Napoli ka një arsye shumë të madhe për t’u mburur sot pasi pica napoletane u shpall pasuri kulturore botërore e UNESKO-s.
Mësohet se konfirmimi u bë nga autoritetet e Romës.
Këshilli i UNESCO-s i mbledhur në Jeju, të Koresë së Jugut pranoi unanimisht kandidaturën italiane për specialitetin e saj më të mirë.
“Urime Italisë”- komentonte Unesco në llogarinë e saj.
Ndërkohë referuar statistikave biznesi i picerisë gjeneron një shumë të ardhurash prej 12 miliardë eurosh në Itali. (TemA)