VIDEO/ Bushati, pas vizitës së suksesshme në Bruksel, ia merr këngës në Shkodër pas mbledhjes së qeverisë: Pranvera ka nis...!

8 Dhjetor 2017, 23:43Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka gëzuar në kryeqendrën e veriut Shkodër ku është zhvilluar mbledhja e radhës e qeverisë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Pas një vizite të suksesshme në Bruksel dhe marrjes së garancive të forta nga lidershipi i BE për hapjen e negociatave në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm, gëzimin për rrugën e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE e ka shprehur përmes tingujve të muzikës.

Madje Bushati, në prezencë të ministres së Mbrojtjes Xhaçka, të Kulturës Kumbaro, të Bujqësisë Peleshi dhe të Infrastrukturës dhe Energjisë Gjiknuri, është ngritur dhe ka kënduar bashkë me këngëtarin profesionist një këngë traditcionale shkodrane, “Pranvera ka nis me dalë…”.

Bushati ka marrë dhe duartrokitjet e kolegëve ministra dhe të të pranishmëve.

 

4 komente në “VIDEO/ Bushati, pas vizitës së suksesshme në Bruksel, ia merr këngës në Shkodër pas mbledhjes së qeverisë: Pranvera ka nis…!”

  1. sapa says:

    Vizite e suksesshme?per cfare?u be shteti shqiptar?njerezit po ikin nga syte kembet o injorante!Kane mbetur vetem hajdutet e klases suaj politike dhe invalidet e pleqte qe nuk mund te levizin dot.Dhe ska te ndalur!

  2. return of the saint says:

    Pa reformen ne drejtesi dhe administrate nuk ka asnje mundesi per negociata pranvera I takon klases se re politike qe do te vij ne mbas marsit

  3. Askushi says:

    Ku eshte video.

  4. Lili says:

    Sa i kushtoj gjithe ky gezim i parakohshme ,xhepit te shqiptarit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje