Partia Demokratike ka deklaruar se EUROPOL konfirmoi që Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të kanabisit në Bashkimin Europian.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, përmes një deklarate nga selia blu, tha se Shqipëria në 4 vjet të Edi Ramës u bë burim i pastrimit të parave.
Alibeaj, siguroi se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë.”
DEKLARATA
EUROPOL eshte agjensia ligjzbatuese që mbështet 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Raporti i tij thotë se:
1. Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro,
2. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollohet nga organizitatat kriminale,
3. Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe
4. Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur.
Raporti i EUROPOL rikonfirmon se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës.
Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë vendi kryesor mikpritës i biznesit për shkak të taksave të ulëta, lehtësive ligjore, luftës kundër korrupsionit dhe sigurise juridike! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!
Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë një nga vendet e Ballkanit jo vetëm anëtar i NATO-s, por edhe një vend që negocionte për anëtarësim në Bashkimin Europian! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!
Shqipëria në 4 vjet të Edi Ramës u bë burim i pastrimit të parave nga tepsia e madhe e parave të drogës, pjesën më të madhe të së cilës e zotëron Edi Rama. Dhe këto para duhen larë e pastruar për të financuar blerje të reja politikanësh e votuesish.
Droga dhe krimi që Shqipëria eksporton në Bashkimin Europian janë arsyeja kryesore që Shqipërisë i mohohet prej tre vjetësh hapja e negociatave.
Vendet e Bashkimit Europian po kërkojnë përditë luftë kundër drogës dhe krimit të organizuar dhe nxerrjen para drejtësisë të të paprekshmëve.
Ato po e thonë fare qartë se nuk do t’i hapin negociatat, nëse në Shqipëri nuk shkatërron organizatat kriminale të trafikut dhe nese nuk nxirren para drejtësisë politikanët që e lejuan dhe bashkëpunuan me krimin.
Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë.(TemA)
Europoli permend emrin tend dhe vllait tend o ali beu i kanaleve te lushnjes.
Z.Ali Beu na spjego nji here cfare jane nji here 1miljon dollar per lobim jane pastrim parash apo kane dal rregullisht nga bangat, lere Europolin se i din ata kush i la bere dhe kush i bene ,pastrim parash.Nuk ju beson. Njeri me mend ne koke, aq me teper tu si keshilltari juridik i hapjes se aktiviteti ne Gerdec.
Europoli te tregoje kush ka derguar pare jashte, kush ka blere jashte me paret e korruptionit e traffiqeve….e cilat banka kane mundesuar keto transferta.
alibe fillohe nga familjajote dhe pastaj te mundesh me deklaratat qe jepe fare e poshter