Zbardhen detajet, Basha fton Ramën dhe Kryemadhin për 27 vjetorin e partisë: Kam nderin t’ju ftoj në pritjen e organizuar

8 Dhjetor 2017, 14:32Politika TEMA

Partia Demokratike ka shpërndarë mijëra me rastin e 11 Dhjetorit ku kremtohet 27 vjetori i themelimit të partisë më të madhe opozitare.

Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga festa, mësohet se ftesat që mbajnë firmën e kryeopozitarit Basha janë adresuar edhe te Partia Socialiste edhe te Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Zoti Lulzim Basha ka nderin t’ju ftojë në pritjen e organizuar me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
E hënë, 11 Dhjetor 2017
Ora 18:00 Në Pallatin e Kongreseve, Tiranë” shkruhet në ftesë.

Sjellim në vëmendje qershorin e këtij viti, ku Halim Kosova mori pjesë në festën e 26 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Ndërkohë ende nuk ka një emër konkret nga selia blu si i përzgjedhur për të qenë pjesë e festës së demokratëve. (TemA)

 

 

4 komente në “Zbardhen detajet, Basha fton Ramën dhe Kryemadhin për 27 vjetorin e partisë: Kam nderin t’ju ftoj në pritjen e organizuar”

  1. syri blu says:

    Shume e drejte nga ana e PD-se, socialistet duhet te dergojne dike , le te dergojne rojen e selise se PS- se , dhe shum e kane …………….

  2. eno says:

    E ka thirrur basha edi ramen per tja futur dhe nje here ne lidhje me prokurorine pergjitheshem. Edi ramen nuk ka pushtet derisa prokurori i pergjitheshem eshte i emeruar dhe komandohet nga Sali berisha dhe Ilir Meta.
    Perfundimisht shqiperia ka zgejdhur nje kryeminister pa zemer dhe frikacak. Megjithese mori cfare kerkoi nga populli shqipetar e votuam ne mase i dhame timonin dhe i larguan ferrat si LSI ja nga kembet perseri kerkon doren lulezimkriminelit dhe leshelise.Turp.Prokurori i pergjithesem adriatik llalla perfaqeson partine demokratike dhe interesat politike e kriminale te saj dhe jopopullin shqipetar te cilin ekalene ne meshiren ekrimineleve anembane vendit. Jo vetem largimi i adratik llalles nga detyra qe mban te ciles me ligj i eshte mbaruar afati por dhe emerimi i nje prokurori nga mazhoranca socialiste eshte nje edrejte e ligjeshme e cila rrjedh nga pushteti i marre nga vullneti dhe vota e populllit me 26 qershor 2016. Ne rast se edi rama nuk do te largoje adratik llallen dhe do te trembet nga te bertiturat e avokatit te keq e te dobet te Ilir metes si Ylli manjani atehere edi rama te dorezoje karrigen e kryeminstrit dhe ti hape rruge zgjedhjeve te reja ne menyre qe populli te zgjedhe liderin e vertete qe do ta cliroje nga sali berisha dhe krimi i lidhur me pushtetin.

  3. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Rama mos tregohet sylesh dhe te shkoj atje. Atje jan llumi 27 vjeqar i vendit qe kan duart e pergjakura.

  4. mesiguri ka mi afru noj Party sexi ,
    orgji ne bordellon e krimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje