ANALIZA/ Vendim i rrezikshëm i presidentit amerikan

8 Dhjetor 2017, 23:02Bota TEMA

Vendimi i presidentit Trump për transferimin e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi në Jeruzalem mund të shkaktojë një intifadë të tretë, mendon ish-ambasadori në Izrael gjerman Rudolf Dreßler.

SHBA e ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit që prej vitit 1995 me vendim të Kongresit, por zbatimi në praktikë i këtij vendimi përmes hapjes së ambasadës në Jeruzalem është shtyrë vazhdimisht për shkak të reagimeve të mundshme të shteveve arabe dhe mospranimit të një hapi të tillë nga BE-ja.

Injorancë ndaj zërave ndërkombëtarë

Prej 70 vjetësh ka një konsens ndërkombëtar që për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme Jeruzalemi shihej si temë tabu. Sepse njohja e tij si kryeqytet do të shkaktonte një acarim të madh. Rudolf Dreßler mendon se me vendimin e tij për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem presidenti Trump po sillet si bosi i një sipërmarrjeje industriale, që bën si të ketë qejf. Sipas Dreßler këtë hap Trumpi e bëri për shkak të “injorancës kundrejt të gjitha zërave ndërkombëtarë”.

Ky nuk është vendimi i parë i pazakontë që merr Trumpi. Por sipas ish-ambasadorit të Gjermanisë në Izrael tani SHBA nuk mund të jetë më partner ndërkombëtar për bisedimet për paqe, sepse me transferimin e ambasadës në Jeruzalem SHBA tregohet e partishme. Sipas tij tani përgjegjësia mbetet te Rusia, Kina dhe te BE-ja.

E mundur një intifadë e tretë

Tani sipas ekspertëve nuk bëhet fjalë për rifillimin e bisedimeve të paqes, por se si mund të pengohet shpërthimi i një dhune të re. Madje Dreßler mendon se vendimi i presidentit Trump mund të çojë një intifadë të tretë, në rast se mbajmë parasysh se çfarë çoi në shpërthimin e inifadës së dytë: pikërisht vizita e ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon në Malin e Tempullit, mendon Dreßler.

Gjermania do të vendosë për transferimin e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Izrael vetëm pasi të arrihet një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinezëve dhe një marrëveshje për sqarimin e kryeqytetit, Jeruzalemit lindor dhe perëndimor mes të dyja palëve.

Nga ana tjetër Gjermania dhe vendet e BE-së duhet të mendojnë tani se cili do të jetë roli i tyre në politikën e re mes Trumpit dhe Netanjahut dhe se si Izraeli të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

Politikani i SPD-së Rudolf Dreßler (77) ka qenë nga vitit 2000 deri 2005 ambasador i RFGJ-së në Tel Aviv.(DW)

4 komente në “ANALIZA/ Vendim i rrezikshëm i presidentit amerikan”

  1. apapapa says:

    Rrofte google translate…

  2. american16al says:

    Europe I ka patur breket poshte dhe te lagura ,si gjithmone frikacake kur Amerika ka marre vendime te forta per te rregulluar rendin boteror.

  3. Wendy B says:

    I rrezikshem per ke??!! Na i paska ngel qefi arabeve. Pfff big deal..

  4. CADILLAC GASHI says:

    o gjerman i rakit,

    Maroni qatje nej Mercedes, BMW apo nej AUDi, e mos hani mut per politike……se ju dini veq me prodhue ….edhe asgje teter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje