Burgu i ri në Shkodër gati për të pritur "banorët" VIP, Ministrja Gjonaj: Do të jetë gati dhe për “peshqit e mëdhenj”

9 Dhjetor 2017, 18:32Politika TEMA

Zbatimi i reformes ne drejtesi dhe vettingu me sa duket po merr konturet e plota, duke qene se po ndertohet dhe banesa per ata qe mund te cilesohen dhe “:banoret” VIP te tij.

Keshtu, burgu i ri i Reçit do të hapet në janar dhe ky institucion i vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë, pritet të presë edhe “peshqit e medhenj” të reformës në drejtësi, nëse gjykata do të vendosë dënimin e tyre dhe sjelljen në këto mjedise.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni dha këtë përgjigje, kur u pyet gjatë inspektimit të punimeve të kryera në burgun që do të presë në total 760 të dënuar.

“Ky burg do të jetë si të gjithë burgjet e tjera. Përsa kohë që do të ketë një seksion të sigurisë e lartë dhe një tjetër të sigurisë së zakonshme. Gjykata do të vendosë nëse do ta sjellë në Shkodër në seknsion të sigurisë së  lartë, apo në seksion të  sigurisë së zakonshme” , deklaroi ministrja e Drejtesise Gjonaj.

Ky burg do të shërbejë në të njëjtën kohë për të shfryrë institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit, që janë të mbipopulluara me të burgosur. Ndërsa në të do të vendosen edhe të ekstraduarit e dënuar për vepra të rënda.(Tema)

8 komente në “Burgu i ri në Shkodër gati për të pritur “banorët” VIP, Ministrja Gjonaj: Do të jetë gati dhe për “peshqit e mëdhenj””

  1. Fiqua says:

    . HEJ! Berisha do kondicioner,
    se është plak. Dhe gjithë ata dimra që do kalojnë
    duan pak ngrofje.???

  2. Shkelcim Miri says:

    ishalla e inaguron Sali Serbi, dhe paste kemben e mbare

  3. Lloji says:

    Peshqit e medhenj coni ne Siberi…

    1. Tironci says:

      Te hengert goja mjalte byrazer, atje ne Siberi ti shpien

  4. Askushi says:

    Ade… Berisha me familjen i pari..

  5. Lola says:

    Per hajer qofte. T’kendojme ate kengen:
    Mu atje te 7 penxheret,
    nji nga nji tu hy prej deret,
    erdhi fundi, erdhi ora ,
    per me vjell gjith keta horra,
    krimet, vjedhjet, tradhetite,
    hak i popullit nje dite,
    ca vonuar e ca harruar,
    n’hell te ferrit per ti cuar.

  6. nord.al says:

    Miresevjen ne Rec, Zoti Berisha!

  7. BEHO says:

    Ma gezofshi hotel recin te gjithe qeveritaret shqiptar.Shume i pershtatshem A JENI GATI BURRA SE MJAFT ME POSHTERSITE TUAJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje