë që tjetri fliste.
Ky xhest i Ramës, edhe ashtu i përllogaritur ose jo, i inskenuar apo i aktruar ose jo, gjithësesi nuk i shpëton me sa duket as këtë radhë “mallkimit” apo “bekimit” që atë e ndjek nga pas.
Pasi duket se do të zëvendësojë këtë radhë atë detaj që ka tërhequr vëmendjen e medias dhe opinionit për të, në situata të ngjashme kur vishte çorapet e dikurshme të kuqe apo të verdha, brekushet apo çitjanet, atletet e bardha apo të zeza, kur mbante sopatën në dorë apo kur hipte mbi rosakun që notonte në ujë tek Parku i Lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”.
E kjo më kujtoi një bisedë me një kolegun tim sot emigrant në SHBA, Gavrosh Levonja ish basketbollist i “17 Nëntorit” në kohën kur Edi Rama luante me “Dinamo”-n. Ai kujtonte veç të tjerash, se edhe ata që ishin bashkëlojtarë të të njëjtit brez shkonin me kuriozitetin e tifozëve në Pallatin e Sportit, më shumë për të parë se çfarë mbathjesh kishte veshur Edi, sesa për të mësuar se sa do të dilte ndeshja.
Në fakt problemi nuk është i tij, që duket se e ka patur herët dhe e ka e do ta ketë gjithmonë një mënyrë jetese atë që ne e marim si diçka ndryshe, si provokim, si sinjal, si mesazh, si ekzibixionizëm, si mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga thelbi real, etj. Ai e bënë këtë me sa duket, me lehtësinë e papërballueshme që kishte bërë madje edhe sot përshëmbull, ndërrimin e stemës mbi xhup, nga të “Juve”-s në atë të “Bayern Munchen”.
Gjërat ndonjëherë janë shumë më të thjeshta sesa ne duam dhe i komplikojmë, me apo pa dashje, me apo pa qëllim, me apo pa arësye. Xhesti i takimit Rama- Mziu në Kamëz për të parë e diskutuar qoftë edhe live menaxhimin e situatës së krijuar nga përmbytjet që ka shkaktuar çmenduria e motit orët e fundit, është përveç të tjerash, sigurisht edhe një mesazh.
Në një moment tejet të vështirë si ky që po kalon vendi, për shkak të kapriçove të natyrës, pavarësisht ndarjeve të thella ose jo, pëlqimeve apo mospëlqimeve fare për njëri tjetrin, ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Sepse përmbytja për shkak të shirave nuk ka as ngjyra partie, as ngjyra flamujsh, as simbole me dy gishta apo me grushtin lart, as kahje dhe as ndasi nga ato që vijnë për shkaqe ideologjike, teserash partie, kulture, interesi, ndjesish, historie personale apo familjare.
Përpara Xhelal Mziut, ka qenë vetë Kryeministri që të paktën në dy raste e ka falenderuar publikisht gjatë ditës edhe shefin e tij, Lulzim Bashën për qëndrimet që po mban në këto rrethana të krijuara.
Tregues ky i një kulture të re politike, shpesheherë të munguar në këto 27 vjet në Shqipëri. Një qëndrim që me siguri do të përsëritet kur PD të jetë përsëri në qeveri nesër dhe PS, sërisht në opozitë. Gjithësesi ka një traditë që sa vjen dhe thellohet dhe rasti i sotëm, është një vlerë e shtuar në këtë drejtim.
Klasa politike shqiptare ka ditur fatmirësisht rrallë por gjithësesi të jetë bashkë të paktën për çështjet madhore e strategjike kombëtare, si ajo për Kosovën, çështja e integrimeve tona euro-atlantike, lufta kundër ndasive veri- jug a toskë-gegë, ndasive fetare dhe disa elementëve të tjerë që lidhen me kulturën e re demokratike në sjelljen e liderëve që përfaqësojnë dy palë kundërshtare por jo armike në spektrin politik të vendit.
Nuk ka rëndësi se këtë radhë xhesti lidhet me emrin e Xhelal Mziut apo të Lulzim Bashës, Edi Ramës apo të kujtdo drejtuesi tjetër në pushtet qëndror apo lokal.
E rëndësishme është që qytetarët, bashkë me dozën e dhimbjes, lagështisë dhe fatkeqësisë që mund tu ketë rënë mbi kokë këto orë të vështira për ta, të marin edhe një dozë pozitiviteti. Një mesazh se pavarësisht gjithçkaje që na ndan, ka dhe duhet të ketë gjithnjë e më shumë gjëra, që na bashkojnë.(alpenews.al)
O Pronar i bankes nuk je keq me lepirjen por bishti i qenit ngelet gjithmone i perkulur
Sakte, bukur dhe keshtu vazhdofshin. Duhej Edi Rama te shkallmonte keto atavizma berishiste qe percajne shqiptaret
Mire e ke z.Peza.Perpara fatkeqesive dhe natyrore biles,njerzit te mos jene bashke ?,kur te vijne ne ndihme edhe te huaj?.Po cfare tharmi njerezor ka Sali Berisha kur thote se k/ministri lepin Mziun.Cfare paradoksesh do na degjojne veshet me?
Veprim i burrit të mençur.
Kjo do te thote “te shkuara, te harruara”. Jane harruar te vraret e 21 Janarit, eshte harruar dhe falur shkaterrimi komplet i Shqiperise, grabitja e pasurive te saj, shitja e pasurive kombetare te huajve, pasurimi i llumit dhe banditeve, korrupsioni, vjedhja e 200 milioneve ne rrugen e Kombit, etj etj.
Dhe e gjitha kjo per nje gjasme mision madhor mbarekombetar, ku interesat e Atdheut vihen mbi gjithçka! Po ketu vetem per interesa te Atdheut nuk mund te behet fjale. pasi ky Atdhe eshte shkelur me kembe nga kjo klase politike. Nuk mund te kete pajtim pa drejtesi. Por me sa duken bathet as Rilindja e Edi Rames as qe e ka ndermend qe te beje drejtesi. Te mjeret ata qe votojne plehrat PD,PS, LSI! Loja ka marre fund. Eshte krijuar nje lloj borgjezie ekonomike dhe politike qe do te qeverise Shqiperine gjate. Shqiptaret e shkrete nuk kane me se kujt t’i besojne dhe t’i japin voten. Do te ngjaje si ne vendet perendimore. ku partite jane vetem marioneta te kastes qe komandon vendin. Populli ben tifozllik kot. Se asgje nuk do te ndryshoje ketej e tutje. Ata qe jane pa buke do te ngelin gjithmone pa buke. Ata qe u bene te pasur me gjithfare poshtersish do te mbeten te pasur ne jete te jeteve. Dhe banditet, te korruptuarit, te degjeneruarit, njerezit pa din e iman do te vazhdojne te hedhin valle. Dhe Shqiperia do te vazhdoje te perpelitet si deri me sot.