Rama “provokon” demokratët në Shkodër, foto me Zef Dedën. Si ndjehet tani Juli zyrtar i PD ...?!

9 Dhjetor 2017, 10:19Politika TEMA

Kreu i qeverise shqiptare vijon te ngacmoje dhe te “provokoje” PD kudo qe leviz neper Shqiperi, dhe kete radhe dhe ne kryeqendren e Veriur, qe demokratet e mbajne bastionin e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të premte në Shkodër nga ku ka drejtuar mbledhjen e qeverisë dhe lançuar një project të ri për “Shkodrën turistike”, por përveç çështjeve të “punës”, kreu i qeverisë nuk ka nguruar të provokojë demokratët dhe njërin në veçanti.

Edi Rama ka postuar para disa minutash një foto të tij së bashku me aktorin e humorit Zef Deda nën dixhiturën “Me Dashuri nga Shkodra”.

Foto nuk ka nevojë për koment, por për një saktësim. Me shumë mundësi djali i Zef Dedës, Julian Deda do të jetë ndjerë jo “fort mirë” kur ka parë se babai i tij ka pozuar nën “shenjat e PD-së” me kryeministrin e “të kuqve” (një zhargon i përdorur shpesh nga demokratët në Shqipëri, si një referencë për të shkuarën komuniste të PS).

Aq me teper qe Juli eshte dhe anetar i forumeve me te larta te PD, ndonese nje kritik i Bashes.(TemA)

4 komente në “Rama “provokon” demokratët në Shkodër, foto me Zef Dedën. Si ndjehet tani Juli zyrtar i PD …?!”

  1. daaassai says:

    Si shkodran ,tana i ban….

    e kam fjalen edhe per edscobarin

  2. lulashi says:

    Juli koketuli.

  3. nari says:

    Jul Deda nuk simpatizon Lulu Bashen por dashuron Sali berishen qe e shkaterroi Shqiperine.
    Shume inteligjent qeke ,Julo !

  4. Mirela says:

    Ai momenti kur per hir te familjes..e te djalit bukeshkale pa zanat..hame ne dy kazane..majtas e djathtas!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje