Basha në panik për pjesëmarrjen në 27 vjetorin e PD: Njoftoni çdo njeri...!

8 Dhjetor 2017, 20:48Politika TEMA

I vene gjithnje nen akuzen se nuk frymezon askend ne PD, jo vetem nga kritiket brenda partise por dhe nga me te afermit e tij ne politike e pranojne kete, Lulzim Basha ka nisur organizimin e mbledhjes se njerzve per festen e partise.

Pasi, festa e 27-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, e ka vënë kreun aktual Lulzim Basha përballë një pozite jo shumë të favorshme për të.

Pas dështimit të analizës së humbjes së zgjedhjeve, dhe braktisjes së saj nga demokratët, Lulzim Bashën e ka kapur paniku i pjesëmarrjes në eventin e 27-vjetorit të themelimit të partisë më të madhe opozitare në vend. Burime nga Partia Demokratike shprehen se Lulzim Basha po sillet si kali në lëmë, teksa vërtitet dhe kërkon nga të gjithë stafi dhe përkrahësit e tij, angazhim maksimal për të ftuar sa më shumë persona për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Situata aktuale po tregon se Lulzim Basha e ka çuar PD-në në prag dështimi, e tashmë nga frika e një tjetër dështimi siç është rasti i festës së themelimit të PD-së, ka shtyrë Lulzim Bashën të bëjë telefonata, thirrje e lajmërime duke kërkuar pjesëmarrje, nga frika se mos i duket sikur të ishte ndonjë vaki.

1 komente në “Basha në panik për pjesëmarrjen në 27 vjetorin e PD: Njoftoni çdo njeri…!”

  1. Tareas Bulba says:

    Demokrat te ndershem,ju veterane dhe rinia e sotme bojkotojeni kete kriminel hajdut shites i detit ,si mos dashja qe Shqiperia te mis hyje ne europe mos i shkoni ne takim se ky nuk eshte per Shqiptaret por eehte per Serbet eRusine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje