Jozefina Topalli "kryqëzon" kreun e PD: Rama e Basha janë bashkë, duhet një “8 dhjetor” i dytë për t’i shembur

8 Dhjetor 2017, 21:48Politika TEMA

Një nga zërat më të fuqishëm dhe me influencë në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli sot në Ditën e Rinisë, ku mijëra studentë u ngritën për të shembur komunizmin, bën një deklaratë të fortë. E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ndonëse jashtë Parlamentit, Jozefina Topalli thotë se ka ardhur koha për një 8 dhjetor të ri, që të rrëzojë këtë klasë politike.

 

 

Sot është një ditë e rëndësishme “8 dhjetori”, një ditë që të kujton një gjë të rëndësishme kur studentët brohoritën frazën e famshme “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pas gati çerek shekulli ata që e premtuan realizimin e kësaj ëndrre duket se e kanë thyer premtimin, kanë dështuar. Është e vërtetë kjo?
Është në tërësi një ëndërr e thyer. Jo vetëm kur themi apo ëndërronim se vendin duhet ta shihnim si gjithë Europa, nuk donim të ishim thjesht në BE, por donim të ishim të barabartë në të gjitha aspektet me qytetarët e Europës, por është një ëndërr e thyer, e largët. Duhet të ishte një moment reflektimi, por me klasën politike nuk besoj se ka një moment reflektimi, nuk besoj se ka për të pasur një analizë, pse kemi varfëri? Pse jemi këtu? Pse shqiptarët duan të ikin? Pse flitet për një rritje të varfërisë? Pse brezi i ri e sheh veten të pamundur? Pse ikën jashtë dhe kthehen në korrierë droge? Kjo është gjëja më e dhimbshme që mund t’i ndodhë një vendi, nuk ishte kjo ëndrra. Pse shqiptarët u dyndën e vrapuan pas një ëndrre? Sot nuk ka një ëndërr.

Ka, se Europa vijon të jetë ëndërr…
Mendoj që ai është një projekt, po ëndrrën dua ta shoh ndryshe. Unë them që ëndrra është rrëzuar rrugës. Është një moment për ta ndalur hapin për të parë më me sinqeritet nga qytetarët, për të parë ku janë dhimbjet e tyre. E ndjen se shqiptarët janë në një moment gati depresioni. Ne jemi rebeluar, ka patur raste kur jemi ndjerë keq, por të deprimuar shqiptarët nuk kanë qenë kurrë. Sot shqiptarët janë të deprimuar.

Ju e bëni përgjegjëse partinë që keni përfaqësuar. A ka ajo një lloj përgjegjësie për këtë ëndërr të thyer?
Unë fola me ne, nuk është vetëm tek klasa politike është më shumë se kaq. Ka shumë shkaqe që ndikojnë, historike, aktuale të tjera arsye që ndërhyjnë në indin dhe fibrën e shoqërisë sonë dhe konvulsionet që kjo shoqëri po jeton sot, por e marrë edhe në mënyrën më të thjeshtë dhe të dhimbshme kur lexon se janë 180 mijë shqiptarë që jetojnë me më pak se 3 dollarë në ditë, është një klithmë. Apo kur lexon raportet e BB-së që 32,8 % e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë i bie të jenë 1 milion shqiptarë. Pak ditë më parë po lexoja për një ekonomist indian që e ftojnë në një universitet në Torino, foli më shumë në planin filozofik se sa për ekonominë. Ai u shpreh se: Nëse kualitetet morale nuk qëndrojnë në një shoqëri, ekonomia nuk rritet. Unë besoj se rasti i tillë është edhe për Shqipërinë.

Nga “8 Dhjetori” lindi edhe Partia Demokratike që e drejtoi vendin për 13 vjet. A ka mbetur në PD ajo fryma e vitit ’90. A ka sot lidhje PD me atë parti? Jo vetëm personazhet por edhe filozofia.
Partia Demokratike ka sjellë lirinë. Liria funksionon, në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime drakoniane. Jemi të lirë. Kemi thënë atë që mendojmë kemi ecur përpara në rrugën e integrimit, jemi pjesë e NATO-s. Unë nuk mendoj se sot përfaqëson ndonjë gjë nga ajo që ka qenë ëndrra e viteve të fillimit. Po të më pyesësh thellë-thellë nuk di në ja vlen, dhe a ka ndonjë gjë nga emri i PD. Kanë marrë siglën e PD, por aty mbaron çdo gjë. Kjo është ndjesia ime, qofsha e gabuar.

Zemra e partisë është grupi parlamentar, në këndvështrimin e ëndrrës së “8 dhjetorit” si e shihni atë?
Nuk dua të përgjithësoj. Në shumë raste sillet midis mediokritetit dhe vulgaritetit. Kam bindjen e thellë se s’ka asnjë lidhje me atë të 8 dhjetorit 1990, sepse ka rrëzuar vlerat dhe parimet. Funksionon me një miks të asaj që është ambicia financiare dhe axhenda politike e lidershipit të këtij grupi, që nuk e quaj grupi i PD sepse s’ka ardhur nga Partia Demokratike dhe as nga forumet, s’ka asgjë nga vlerat dhe parimet mbi të cilat është ngritur kjo forcë.

Ju mungon ajo sallë zonja Topalli, përplasjet, argumentet, keni kaluar aq kohë në atë sallë?
Kam menduar se do më mungonte, janë më shumë se dy dekada e përfshirë emocionalisht, mendërisht e fizikisht 24 orë në 24 orë. Jo, kur e shoh sot nuk më mungon. Më bën të mendoj që ai teatër i shëmtuar i aktorëve që janë bashkë në interesat që ato ndajnë, se kam fjalën vetëm për interesa politike, është e shëmtuar. Nuk është ajo për të cilat lindi 8 dhjetori.

Ju po thoni që Rama e Basha janë bashkë në interesa financiare, jo vetëm politike në marrëdhënie partnerësh?
Ata janë bashkë në një marrëdhënie shumë opake.

E lidhni me marrëveshjen e 18 majit?

Është një marrëveshje e nëndheshme edhe para 18 majit, që u bë gjatë majit më vizive, por edhe më pas. Ke për ta parë edhe në muajt që vijnë.

Si e shihni këtë?
Është e dhimbshme kanë thyer besimin dhe ëndrrat e shqiptarëve. Harrojnë që shqiptarët kuptojnë. Është një klasë politike që kërkon një betejë të fortë. Kur unë bëja politikë e kam sulmuar për dy gjëra Edi Ramën. Secili që bëhet kryeministër, i kam thënë Edi Ramës, se një kryeministër që drejton një qeveri ku populli kërkon të ikë, i ikën mbi 200 mijë vetë dhe vendi është i mbuluar nga droga, një rekord shumë i zi. E kam akuzuar Edi Ramën në çdo seancë parlamentare. Nëse shqiptarët besojnë se ekziston një alternativë ata kanë shpresë. Nëse mendojnë që nuk ekziston kjo rrugë, zgjedhin të ikin.

Ju po bëni njëlloj përgjegjës Bashën?
Njëlloj jo, se do isha e pandershme por, në proporcion i takon po aq pjesa e fajit për largimin e të rinjve dhe familjeve shqiptare.

Për çfarë arsyeje?
Mund të dish dhe mund të mos dish të drejtosh vendin. Por nëse interesat financiare mbizotërojnë mbi dhembshurinë dhe dashurinë që duhet të kesh mbi vendin tënd, portat e së ardhmes janë të mbyllura. Ndaj them që kjo klasë politike ka nevojë për reformim të thellë. As të rinjtë që janë sot në politikë nuk përfaqësojnë me të vërtetë të rinjtë shqiptarë.

Zonja Topalli, ju ia vini deri tani përgjegjësinë edhe opozitës sigurisht për këtë mungesë shprese, por ju kujtoj se ju e goditët Lulzim Bashën në fillim të fushatës, pastaj u tërhoqët, u publikuan lista, por pastaj zëri kundër në PD erdhi dhe u bë më i dobët. A mund të themi sot se s’ka zëra kundër në PD?
E kundërta është në fakt. Çdo ditë e më shumë bindem se kam bërë gjënë më të mirë që kam thënë të vërtetën time, atë që unë kam besuar. Koha që kalon, mua më jep të drejtë. Fakt është që gjatë fushatës sheshet ishin bosh, kur në fakt demokratët ishin mësuar të dyndeshin në shesh si asnjë forcë tjetër, pas fushatës sallat ishin bosh, sot ke një kryetar që ecën vetëm, që nuk takon asnjeri, që sillet nëpër zyra të një godine që është bosh, një oborr bosh e me kafe. Kjo s’ka qenë asnjëherë PD, për aq sa e njoh. Kemi kaluar periudha ulje-ngritje magnetizmi, ndryshime të jashtëzakonshme, ndjeheshim mirë kur arrinim disa objektiva.

Tani çfarë po ndodh ku janë zërat kundër. Ka pasur edhe një përçarje mes vetë zërave kundër, nuk u bëtë asnjëherë bashkë?
Janë të gjithë bashkë, janë shqiptarët të gjithë bashkë që janë tërhequr dhe po shohin, nuk i shkojnë më pas.

Jeni dorëzuar?
Jo, jo. Po ta shpjegoj. Askush prej atyre që kanë besuar tek PD nuk dorëzohen. Fakti që po hesht nuk do të thotë se jam në qoshe dhe indiferente ndaj politikës, në fakt është e kundërta. Ka qenë një periudhë dhe po e shihja se opozita do ta kapte për shkak të krizës që po kalon qeverisja aktuale, pas gjitha skandaleve asgjë nuk ndodhi. Të dy palët përpiqen të mbulojnë e shantazhojnë njëri-tjetrin, për një pazar të ri. S’ka nevojë të jesh shumë në politikë për ta lexuar këtë. Kam filluar ta lexoj me kohë. Duhet koha e caktuar për një “8 dhjetor” të ri. Unë besoj se të rinjtë shqiptarë kanë për t’i dhënë vendit të tyre një “8 dhjetor” të ri. Nuk e di formën, mënyrën, si do jetë mënyra dhe koha, por di që kjo klasë politike ka dështuar.

Pra, nuk jeni pajtuar me idenë se Basha do rrijë për një kohë të gjatë në PD…
Unë nuk pajtohem me një njeri që e merr karrigen me dhunë, e uzurpon atë dhe e përdor për interesa financiare të familjes dhe oligarkëve.

Si mund të mbahet peng një parti me dhunë, forumet institucionet?
S’ka forume, ke dëgjuar të mblidhen ndonjëherë. Unë nuk jam pajtuar kurrë, por Basha nuk do ta lëshojë kurrë atë karrige, vulën dhe siglën do ta mbajë peng derisa shqiptarët të vendosin që të bëjnë zgjidhje dhe të gjitha humbjet që do pasojnë ai do t’i quajë fitore. Ndaj them që ka ardhur koha për një “8 dhjetor” të ri.

Brenda PD po thoni?

Brenda gjithë klasës politike se 20 e ca vite më parë, 8 dhjetori ndryshoi rrënjësisht politikën shqiptare. Ashtu e kalbur siç është ka nevojë për një lëvizje endemike.

Do viheshit në krye të kësaj lëvizje?
Besoj se ka nevojë për një “8 dhjetor” po aq të madh sa i pari. Nëse e para ishte diktaturë që kishte mbytur çdo qelizë të mendimit dhe lirisë, ky i dyti është diktaturë e korrupsionit dhe mjerimit, por s’ka dhunë më të egër dhe gjë më fyese se sa kontratat që bëjnë politikanët shqiptarë.

Do viheshit në krye të këtij 8 dhjetori, qoftë edhe parimisht?
As parimisht as taktikisht. Unë kam ndalur hapin, pasi dikush ka vendosur të mos jem në atë sallë. I falënderoj me gjithë zemër që s’jam sot në atë Parlament. Më shumë se kurrë jam e bindur se duhet një reformë e madhe.

A mendoni se do jeni sërish pjesë e atij Parlamenti?

Nuk e di, sinqerisht. Mundet po, mundet jo.

A do vijë dita që do e shohim Jozefina Topallin si pjesë të një formacioni politik përveç PD?Nuk e kam menduar. E di që ka një vakum të madh në politikë, një mos përfaqësim të thellë, a do vijë një forcë e re politikë këtë nuk e di. Fakti është që edhe skena botërore dhe europiane ka zhvillime të jashtëzakonshme. Janë kohë që nuk e dimë çfarë ndryshimesh do sjellim.

Çfarë do t’ju ulte me Lulëzim Bashën në një tryezë?
Asgjë, kam qenë e ulur dhe kam ikur vetë. Është fyese ta kesh në krye të tryezës atë, fyen veten. Kohët do ta tregojnë më shumë unë sot s’kam dëshirë të flas për Lulzim Bashën, është konsum shpirtëror i madh.

7 komente në “Jozefina Topalli “kryqëzon” kreun e PD: Rama e Basha janë bashkë, duhet një “8 dhjetor” i dytë për t’i shembur”

  1. shkodrani ne mergim says:

    O nexhmije e dyte apo pantera e zeze,
    E para PD nuk solli lirine,por e sollen studentat kurse ajo e vodhi prej tyre.
    E dyta : Ku ishe ti ne levizjet e para te dhjetorit ?
    E treta : Ne cfare viti je bere anetare e PD ?

  2. ALPINI.
    Per cfare ke folur .ne kete interviste.nuk te mora vesht asgje.Ose sic i themi perralla me mbret.
    E shikon edhe vete seje bere gjyshe dhe merru me mire me niperit dhe mbesat.Mos harro me ju thene. Na ishte nje here….

  3. P. Stakaj Detroit says:

    Se pari titulli me duket i gabuar. Ne kete shkrim Jozefina Topalli nuk e kryqezon askund Bashen, perkundrazi i ka vu kryqin vehtes (asht vetekryqezue) me dashjen e saj.
    Se dyti, shkrimi nuk i sherben parimeve demokratike, Jozefina mbeshtetet ne koncepte qe frenojne zhvillimin e shoqerive, ajo imiton te kaluaren komuniste ku mungesa e rotacionit politik brenda nje partie, coi ne disfate ne popull te tane.
    Se treti, thirrjet per nje tjeter 8 dhjetor, jane sa sarkazem aq edhe tragjike. Jozefines nuk i doli nje 8 dhjetor, sipas saj duhet edhe nje tjeter 8 dhjetor qe ta risjelle ate ne pushtet.
    Pra po luhet absurdi dhe kete po e ndihmojne media te caktuara qe as ju kercet per demokracine por per te mbushur programet me soj e sorollop ceshtjes qe e frenojne ecjen perpara.
    Sa te perket ty Jozefine:
    1. Ne vitet 90-ta nuk ke qene e vogel, as adoleshente. Pse dhe nga erdhe ne vitet e mevoneshme dhe pse i u bashkangjite PD_se? Kurre nuk e shpjegove.
    2. Askush nuk e beson se ti ke respekt per Berishen.
    -Ne vitin 97, sipas familjareve te afert te tuej, ka ardhun nga Vatikani nje mesazh ku te terhiqte vemendjen pse duhej ti bashkohej nje “komunisti” si Sali Berisha. Pergjigja e juaj ka qene se “une synoj kreun e PD-se”. Natyrisht ti nuk mund ta pohosh kete, do ishte budallallek, por shkodranet e komentojne prej vitesh kete si dicka te sigurte.
    3. Jo se kam ndonje respekt per Luzim Bashen, por largimi yt dhe i disa te tjereve si puna jote nga grupi parlamentar i PD-se ndoshta mund te numurohet sinje nder gjerat me pozitive dhe kurajoze te Lulzim Bashes, ne funksion te ringritjes se PD-se. Ti ne menyre te vecante ke nje pergjegjesi te rende per humbjen tragjike qe pesoi PD ne 2013-ten. Ti ke bere shume te zeza ne kurriz te PD-se.
    – Ke shfrytezuar postin si kryeparlamentare per te shtene ne dore pasuri prrallore ne Shkoder e ne rrethe te tjera
    -Ke bere shperdorime te jashtezakoneshme te vlerave monetare per interesa personale duke harxhuar miliona euro per udhetime ne te gjitha vendet e Botes pa asnje kriter e nevoje, duke blere bileta teper te shtrenjta dhe duke fjetur ne hotele teper luksoze bashke me badigardet e tu.
    – me sjelljet arrogante prej nje fodulleje, ti ke ule jo vetem reputacionin e familjes tande e te burrit tend (nje njeri shume i respektuar ne Shkoder), por ke perdhose edhe shtresen e te perndjekurve politike, nga ti pretendon se vjen. Per gjith keto vite nuk u kujtove njehere te ngrije ne parlament shqetesimet e tyre.
    E pra pse duhet te jeshe ti perseri ne PD? Per cfar? A nuk pate kohe te mjaftueshme per te dhene dicka per kete vend?
    Ku qendron mekati i Bashes ne kete rast?
    4. Ti po pret te ndodhi ndonje hata ne PD dhe te turreni ta shqyeni Bashen, per te marre PD-ne per ta mjelur edhe njere. Por ti dhe te tjeret qe prisni kete e keni gabim. Ju jeni majmur sa s ka ku shkon. Tani kane ardhur “trimat e xha Jahos”- djali i Fahri Balliut (nuk ja dijme emrin), ai Salinjaji, qe vjedh 16 milion energji elektrike, Grida Duma qe shet nga tre here apartamentet e “ortakut”, Gurakuqasi e te tjere si keta qe nuk e leshojne pa e mjele mire ate vend sic nuk e leshove ti per 20 e sa vjet.
    5. Jeni bere shume te urryem ju qe mallkoni gjith diten pse nuk i keni ma ato ofiqet e dikureshme. Urrejtja vjen per shkak se ju nuk patet kurre ndershmerine minimale per t ju lerkue ndjese te gjith atyre demokrateve te ndershem, me buke e pa buke, qe ju mbeshtetn, ne diell e shi, ne vape e ne ngrica, tue ju shkue mbrapa, tue ju mbeshtete qe te fitonte kauza e djathte te cilet ju e shitet shume lire.
    Trishtuese eshte se tashti kerkoni edhe kusurin.
    Jo, lereni Bashen te beje detyren. Ne se nuk e ban, do i dali dikush tjeter per Zot PD-se qe ta ringreje ate por domosdoshmerisht pa ty, pa te tjeret si ti qe e shkatrruet ne kete fare feje.
    5. Mos u merrni ne keto momente me teori konspiracioni te denja per intrigante e zorraxhinj. Mos ja quani tradheti, faktin qe Basha kerkon te beje nje politike jo konfliktuale si me pare. Kjo eshte kerkese e Nderkombetareve. Nuk mund ta zini pisk ne kete drejtim. Ky nuk eshte mekat. E rendesishme eshte qe ai (Basha) te jete i afte te beje mareveshje te denja ne interes te kombit, por kurrsesi te nxisi urat e urrejtjes e vellavrasjes ashtu sic bete ju qe mbreteronit kriminalisht para tij.
    6. Fatkeqesisht ke ndodhur edhe e pa zgjuet. Po te kishe dy pare mend, ti duhet te rrije ne ndonji qoshe, gezo (mos i gezofsh) ato qe ti ke perfitue padrejtesisht, mos u duk ekraneve se na ndjell neveri.

  4. M says:

    E ndrite 27 vjet dhe fajin e kan keta te sotmit , apo kur ha per vete nuk i shikon ata qe mashtuat e vuajn akoma, pse hiqeni sikur vini nga nje planet tjater, cfar bet per moskamjen , drogen , krimin, kondrabanden, vjedhjet, vrasjet se keto nuk jan qe linden sot por qe ne ditet epara te trazicionit por ju e keni hallin per kariken qe humbet e me te bashke te gjitha privilegjet

  5. Aureli says:

    Po kjo buce si ska turp po thote per pinokun sali, nuk genjen

  6. Vjosani says:

    Po ban-je moj cike, pse nuk e ban. Merr dhe Bërishen me vete dhe nis-nia nga e para….Hahahaha, sa qesharak ngjane ne kunderkohe ca njerez. Gje e madhe inkoherenca e gjerave ne kete jete

  7. Lili says:

    Partia demokratike ka sjell lirine?
    Aman o jozefin,mos se te gjithe po e shohim cfare mut lirije na ka sjell kjo parti,ku u bene sklave ne token tone….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje