Pas ndeshjeve të fundit në grupe, është fiksuar edhe ndarja në vazo e skuadrave të kualifikuara më tej në Europa League. Skuadrat ndahen në dy vazo dhe pritet hedhja e shortit më 11 dhjetor në Nion.
Lacio e Strakoshës dhe Atalanta e Berishës janë në vazon e parë, që do të thotë se janë të favorizuar për sa i takon kundërshtarit, por edhe faktit se ndeshjen e kthimit do ta luajnë në shtëpi. Milani, me një përvojë të madhe europiane, por në vështirësi aktualisht, rrezikon të ndeshet me Borusian e Dortmundit, që ndodhet në vazon e dytë.
Shorti pritet të jetë i vështirë edhe për Napolin e Elseid Hysajt, që po ashtu ndodhet në vazon e dytë.Rregulli është që nuk mund të ndeshen mes tyre skuadra të një shteti dhe të të njëjtit grup.
VAZO E PARË
Vijareal, Dinamo Kiev, Braga, Milan, Atalanta, Lokomotiv Moskë, Plzen, Arsenal, RB Salcburg, Atletik Bilbao, Lacio, Zenit, CSKA Moskë, Atletiko Madrid, Lajpcig, Sporting Lisbonë.
VAZO E DYTË
Astana, Partizan Beograd, Ludogorets, AEK, Olimpik Lion, Kopenhagë, FCSB, Crvena Zvezda, Olimpik Marsejë, Ostersund, Nicë, Real Sociedad, Napoli, Spartak Moskë, Sëlltik, Borusia Dortmund.