Kultura jonë “turke” dhe gjasat për grusht shteti në Shqipëri

5 Dhjetor 2017, 22:53Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Lajmi për një fjalim të Mevlut Çovusoglu gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” ku ai u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë, u përcoll nga mediat pothuajse me të njëjtin titull. E ai ishte: “Ministri i Jashtëm turk: Ne kemi një kulturë, miliona shqiptarë janë turq. Nesër mund të ketë grusht shteti edhe në Shqipëri…”

Kjo më bëri kurioz për ta lexuar me vëmendje të shtuar shkrimin, për të kuptuar nëpërmjet gojës së shefit të diplomaicisë së Ankarasë, pak a shumë idenë që qarkullon në elitën e pushtetit të sotëm turk, për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ai citohet të ketë thënë se “një Shqipëri stabile do të thotë një Turqi e fortë”. “Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare”. “Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë me origjinë shqiptare”.

Më pas sigurisht nuk kishte se si të mos e çonte gjuhën aty ku edhe i dhemb aktualisht dhëmbi qeverisë dhe shefit të tij, tek Fetulla Gylen. “E dimë që institucionet e FETO-s kanë aktivitetet e tyre në Shqipëri, dhe shqiptarët u kanë besuar atyre edukimin fëmijëve të tyre. Pikëpyetja ime është. Pse futen në sistemin edukimit, marrin në shkollë nxënëse dhe fëmijë të një niveli elitë? Pastaj vazhdojnë të futen në struktura siç kanë bërë në Turqi, si në drejtësi, polici, ushtri. Atëherë duhet ta vlerësojmë shumë mirë që e njëjta situatë ekziston në Shqipëri, ku duhet të marrim masa konkrete tani që mos jetë vonë nesër”,- tha ai.

E gjitha kjo ndodhi në prani të Presidentit të Republikës Ilir Meta, ndërkohë që shefi i mazhorancës Edi Rama dhe ai i opozitës Lulzim Basha ndodheshin në Bruksel për çëshjtjen e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë që po gjatë ditës, u raportua se një pedagog i ri shqiptar në Universitetin e Ankarasë, doktorant për teologji nga Cërriku, ishte ndaluar sëbashku me bashkëshorten, i dyshuar për pjesëmarrje në grushtin e shtetit në 15 korrikun e 2016 prapa së cilës Presidenti Erdogan akuzon se qëndron armiku i tij Nr. 1 publik, Fetullah Gylen.

Ajo që vihet re lehtësisht në ligjërimin e shefit të politikës së jashtme të Turqisë, është përodrimi i disa klisheve të cilat janë një lloj steriotipi i njohur në komunikimin politik mes dy vendeve. Më së shumti për kortezi, inerci e populizëm, sesa si një realitet koherent i sotëm. Fakti përshembull që në Turqi jetojnë miliona shqiptarë, të cilët janë pasaardhësit e shqiptarëve që kanë qenë dikur pjesë e administratës së Perandorisë Osmane gjatë pesë shekujve të pushtimit, përveçse si statistikë, nuk është se luan ndonjë rol të qenësishëm sot në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Me siguri më shumë rol kanë rreth 3- 4 milionë turqit në Gjermaninë e sotme, për marrëdhëniet mes tyre. Por as Gjermania dhe as Turqia nuk e thonë se turqit janë gjermanë apo se gjermanët janë turq. Këtë nuk e thonë as italianët për arbëreshët, e kështu me radhë. Pavarësisht një konteksti më specifik marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Turqisë , është e tëpërt të thuash se shqiptarët janë turq dhe se kemi një kulturë. Çështjet e identitetit kombëtar shqiptar dhe elementët e orientimit tonë qytetërimor drejt atij perendimor, e bëjnë këtë, tezë të një debati shumë më të thellë e profesional.

E sigurtë është që steriotipet e përdorura për propagandë të ndihmojnë për të qenë populist, por nuk e shpjegojnë thelbin e të vërtetës ashtu siç është plotësisht, ndaj edhe nuk duhen marë edhe aq shumë seriozisht. Një ministër i jashtë turk, duket në të drejtën e vet ta thotë këtë, nëse kujton përshembull se vite më parë, po në Tiranë, një drejtor i rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit kur sapo ishte krijuar aleanca e madhe antiterror pas 11 shtatorit dhe kishte filluar lufta në Irak e Afganistan, e rendiste Shqipërinë në krye të “vendeve islamike” që e mbështesnin luftën e Presidentit të atëhershëm Xhorxh W. Bush kundër “boshtit të së keqes”.

Gjithësesi ajo që tërheq më shumë vëmendje dhe duket më serioze, është fraza që lihej të kuptohej se grushti i shtetit që ndodhi në Turqi, mund të ndodhë edhe në Shqipëri nesër, nëse nuk e mbështesnim kërkesën e tyre për luftën kundër rrjetit të shkollave të Gylenit dhe njerëzve që konsiderohen si mbështetës të tij këtu. Eshtë e kotë t’i hysh historisë për të thënë se grushtet e shtetit atje kanë si specifikë rolin e elitës shumë të fuqishme ushtarake, e që këtu kjo as që ekziston.

Jo vetëm se jemi vend anëtar i NATO-s, si edhe Turqia vetë, por elita jonë politike me apo pa koshiencë, ia arriti që ta shkatërrojë me sukses çdo mundësi të tillë që pas 1990 e duke i dhënë shkelmin e fundit elitës së vjetër ushtarake më 1997, me hapjen e depove të armëve. E vetmja tentativë reale për grusht shteti në Shqipëri, ka qenë ajo e 14 shtatorit 1998, e cila u zbyth me vetëm një telefonatë të ardhur nga përtej oqeanit.

Të kuptohemi që Turqia është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë në rajon në çdo aspekt, por kjo ska lidhje as me kulturën neotomane që ekziston akoma tek ne, as me steriotipin dhe klishetë propogandistike korteziale se shqiptarët janë turq apo anasjelltas, e as me ndonjë rrezik të paqenë për grushte shteti./Alpenews.al

12 komente në “Kultura jonë “turke” dhe gjasat për grusht shteti në Shqipëri”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    e mer beqir ,nje carcaf te tere per te mohuar gjakun dhe prejardhjen tuaj turke,per te mohuar birazeret tuaj turq te cilet as me pak e as me shume keni dale te gjithe nga koqet e sulltan muratit………………JENI TURQ E KALUAR TURQEVE!

  2. Toni says:

    Kjo kultura “turke” duhet zhdukur dale ngadale…Se na ka mbajtur 500 vjet mbrapa, na ka bere gazin e Europes.

  3. zhaku I pamposhtur says:

    Or z Peza do apo nuk do t’i apo shefat që të kanë vënë ty të bësh këto shkarravisin ne shqiptarët ose më saktë i gjithë Ballkani kemi pak a shumë të njëjtën kulturë e mentalitetit me turqit pasi me logjikë kemi qenë për 500 vjet nën sundimin e tyre…nuk ka thënë ndonjë gjë të veçantë çavushoglu..as nuk e rru trapin ai nëse ishte Rama apo Basha prezent…Turqia është një shtet seriOz që nuk i është gjunjëzuar BE e as nuk i lëpin bythën ashtu sikurse bëjnë shefat e tu…boll me shkrime tendencioze të dirigjuar prej bodrume ve të….si Gjermania po ashtu edhe Turqia e dinë shumë mirë se çfarë janë ata 4mil emigrantë turq në Gjermani. ..shiko halenë tënde z peza që shqiptarëve të Kosovës po ua bashkangjit “kombin kosovar”

  4. Lili says:

    Paralelizma idiote alla albanistani ,qe illustron vetem mungesen kulture historike tek autori i shkrimeve: kur keni lexuar per nje vizir german te turqise,o Zotni?
    Marredhenjet me Turqine kane pasur e do kene nje rendesi primordiale per Shqiperine,ju pelqej a jo, se ju jeni shqiptare te «  lobotomizuar » qe nuk keni dijeni per lidhjet e shqiptareve neper bote qe vazhdojne deri sot jashte Shqiperise. Nuk keni dijeni as per respektin qe njerezet e ndritur kane per shqiptaret si ne egypt si ne Liban, apo ne turqi,ku shqiptaret ishin emancipuese e faktor te modernizimit te atyre vendeve.
    Po shqiptaret ne Turqi jane pjese e kultures osmane,ne cdo aspekt, ke gjurma te presences se tyre qofte me emera,qofte me klishe, qofte me vepra. Arnautkoy deshtet s’deshtet eshte pjese e istambulit qe tregon se aty ishin shqiptaret, orhan pamukpo ashtu tregon rendesine e gjyshes se tij shqiptare ne jeten e tyre, e shume shume te tjera..
    Ju duhet te sheroni lobotomizimin tuaj nje here, e vetem atehere do jeni shqiptar te plot qe nuk i tremben as perendimit as lindjes,edhe duhet te harroni idiotizmet e enver hoxhes per ´mbrapambetesin’ e shqiperise sebepi i turqise.
    Kete e keni nga vetvetja,nga leaderet qe zgedheni se nuk keni tru mbasi gjithe njerezet me shkolle ,qofte te stambolit apo te parizit, i pushkatuan…
    O njereze idiote, shikoni serbine e cila ka ma pak lidhje me turqine : ajo kerkon t’i kete mire punet me turqine,me rusine,me ameriken e me evropen pa asnje komplex si ju,e kjo per interesa te veta.

    1. Alpet.al says:

      Sikur ministrat e jashtem te Gjermanise, Frances e Anglize, e te tjere homologe evropiane, apo sikur Sekretari Amerika i Shtetit, te kishin thene qe ne jemi vellezer me shqiptaret dhe ndajme me ta shume gjera te tradites dhe te kultures me rrenje te perbashketa, do te shikonim se si hordhite e gazetareve qe dinjitetin e vendit, sigurine dhe progresin dhe te ardhmen e tij e kane ne fund te portofolit te tyre, si ky Peza yne ne kete shkrim, do te masturbonin publikisht neper gazetat e tyre duke thurur elozhe dhe lepire duar e bythe te deklaruesve.
      Mirepo, Turqia, nuk ben pjese ne trendin e kohes, eshte pjese dhe objekt i islamofobise globale edhe pse eshte nje nder vendet me laike konstituciuonalisht dhe realisht si edhe nga me te qyteteruarat dhe me liberalet te botes islamike ne jeten publike.
      Prandaj edhe Peza yne, vrapon te distancoje veten e tij nga deklaratat e ministrit te jashtem turk, qe ne thelb shprehin tendencen konstante te Turqise dhe popullit te saj ne historine moderne te te dy vendeve, si mike dhe mbeshtetesja pa rezerva per Shqiperine, per Kosoven dhe per shqiptaret ne pergjithesi, ne fakt, si aleatja e vetme strategjike e tyre ne Ballkan.
      Mbetet te shohim ne te ardhmen nga zoti Peza, te na tregoje se si e qysh, aleatet tane ne Ballkan jane Serbia dhe Greqia, edhe pse asnjeri prej tyre nuk e njeh Kosoven, dhe se si Janullatosi po e shkelqen dhe po e rrezellon Kishen Autoqefale Shqiptare, se si po i emancipon ortodoksit shqiptare duke i greqizuar ne te gjitha aspektet e tyre dhe duke na afruar keshtu edhe me teper me Evropen.
      Mbase kjo do ti shtoje caze, edhe me shume, kreditet dhe aksionet e rena te zotit Peza ne politike.
      Fundja, si gazetar i tredhur kauzash te shitura apo si megafone axhendash te sherbimeve inteligjente, Alfred Peza nuk eshte as i pari, as i fundit dhe as me i vecanti.
      Prostituimi eshte zanat jo vetem i mjerimit te femrave, por edhe i perversitetit te meshkujve.

  5. @autori says:

    Shkrim i lodhshem. Perpiqet te thote shume gjera dhe nuk nxjerr krye te asnjera.

    1. kadtriot says:

      Ka frike te flas troc dhe i bie anash

  6. Keta shqiptaret turko myslyman te Shqiperise jane gati te bashkohen me turqin dhe te japin jeten per Tyrqin perderisa shajne Skenderbeun dhe e nxjerin kriminel se vrau vellaznin tyrq,perderisa mbushin sheshet dhe kthejne sumen perpjet,perderisa Shqiperia ka me shume xhami se sa arabia,dhe hoxha pellet disa here ne dite duke te zgjuar nga gjumi….
    Ndersa shqiptaret turq te turqizuar ne Turqi as duan tja dine per Shqiperine dhe se kane qene ndonje here shqiptar,as e rrujne per origjinen e tyre sic pretendojne kete myslymo murrizet tane qe e kane mendjen tek atdheu i tyre i origjines

    1. Alpet.al says:

      A ja ke lepire Janulles sot, qirie karamahmuti?
      Ju grekeqiret e Vorio Epirit jeni te gjithe njelloj, hani aty ku dhisni dhe dhisni aty ku hani, dmth ne sahanet e Megali Idheas, per te cilen edhe paguheni qe te shkruani dhe villni kromen dhe abskurantizmin e kishes mesjetare greke.

  7. Hysen Meta says:

    Problematika duhet pare edhe me e thelle, se nje cmim me dhenjen e nje titulli, Analiza qe ben z. Peza eshte e drejte . Nuk kemi nevoje qe ne keta momente te “jemi” me shume pro turq se europiane ,

  8. pjatalarsi says:

    Ky Peza i bie larg e larg, rreth e perreth! E merr pjaten ta laje dhe e ferkon nga anet, gjithe frike mos ta preke pisllekun ne mes te saj! Por jo o Peza jo, pjata ferkohet mire ne mes e shkohet drejt aneve, pastaj shplahet dhe vihet ne vend te thahet! Turqia e bab Erdoganit ju ka ju te gjithve ne xhep te vogel, se kot nuk i ka investuar me qindra milione dollare e euro aty, ndaj dhe cdo zyrtar i saj flet rrapra-caprra, cfar te doje, “nje Shqiperi stabile do te thote nje Turqi e forte”, ha, e forte kjo, a thua se orientimi i shqiptarve eshte Turqia neo-otomane dhe jo Europa e ligjeve dhe respektimit te prones. Qaju o Peza, qaju, se kurre nuk do te kesh guxim, as ti dhje as nje zyrtar shqiptar, t’ia ktheni majat nga thembrat cdo zyrtari turk qe flet rrapra-caprra! Kurre nuk do te ngrini marrdhenie te barabarta partneresh, e sidomos me vende jug-lindore, ku popujt i drejtojne si tufa bagetish, por do te kini gjithnje marrdhenie sklleverish, sepse ate kulture kini marre!

  9. katarakti says:

    Rreth 30 perqind e popullsise shqiptare jane me origjine turke. Jane pasardhesit e asqereve, nizameve, kadillereve, dizdareve, bejlereve, qe per 500 vjet me rradhe jetuan ne Shqiperi si kolonizatore. Eshte e njejta gje me 2- 3 milione shqiptaret e turqizuar teresisht qe jetojne sot ne Anadoll, siç thote edhe autori i shkrimit. Ne librin ” Shkodra dhe motet” Hamdi Bushati shkruan: ” “Siç dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodrën, shumë familje kristjane e lanë vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtëpitë që lanë kristjant ua dhanë myslimanëve. Nga kjo kuptohet mirë se ata myslimane, të cileve iu dorëzuan shtëpitë e kristjanëve të ikur nuk ishin të gjithë shqiptarë të konvertuar në islam, ndër ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombësi të tjera jo shqiptare. Instalime myslimanësh me prejardhje të huaj kanë vazhduar të vertetohen deri në kohët e fundit të pushtimit osman të Shkodrës. Krahas myslimanëve erdhen edhe kristjanët.
    1) Të ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj:
    Familjet e ardhura nga këto vende përbëjnë numrin më të madh të familjeve të ardhura në Shkodër. Në këtë studim nuk përmenden të gjitha familjet e ardhuna nga këto vende, por vetëm ato familje që janë ma të njohtunat si: familja Raxhimi (imam nga Egjypti), familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), familja Berdicaj (të ardhun nga Anadolli qyshe në fillim të invazionit osman dhe të vendosun në fshatin Berdicë), familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit në Anadoll të vendosun në lagjen Dergut), Çukejt (artilier nga Turqia), Çakejt (përsonalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele), Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit të dinastisë islame), Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku), Dilaverit (ushtarak nga Turkia), Bilanet (përgatitës ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit), Kalajajt (oficer jeniçersh të ardhun që në kohët e para të invazionit osman), Abdurrahmanet (oficier turk nga Egjipti), Rust (nëpunës), familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe), familja e Nelit te Molla Dautit (origjinë egjiptjane), familja Dizdart (dizdar në kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes së Anadollit), fisi i Sheh Qazim Hoxhës (ushtarak nga qyteti i Kastamonit të Anadollit), familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azisë së Vogël), familja Boksejt (ushtarakë nga Anadolli), familja Muhamet Shehu (hoxhë nga viset e Azisë së Vogël), familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar të sanxhakut Ortugal), familja Hysejt (oficier nga Izmiri i Anadollit), familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirisë), familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani), familja Behrej (ushtarakë që nga fillimi i pushtimit osman), familja Allajbegve (kolonel me origjinë turke), familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar), familja Sala-Isuft (grekë i bamë musliman). – Zezakët e shqiptarizuar (të mbiquejtunit “Harapet”) në Shkodër, që formojnë nji numër të vogël, janë përgjithësisht me origjinë nga Sudani egjiptian. Janë të sjellur si skllevër nga tregtarët, sidomos nga detarët ulqinakë. Këto janë blerë ndër tregjet e Algjerisë, Tunizisë, Sirise etj. Këto përmenden veçanërisht pranë vezirëve Bushatllinj”.
    Gjate viteve 1850 – 1860 erdhi edhe nje tjeter vale e madhe me popullsi qerkeze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje